- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Thursday, November 14, 2024

Citroën SM, sportivja “e zhdërvjellët” me pak Itali brenda

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Basti i një marke “Gran Turismo” me tregues të lartë teknikë, rrota të përparme aktive, sospension pneumatik dhe motor Maserati

Prej kohësh marka Citroën përkëdhel ëndrrën e saj për t’u futur në mesin e makinave kupé luksoze dhe po ia arrin kësaj duke nxjerrë në pah atë ç’ka ka më të mirë. Falë edhe motorrit V6 që e mori nga kompania Maserati (që asokohe kontrollohej nga kompania franceze), ajo ia doli të çudisë botën me makinën Citroën CM që kishte tregues shumë të lartë dhe vështrohej si një margaritar i vërtetë teknologjie dhe elegance. Por, shpejt makina e re hasi në dy armiq të mëdhenj: krizën energjitike botërore dhe mirëmbajtjen e vështirë të agregatëve të ndryshëm mekanikë.

Ambicie të mëdha

Citroeni synonte të krijonte një markë të re të tipit 2+2 me tregues të lartë, mbi bazën e makinës mitike DS. Marka e re do të përdorte sospensionin e shkëlqyer hidropneumatik të DS-së. U studiuan shumë zgjidhje dhe u prodhuan prototipe të ndryshme. Ato më të mirat ishin versionet e posaçme me dy dyer dhe kabriolet DS, të prodhuara nga Henri Shapron vetëm në disa ekzemplarë. Për një kohë të gjatë projekti mbeti i papërfunduar, derisa kompanisë franceze iu paraqit një shans i madh: ajo u bë pronare e njërit prej emrave historikë të Motor Valley-it italian.

Tridhëmbëshi dhe Dy V-të

Në 1968-ën, kontrolli i Maseratit kalon nga vëllezërit Orsi te Citroën-i. Drejtoria e re franceze vendos ta vërë menjëherë në provë mjeshtërinë dhe përsosmërinë e kompanisë së Modenas në fushën e prodhimit të motorëve, por duke i imponuar asaj afate shumë të ngushta. Inxhinieri Xhulio Alfieri krijon një motor 6 cilindërsh me vëllim 2.7 litra, prej duralumini, me 4 boshte me gunga, i cili çliron një fuqi prej 170 KF. Ky është si të thuash vëllai i vogël i V8-ës çka do të shpjegonte këndin 900 midis cilindrave, në vend të 600, siç e kërkonte tradita e V6-ës.

Debutimi i madh

Kontakti i parë i Citroën SM-së me publikun ndodhi plot pompozitet në Salonin e Gjenevës të vitit 1969. Me karakteristikat e saj krejt të veçanta, ajo i la njerëzit gojëhapur. Vetura kishte rrota të përparme aktive që ndiqnin një karrexhiatë më të gjerë se ato të pasmet, sospensione hidropneumatike tipike për kompaninë Citroën dhe timon hidraulik, por edhe një llampë efikase që ndiqte përparimin e rrotave aktive. Shpirti italian mund ta ngiste veturën deri me shpejtësi 220 km/orë. Kjo do të thoshte se Citroën CM ishte makina me rrota të përparme aktive më e shpejta në botë që kapte shpejtësinë 100 km/orë për 8, 9 sekonda. Ajo e mbajti këtë rekord deri sa doli Lancia Thema 8.32. Citroën CM doli në dy versione: njëri me kambio manuale me 5 marshe dhe një tjetër me kambio automatike me tre marshe. E gjithë kambioja vishej me cohë Robert Opron, me kokë të karenuar (që mund të kishte edhe rrathë gome me fije xixëlluese prej qelqi) si dhe fund të prerë. Në Shtetet e Bashkuara Citroën CM u shpall vetura më e mirë e vitit 1972. Nga mesi i “karierës” së vet kjo markë u prodhua edhe në versionin me 3 litra e 180 KF, si dhe me injektim të lëndës djegëse të komanduar elektronikisht.

Lista e çmimeve dhe koleksionizmi

Gjatë jetës së saj Citroën SM shitet nga 5.200.000 lira në 8.400.000 lira, për shkak të inflacionit galopant të kohës. Në fund të karrierës së vet, kjo zonjë e bukur franceze kushton pothuaj sa një Fiat 130 kupé e paksa më poshtë 9 milionëve të BMW 3.0 CSL-së. Këto vitet e fundit, pasi u zhyt në harresë, katërvendëshja magjepsëse u bë një veturë historike shumë e kërkuar, e aftë të tërhiqte vëmendjen e publikut në salonet e ndryshme. Një ekzemplar në gjendje të mirë kushton sot rreth 45.000 euro, madje ato që janë në gjendje të veçantë i kalojnë edhe 100.000 eurot, kurse ato që mbajnë firmën e Shapronit arrijnë të kalojnë edhe kufirin e 500.000 eurove.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...