Shtëpia automobilistike Mercedes Bens që ka si simbol yllin, i ka dhënë si detyrë markës së vet sportive të zhvillojë gjeneratën e ardhshme të modeleve roadster. Me një platformë të re si dhe kthimin në soft top
Një model SL me më tepër performancë. Për më tepër i realizuar nga AMG dhe jo nga Mercedes. Një cilësi më e mirë? Me sa dihet, gjenerata e ardhshme e top roadster-it gjerman duhet të jetë brendi më sportiv i grupit të Shtutgardit. Duhet thënë se pas gjashtë gjeneratave të “yllit” gjerman, modeli SL i ardhshëm do të përfaqësojë një ndryshim thelbësor në vendosje dhe në paraqitje. Dhe nuk do të përfundojë këtu. Me mbërritjen e modelit roadster të ardhshëm, gjenetikisht të modifikuar, do të ketë një racionalizim në nivelin e ofertës së gamës së automjeteve të grupit Daimler.
Duke tentuar të shkojmë më larg, mund të mendojmë për një ndryshim kursi në perspektivë edhe për modelet e tjera të Mercedes, për t’u bërë akoma më performantë dhe ekskluzivë. Ndërmjet dukurive më imediate, modeli SL me markën AMG do të ketë një ndryshim të klientelës, drejt asaj më të re dhe më sportive.
FATE PARALELE
Gjenerata e pritshme do të lançohet vitin e ardhshëm. Dhe duhet të lindë mbi një bazë teknike të re ose më mirë, Msa (Modular sports architecture), e gjitha e konstruktuar me materiale të cilësisë ekstra, që do të adoptohen edhe tek modeli AMG GT i ardhshëm që mund të dalë jo më parë se 2021-i.
Përdorimi i përbashkët i një pjese të mirë të komponentëve të të dy versioneve sportive, të tilla si: trupi i makinës, timoni dhe amortizimi, ndikon në mënyrë sinjifikative në ekonominë e shkallës, që është e rëndësishme në këtë periudhë kur të gjitha grupet automobilistike investojnë fuqishëm në makinat elektrike dhe në sistemin e drejtimit të makinës.
Modeli SL si rrjedhim do të ketë një ngritje, me objektivin për të rikuperuar, të paktën pjesërisht filozofinë ekstreme të “numrit një”, të modelit ikonë 300 SL (coupé) të vitit 1954. Themi pjesërisht, sepse modeli i ri do të jetë më i lehtë në drejtim në krahasim me aktualin, por qartësisht nuk do ta penalizojë rehatinë. Dhe as luksin në brendësi.
Për sa i përket sistemit motorik, do të duhet të mendohet për një gamë të ndërtuar rreth dy njësive, të çiftëzuara në kambio automatike me nëntë marshe, specifike për AMG: motor 6-cilindërsh në linjën e tre litrave (sot SL ka një V6), si dhe një V8 me përjashtimin e mundshëm të fraksioneve më të larta si psh: V12. Edhe V6 edhe V8 do të ndahen në nivele të ndryshme fuqie: ndoshta ndërmjet 370 dhe 600 kuaj fuqi, pa llogaritur shtytjen që jep sistemi elektrik në versionet hibride, falë sistemit mild me 48 V.
KTHESË MBRAPA
Nëse ky roadster nën lëkurë do të jetë ndryshe, kjo do të duket edhe në formë, sepse platforma e re do t’i garantojë dizajnuesve një liri veprimi të madhe. Në fakt, priten linja më të theksuara dhe sportive falë trupit të zgjatur, proporcioneve më intigruese dhe një kofano shumë e gjatë.
Përveç tipareve përcaktuese do të ketë edhe një kërcim mbrapa në kohë, duke parashikuar një tavan rrobe që do të arkivojë një hard top, ashtu si dy gjenerata të mëparshme të këtij modeli. Është një zgjidhje që nga ana tjetër do ta bënte bishtin e makinës më të zhdërvjelltë dhe elegant. Për sa i përket vendeve, qarkullojnë zëra se modeli i ri SL do të jetë 2+2, ashtu si roadster sportiv Porsche 911 Cabrio.
1 NDRYSHIM IMAZHI
Adoptimi i mundshëm i një platforme të re (Msa) do t’i garantojë modelit SL të ardhshëm, përveçse një baze teknike më performuese, edhe forma dinamike të një GT klasike, që theksohen nga një kofano shumë e gjatë dhe nga një kabinë e hershme.
2 NJË RRITJE E GRINTËS
Në këtë model të rikonstruktuar, pjesa frontale do të ketë më tepër grintë se modeli aktual. Do të duhet të shpresohet se do të ketë të njëjtën paraqitje edhe kur të jetë e përfunduar dhe ulur në tokë. Në realitet, ajo do të ketë lukun e një roadsteri dinamik, falë edhe të adoptimit të një platforme më sportive.
POZICIONIMI MË EKSKLUZIV, PAK MË ULËT SE KUSHËRIRA E SAJ GT
Mercedesi SL që aktualisht është në katalog, karakterizohet nga një linjë elegante si dhe nga prania e hard top. E lançuar në 2012, është ristilizuar në fund të 2016-ës. Sot, ky model ofrohet në dy versione: 400 Roadster me një 3.0 V6 me 367 kuaj fuqi si dhe 500 me motor 4,7 V8 me 455 kuaj fuqi
3 NJË PREKJE CHICK
Pasi vitet e fundit ka qenë përqendruar tek hard top, kompania do të ketë zgjedhur për tavanin e makinës zgjidhjen klasike dhe elegante të “qiellit” prej rrobe. Duke u kthyer në fakt tek ajo që përfaqëson tashmë një tendencë të konsoliduar ndërmjet konkurrentëve në nivelet e makinave premium.
4 SHPATULLA TË GJERA
Adoptimi i mundshëm i një tavani prej rrobe dhe dizajni i ri do ta ndryshonin shumë pamjen e bishtit, ashtu si duket në dizajnin tonë, që tregon linjat horizontale të zhvilluara fort si dhe një kërcim të reduktuar. Nuk është konfirmuar në nivelin teknik, por nuk mund të përjashtohet apriori që modeli SL i ardhshëm të ketë të adoptuar një bosht të pasmë që sot është prezent në modelin AMG GT C. Ashtu siç edhe mund të flasim për opsionin e mundshëm të një traksioni integral 4Matic.
TË TJERA MODELE TOP TË GRUPIT TË SHTUTGARTIT
OFERTA MUND TË REDUKTOHET
Tashmë në katalogun e Mercedes-it janë presente tre modele: S Cabrio, Sl Roadster dhe AMG GT Roadster. Me daljen në qarkullim në 2021-in të modelit të ri SL, prodhim i AMG, ndoshta do të ketë një risk të fortë për modelet e Classe S. Dhe kjo nuk është e gjitha: disa nga protagonistët e shërbimeve tona do të zgjidhnin versionet e GT Roadster. Është një hipotezë e limituar, por gjithsesi, në këtë rast kompania gjermane duhet të mendojë për fashën e top modeleve të veta.