- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

FORD PUMA

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Emri i referohet një coupé të vogël të së kaluarës. Por, tashmë është një histori tjetër. Jemi përpara një crossover me më shumë hapësirë dhe më të gjithanshme se Fiesta nga e cila rrjedh. Gjithashtu, ka edhe një shpirt sportiv. Falë një EcoBoost të elektrizuar me cilësi të jashtëzakonshme, gjithçka është perfekte

E ndarë nga një epokë e mëparshme dhe nga pamja. Ja pse 20 vite më parë ishte një coupé e vogël, ndërsa tani është një crossover kampakt. Por, nga ana tjetër ka diçka që lidh ende Ford Puma të viteve 90-të me këtë aktualen, ndoshta të fshehura në fillesat e ADN-së. Nuk flasim për emrin dhe aq më pak për shtyllat kryesore që sot ashtu si atëherë janë ato të Fiesta-s. Ndjenja e kënaqësisë ndërmjet njeriut dhe makinës krijohet menjëherë sapo bën kilometrat e parë mbi rrotat 18 inç.

Puma e re është një nga ato makina që të transmeton menjëherë ndjenjën e të ndërtuarit mirë, me të gjitha elementët që ndërveprojnë në harmoni me njëri-tjetrin, timoni, kambio dhe amortizimet. Dhe para së gjithash, motori tashmë i njohur EcoBoost 1.0 me 3 cilindra, për herë të parë prezanton veten te Puma nën një maskë elektrike të paprovuar më parë. Asgjë e jashtëzakonshme, pasi bëhet fjalë për motorin hibrid të lehtë më të përhapur aktualisht prej 48 volt. Me 155 kuaj fuqi (ekziston edhe ai me 125 kuaj fuqi), më besoni që është në një gjendje të shkëlqyer, elastik, i gatshëm dhe progresiv si zakonisht. Por, adoptimi i një turbine më të madhe, i ka dhënë motorit një nxitje të jashtëzakonshme në regjime më të larta, me një ndryshim të dukshëm të ritmit që e bën kapërcimin e raportit shumë më tërheqës sesa skenari i zakonshëm i pjesës tjetër të motorëve me kubaturë dhe arkitekturë të ngjashme. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është se nuk vuan nga boshllëqet ose vonesat në përgjigje, sepse këto plotësohen saktësisht nga mbështetja elektrike, të cilën kompania e përcakton në 50 Nm. Kjo është e dukshme, sidomos kur perceptoni më shumë frenime të motorit se zakonisht për shkak të rimbushjes së baterisë së vogël të litiumit. Një motor shumë i këndshëm që bind dyfish, pasi të vini re se sa i kujdesshëm është edhe në djegien e karburantit. Instrumentet tona kanë zbuluar një përshkueshmëri mesatare 15 km/litër, e njëjtë edhe në qytet, një shenjë që në këtë rast motori hibrid i butë është në të vërtetë një ndihmë edhe për konsumin.

Poshtë linjave dinamike dhe muskuloze të Puma-s, ashtu siç u tha, fshihet një Fiesta. Për ata që janë tashmë të njohur me temën, do të jetë pak a shumë si të jesh në shtëpi: të njëjtat mobilje dhe të njëjtat pajisje mobilimi. Ka vetëm disa përjashtime. Gjëja e parë që shihet është pajisja dixhitale që nuk e mohon dot njeri. Bëhet fjalë për një panel prej 12,3 inç i realizuar mirë në aspektin grafik dhe rregullimit të elementëve. Informacioni nuk është i tepërt dhe i mbledhur së bashku, siç ndodh ndonjëherë, por është i shpërndarë mirë dhe rrjedhimisht i lexueshëm. Shënimi i vetëm ka të bëjë me mundësinë e kufizuar të personalizimit. Paraqitja ndryshon vetëm për sa i përket ngjyrave, bazuar në pesë mënyrat e zgjedhura të drejtimit: normale, eco, sport, ngjitje e ulët dhe e ulët. Më së shumti, është e mundur që ta lëvizim treguesin e kilometrazhit, i cili rrjedhimisht lëviz panelin kompjuterik në bord nga e djathta në qendër.

Në kroskot është sistemi Sync 3 standard i njohur, i pozicionuar në krye për të mos lëvizur shumë boshtin e shikimit gjatë drejtimit. Ai konfirmon edhe një herë veten si një sistem i lehtë për t’u përdorur, shumë reagues ndaj sinjaleve dhe i pajisur me të gjitha funksionet e nevojshme, përfshirë modemin e brendshëm për shërbimet FordPass dhe ndërfaqen për telefonat Apple dhe Android, megjithëse ekskluzivisht përmes Usb (dhe ka vetëm një hyrje) dhe jo wireless. Sidoqoftë, nuk nevojiten tela për të karikuar telefonin tuaj inteligjent. Thjesht vendoseni atë në një ndarje të madhe në pjesën e tastierës qendrore. Si përfundim, është një ambient i realizuar mirë. Sidoqoftë, një përpjekje më e madhe për ta pasuruar pak më shumë do të ishte e mirëpritur. Ndoshta, duke vendosur materiale më të çmuara si plastikë të ngurtë, madje edhe në pjesën e sipërme të kroskotit, dhe të kishte vëmendje më të madhe për detajet.

NJË HAPËSIRË KREJT TJETËR

Aspekti tjetër që tregon ndryshimin midis Fiesta-s dhe Puma-s është hapësira dhe shkathtësia. Në të vërtetë, crossover ka një hap më të gjatë (259 centimetra ndaj 249), gjë që reflekton pozitivisht kur jeni në timon. Veçanërisht, janë 6 centimetra më shumë për gjunjët për atë që ulet mbrapa, në total 31. Një prej vlerave më të larta të kësaj kategorie. Hapësira për bërrylat është e njëjtë me atë që ofron Fiesta, ndërsa në këtë aspekt nuk mungojnë rivalët që ofrojnë më shumë. Por, është bagazhi ai ku Puma pretendon një epërsi të qartë ndaj Fiesta-s. Bagazhi ka hapje automatike (e para për këtë seri), ndërsa për sa i përket vëllimit, nuk ka histori. Nëse Fiesta kishte një kapacitet prej 232 litrash, Puma arrin në 290 me uljen e dyshemesë. Dhe nuk ka mbaruar me kaq, pasi ka edhe 73 litra të tjera të ofruara nga Megabox. Bëhet fjalë për një kabinë të madhe nën dyshemenë e bagazhit, një ndarje më shumë se e rregullt e krijuar për të ruajtur çizmet e lagështa të skive, çizmet me baltë, vazo me lule dhe çfarëdo tjetër. Për ta pastruar, thjesht lajeni me ujë, i cili më pas do të kalojë nën makinë, duke përdorur një kapak të veçantë me hapje.

Përveç cilësive të shkëlqyera të EcoBoost të elektrifikuar, e gjithë pjesa tjetër rrotullohet pa humbur ritmin. Duke u nisur nga një pozicion i kënaqshëm i shoferit me sediljen katër centimetra më të lartë se Fiesta, për të pasur një pamje më të qartë të rrugës. Në të vërtetë, duhet të njihemi me butonat në timon që janë të shumtë, veçanërisht me ato në anën e majtë që menaxhojnë Co-Pilot, i cili përfshin rregullatorin aktiv të shpejtësisë dhe ruajtjen e trajektores. Është për të ardhur keq që me kambion manuale, disa funksione siç është rinisja automatike pas një ndalese, nuk janë fizikisht të realizueshme. Megjithatë, dopio-freksioni do të jetë gati vitin e ardhshëm. Ndërkohë, ju mund të shijoni një opsion të këndshëm për t’u përdorur, me elementë të butë dhe të udhëhequr mirë që pranojnë përdorim edhe më të vendosur dhe pa ankesa.

Timoni është i mirë me aftësi të rafinuara komunikimi, si i gjithë sektori i shasisë. Amortizatorët janë të rikalibruar për t’u përshtatur me trupin e ri të makinës. Janë të fortë dhe të japin kënaqësinë e drejtimit të makinës. Por, kjo nuk do të thotë se ato janë të thatë kur ka nevojë për të neutralizuar goditjet. Ndër të tjera, te Puma në versionin Titanium janë edhe sediljet me masazh, një tjetër risi në këtë seri.

AKSESORËT KRYESORË

Çmime në euro            në seri

Çmimi i tregut

Çmimi i veturës në provë

Hapje e dyerve pa çelës

Ngritje sportive

Asistencë për ruajtjen e korsisë

Radio dixhitale (DAB)

Disqe 18 inç

Klimatizator automatik monozona

Fenerë Led

Fenerë Led të adaptueshëm

Frenim automatik emergjence

Impiant multimedial

Paketa Co-Pilot

Paketa dizajn Exterior

Paketa Winter

Dera e bagazhit elektrike

Rregullues/reduktues i shpejtësisë

Karikim wireless për smartphone

Njohje e sinjalistikës rrugore

Sensorë parkimi mbrapa

Ekrani dixhital 12,3 inç

Tavan panoramik me hapje

Bojë metalizato

Bojë me shkëlqim

Xhamat e pasmë të errët

Me të kuqe: të pranishme në makinën e provës.

Shënime: 1) impianti Sync 3 me ekran me prekje 8 inç, navigator, radio DAB, modem FordPass, ndërfaqe Apple CarPlay dhe Android Auto; 2) përfshihet rregullatori aktiv i shpejtësisë, ndihmesa në ruajtjen e trajektores, paralajmërim i këndeve të errëta, kamera mbrapa, parkim automatik: 3) përfshin goma me disqe 19 inç dhe aksesor sportiv mbrapa; 4) përfshin xhamin përpara termik, hedhëset e ujit te xhami me opsion ngrohje, timon dhe sedilje me ngrohje.            

 

INFOTAINMENT

E THJESHTË DHE E LIDHUR

Sync 3 është një sistem i lehtë për t’u përdorur dhe i azhurnuar për sa i përket funksionalitetit, me wi-fi që është në gjendje të furnizojë deri në dhjetë pajisje të lëvizshme. Lidhja përdoret gjithashtu për shërbimet në internet, të cilat variojnë nga njohja me trafikun në kohë reale, deri te përdorimi i aplikacionit të dedikuar FordPass, për të menaxhuar nga distanca disa funksione të makinës. Komandat zanore janë përmirësuar në krahasim me Sync 2 dhe janë prezente lidhjet Apple e Android si edhe karikimi wireless për smartphone.

FORD SYNC 3

Përmasat reale të ekranit (inç)

Me prekje        po

Vend për Usb

Karikim wireless për smartphone       po

Android Auto/Apple CarPlay             po/po

MirrorLink      jo

Pozicioni dhe shikueshmëria e ekranit

Rrethimi i ekranit

Aksesi i komandave

Telefoni-vivavoce

Navigatori

Radio

Impianti audio

Lidhja me internetin   E integruar Sim

Aplikacione të inkorporuara   jo

Aplikacione smartphone         po

Indeksi i sigurisë

 

SURPRIZA POSHTË BAGAZHIT

MË I GJITHANSHËM ME MEGABOX

Për sa i përket bagazhit, Puma është e pajisur mirë. Bagazhi i tij ka një kapacitet prej 363 litrash dhe një sipërfaqe ngarkuese që mund të pozicionohet në dy nivele dhe ofron një zgjidhje të konsiderueshme. Ndryshe nga elementi klasik i ngurtë i mbështetur nga dy litarë, te crossover-i i Ford është bërë prej pëlhure, në mënyrë që të mos prodhojë dridhje ose zhurmë. Për më tepër, ajo ngrihet njëkohësisht me derën e bagazhit duke e lënë hyrjen të lirë. Hapja e derës është elektrike dhe mund të realizohet edhe me lëvizjen e këmbës, një risi për këtë seri. Por, Ford ka edhe një kartë tjetër. Quhet Megabox dhe është një kuti e madhe, e arritshme duke ngritur ndarjen e dyshemesë së bagazhit, rreth 75 centimetra e gjerë dhe 30 e thellë, me një kapacitet efektiv prej 73 litrash. Është krijuar për të ruajtur objektet që mund të ndotin pjesën e sipërme të bagazhit, nga çizmet e lagura deri tek një vazo shtëpie me lule. Megabox mund të pastrohet lehtë drejtpërdrejt me ujë që më pas mund të rrjedhë përmes një dalje speciale të mbrojtur nga një shtresë gome që duke u hapur, e bën ujin të dalë menjëherë në asfalt. Si përfundim, Megabox mund të mbajë objekte deri në një lartësi maksimale 115 cm nëse ngrihet mbulesa e bagazhit. Kjo është një zgjidhje e dobishme, për shembull, në rast të bagazheve të paqëndrueshme, për të cilat ka nevojë për një bazë solide në mënyrë që të mos lëvizin nga pjesa e tyre ku janë vendosur.

 

KRAHASIMI ME RIVALËT

SFIDA E HAPËSIRËS

Puma do të duhet të merret me një linjë të gjatë të shërbimeve sportive kompakte, përmasat e vogla të të cilave (me gjatësi rreth 4.2 metra) kërkojnë përdorimin më të mirë të hapësirës në bord. Këtu kemi krahasuar përmasat kryesore të kabinës dhe të bagazhit të Puma-s me rivalet më të denja të saj, Fiat 500X, Volkswagen T-Roc, Hyundai Kona, Kia Stonic dhe Nissan Juke. Në të ashtuquajturën masë Giugiaro, ajo që tregon gjatësinë e kabinës nga pedali në pjesën e shpinës në sediljet mbrapa, Puma është afër majës, me 202 cm, ndërsa ia kalon vetëm Kona. Kjo reflektohet më së miri në hapësirën për gjunjët për atë që ulet mbrapa, me Ford që fiton ndaj të gjithave me 31 centimetra në dispozicion. Gjerësia është pjesa ku Puma vuan, si përpara, ashtu edhe mbrapa. Sa për bagazhin, ai është shumë mirë. Përveç Megabox (shiko foton në të majtë), një risi absolute, ajo krenohet me një vëllim të lartë (e kalon vetëm T-Roc me 378 litra) dhe një shfrytëzueshmëri të mirë në gjerësi dhe thellësi. Nga ana tjetër, me dyshemenë e bagazhit të ulur, ajo nuk dallohet fare.

 

TEST SISTEME ADAS

KARAKTERISTIKAT KRYESORE

Kamera

Radar

Sensorë ultratinguj

Lidar

Skaner Lazer

Rangu i funksionimit

Automjete

Këmbësorë

TË PRANISHME NË MODELIN E PROVËS     Çmimi             Çaktivizim       Rregullim

Frenim automatik emergjent                                       në seri              Po                    Jo

Rregullator aktiv i shpejtësisë                                    me kërkesë      Po                    Po

Asistencë për ruajtjen e trajektores                            me kërkesë      Po                    Jo

Sinjalizim i këndeve të errët                                       me kërkesë      Po                    Jo

Monitorim i trafikut prapa                                          me kërkesë      Po                    Jo

Komenti: pajisjet themelore të zakonshme për të gjithë Puma-t përfshijnë frenimin automatik dhe sistemin e ruajtjes se korsisë. Me paketën Co-Pilot ju merrni të gjitha pajisjet e mbetura.

Me të kuqe: prezente në makinën e provës.

Shënime: 1) të përfshira në paketën Co-Pilot, opsionale për 1.000 euro.

KËMBËSORË                      Efikase deri në                        Sinjalizime

KALIM I RRUGËS (në 5 km/h)      

I rritur                                      35 km/h                       Po

Fëmijë                                     45 km/h                       Po

Komenti: Puma performoi shumë mirë përpara kryqëzimit për sa i përket këmbësorëve. Sidomos në rastin e siluetës së fëmijës që shmanget deri në 45 km/orë; me shpejtësinë maksimale të parashikuar nga prova, 50 km/orë. Në dy nga tre raste, makina ka shfaqur ndikimin e saj. Për sa i përket këmbësorëve të rritur, e ka më të vështirë për ta identifikuar, ndërsa sistemi ka rezultuar i efektshëm deri në 35 km/orë.

AUTOMJETE                                                           Efikase            Sinjalizime

LËVIZJA NË KOLONË     

Mjeti është i ndaluar në qendër të korsisë,                 Nuk ka përplasje         Po

makina afrohet me 50 km/h

Mjeti është i ndaluar në anën e rrugës, makina afrohet

me 50km/h. Dy mjetet janë 25% në të njëjtën linjë    Përplasje                      Po

Mjeti është në lëvizje me 20 km/h,                             Nuk ka përplasje         Po

makina afrohet me 60 km/h

MOS NISJE

Makina gjendet pas mjetit të ndaluar, i cili                 Nuk ka përplasje         Po

niset dhe në 10 km/h, frenon papritur

PARKIM

Makina del nga parkimi duke ecur prapa,

ndërsa mjeti tjetër afrohet me 10 km/h                       E pakapshme               Po

Komenti: testi i vetëm i dështuar është ai ku makina e testit është e ndaluar në anë të rrugës e përafruar me 25%. Siç ndodh shpesh, sistemi thjesht paralajmëron, pa aktivizuar frenimin automatik, për të shmangur situatat e rreme që mund të krijojnë situata edhe më të rrezikshme. Në të gjitha testet e tjera, sistemi ka rezultuar efikas. Në rast të kundërt, ju paralajmëroheni, por frenimi automatik nuk aktivizohet.

Vlerësimet Euro NCAP

Metodikat e ndryshme i bëjnë vlerësimet jo drejtpërdrejt të krahasueshme me ato të provave të mësipërme. Për frenimin automatik, Euro NCAP parashikon një vlerësim maksimal prej 6 pikësh për këmbësorët dhe 7 për automjetet.

Viti 2019                     Këmbësorë                              Automjete

 

SKEDA

Të dhëna teknike të marra nga makina e provës

Motori

  • Montuar përpara diagonal, benzinë
  • 3 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 71,9 mm
  • Korsa 82,0 mm
  • Cilindrata 999 cm3
  • Fuqia maksimale 114 kW (155 kf) në 6.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 190 Nm nga 1.900 në 5.500 xhiro/min
  • Bllok cilindrash dhe testata prej aliazhi të lehtë
  • 2 boshte me gunga në testatë,

dopio sistem faze,

çaktivizim i një cilindri në ngarkesa të pjesshme,

4 valvola për cilindër (zinxhir)

  • Injeksion direkt, turbo dhe intercooler
  • Filtër i grimcave
  • Sistem hibrid i butë me 48 volt

Transmisioni

  • Traksion në rrotat para
  • Kambio manuale me 6 marshe

Gomat

  • Goodyear Eagle F1 Asymmetric 3 215/50R18 92V
  • Kit riparimi

Karroceria

  • Trup çeliku, 2 vëllime, 5 dyer, 5 vende
  • Aksi i parë MacPherson, susta helikoidale, bosht stabilizues
  • Aksi i pasmë me rrota të ndërlidhura, susta helikoidale
  • Amortizatorë hidraulikë
  • Frenat me disk, para autoventiluese, Abs dhe Esp
  • Sistem drejtimi me kremaljerë, asistencë elektrike
  • Serbator 42 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 259 cm
  • Pjesa përpara 156 cm, mbrapa 152 cm
  • Gjatësia 421 cm

Gjerësia 181 cm

Lartësia 156 cm

  • Pesha 1.280 kg, me ngarkesë të plotë 1.765 kg,

të rimorkueshme 1.100 kg

  • Bagazhi nga 401 në 1.161 dm3

Prodhuar në

  • Kraiova (Rumani)

 

TEKNIKA

HIBRIDI NDIHMON NË XHIRO TË ULTA

Ford Puma merr shumë nga Fiesta. Duke nisur nga platforma që është e njëjtë, ashtu si edhe skema e amortizatorëve me sistemin klasik MacPherson përpara dhe bosht të ndërlidhur mbrapa. Natyrisht, amortizatorët janë rikalibruar për tu përshtatur në trupin e ndryshëm të makinës. E përbashkët mes dy modeleve Ford është motori 3-cilindërsh EcoBoost. Te Puma, motori përdor një zinxhir për të kontrolluar shpërndarjen, në vend të zgjidhjes origjinale të rripit të dhëmbëzuar në kontakt me vajin e motorit (të cilit i referohet foto). Përveç kësaj, ajo është e elektrizuar dhe mund të llogarisë një sistem hibrid të butë 48 V, bazuar në një gjenerator prej 11,5 kW i drejtuar nga një rrip dhe një bateri me jone litiumi. Kjo pajisje lejon që motori të ndalet në ngadalësime në 15 km/orë dhe të rikuperojë energji që më pas ta përdorë atë në përshpejtime me një kontribut të momentit përdredhës maksimal që sipas kompanisë është rreth 50 Nm. Kjo bëri të mundur adoptimin e një turbo më të madh, të kalibruar për të dhënë maksimumin me shpejtësi më të lartë të motorit, ndërsa në xhiro të ulta, integrohet nga gjeneratori. Në këtë mënyrë, ishte e mundur të sillnin fuqinë e motorit të vogël me tre cilindra në 155 kuaj fuqi, pa sakrifikuar atë në xhiro të ulta. Gjithashtu, momenti përdredhës maksimal është mjaft i lartë: 190 Nm gjithnjë i disponueshëm mes 1,900 dhe 5,500 xhiro/min, të cilat rriten në 220 Nm në mbivendosje dhe në 240 Nm kur zgjidhet opsioni Sport. Për të mbajtur lart performancën edhe kur udhëtoni me shpejtësi të ulët me pak gaz, përveç kësaj, është i programuar çaktivizimi i njërit prej tre cilindrave duke mbyllur valvulat përkatëse dhe duke ndërprerë ndezjen dhe injektimin.

CILËSIA

KUR PËRMBAJTJA MASHTRON

Cilësia është ajo tipike për Ford-in. Mund ta shihni atë nga boja, e cila është e kuruar në çdo pjesë, madje edhe në ndarjen e motorit, e trajtuar në mënyrë transparente. Gjithashtu, edhe nyjet janë të realizuara shumë mirë. Është treguar më pak kujdes për sa i përket montimit, ndoshta për shkak të lidhjes me një prej modeleve të para të prodhimit. Nuk ka asgjë serioze, por lidhja e pjesëve nuk është e gjitha uniformë dhe vihet re disa dalje të vogla në kombinimin e mburojave të parakolpit. Nga ana tjetër, kabina nuk shfaq të meta, edhe pse dizajni nuk duket edhe aq i këndshëm në pamje të parë duke i shtuar edhe veshjen e ngurtë të kroskotit. Sediljet janë të kuruara ashtu si edhe detaje të ndryshme si fenerët e sinjaleve në dyert përpara. Por, mungojnë daljet e klimatizatorit për këmbët e pasagjerëve mbrapa.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Në krahasim me një Fiesta, modeli Puma mbizotëron më shumë në rrugë, kjo falë një lartësie më të madhe të sediljeve. Ka rregulluese për timonin dhe sediljet. Ndërsa, rrotulla për të rregulluar pjesën e shpinës së sediljes është e papërshtatshme për tu arritur.

KROSKOTI DHE KOMANDAT

Duke parë vështirësinë dhe funksionalitetin, butonat janë prezente në sasi, por të shpërndarë me racionalitet dhe të gjithë lehtësisht të identifikueshëm dhe të arritshëm. Ndarja është e madhe, ndërsa dyfishohet edhe nga karikimi wireless.

INSTRUMENTET

Paneli dixhital 12,3 inç ka një grafikë të kuruar dhe ofron udhëzime shumë të qarta. Me ndryshimin e mënyrës së drejtimit të makinës, ndryshon edhe ngjyra, por nuk është e mundur që të personalizohet paraqitja.

INFOTAINMENT

Impianti Sync 3 standard është i lehtë për t’u përdorur dhe ofron gjithçka: navigator, modem të brendshëm, radio DAB dhe lidhje për smartphone Apple dhe Android. Ekrani është i ndërtuar mirë dhe i vendosur në lartësi.

KLIMATIZATORI

Impianti e kryen detyrën e tij në mënyrë efektive dhe pa qenë nevoja për shumë rregullime. Keqardhje vetëm për monozona. Timoni dhe sediljet janë me ngrohje (opsionale), ashtu si edhe xhami përpara.

SHIKUESHMËRIA

E mirë në çdo drejtim: në manovra ka kamera, ndërsa në lëvizje keni gjithmonë perceptimin e saktë të asaj që rrethon makinën. Shikueshmëria përpara në pjesën anësore është gjithashtu e mirë, me pjesët e skeletit dhe pasqyra që nuk shqetësojnë.

CILËSIA E MONTIMIT

Makina është e ndërtuar dhe e montuar mirë me materiale të një cilësie të njëjtë me ato konkurrente. Megjithatë, do të ishte më mirë që të tregohej një kujdes më i madh me disa detaje të tjera. Finiturat më të përpunuara do të ndikonin për të rritur më shumë vlerësimin total.

AKSESORËT

Lista e aksesorëve është e shkurtër, sepse gjithçka që ju nevojitet është e përfshirë në serinë standarde, e cili është shumë e plotë, veçanërisht në këtë model St-Line X. Për sa i përket aksesorëve, spikasin fenerët full Led, rrotat 18 inç dhe impianti Sync 3.

PAJISJET E SIGURISË/ADAS

Pasi të investohen 1.000 euro për paketën Co-Pilot, atëherë Puma do të zotërojë pajisjet më të fundit në këtë aspekt. Pajisja standarde është e kufizuar në frenimin automatik dhe ruajtjen e korsisë.

HAPËSIRA

Karroceria është e shfrytëzueshme mirë në gjatësi dhe pjesa e pasme e këmbëve është më se e përshtatshme. Është shumë mirë në lartësi si përpara, edhe mbrapa, ndërsa në gjerësi janë rivalet e saj që ofrojnë diçka më shumë.

BAGAZHI

Bagazhi mund të ndahet në dy nivele, hapja automatike me lëvizjen e çelësit me këmbë (opsionale) dhe një ndarje inteligjente e fshehur, shumë e madhe dhe praktike për t’u përdorur. Vëllimi total është i mirë.

KOMFORTI

Karroceria është e izoluar mirë dhe zhurma e rrotullimit të timonit dhe ajo e motorit dëgjohen shumë pak. Rëndesa bie më shumë në momentin kur ka asfalt sesa në butësi, por në përgjithësi thithja është në rregull.

MOTORI

Modeli Ecoboost 3-cilindërsh në këtë variant hibrid prej 155 kuaj fuqi, është jashtëzakonisht në formë. I pasur me argumente në fund, falë shtytjes mikro-elektrike, është gjithashtu i aftë të zgjasë me autoritet.

PËRSHPEJTIMI

E mrekullueshme, veçanërisht nëse mendoni se 7,8 sekondat për të kaluar nga 0 në 100 km/orë (më mirë sesa thuhet), vijnë nga një motor vetëm 1-litërsh. Dhe nuk ndalet vetëm me goditjen e shkurtër, përparimi vazhdon edhe më tej.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Kambio është manuale, por nuk janë të pakta raste në të cilat duhet të vihet në dyshim për të gjetur ritmin e humbur. Përparimi dhe elasticiteti i turbobenzinës së vogël dhe të fortë janë të mjaftueshme.

KAMBIO

Një kambio që pranon me kënaqësi çdo lloj përdorimi: të butë dhe të drejtuar mirë kur e përdorni me qetësi, të saktë dhe që nuk bllokohet kur keni ndërmend të ndryshoni raportet me shpejtësi më të madhe.

TIMONI

Funksionon mirë dhe jep mbrapa ndjesi të mira. Gjithmonë ka ngarkesën e duhur në të gjitha kushtet, krenohet për shpejtësinë dhe përparimin. Është një prej të paktëve në këtë kategori që nuk jep mbrapa ndjesi fallso.

FRENAT

Sistemi është i besueshëm dhe garanton distanca të mjaftueshme ndalimi (megjithatë kalon pak më gjatë në mermer) dhe një konsistencë të mirë të performancës në përdorim intensiv, si për qëndrueshmërinë e pedalit ashtu edhe për performancën e tij.

SJELLJA DINAMIKE

Shumë e ekuilibruar dhe e sinqertë në të gjitha kushtet, Puma di të argëtohet midis kthesave falë boshtit të përparmë të mbështetur mirë në tokë, me boshtin e pasmë që e ndjek atë me besnikëri.

KONSUMI

Vlerat janë të mira për të, por nëse krahasohen me ato që shfaqen, marrin edhe më shumë rëndësi. Puma ka një përshkueshmëri mesatare 15 km/litër dhe 14,8 në qytet, një shenjë se këtu funksionon motori hibrid.

ANËT POZITIVE

EcoBoost. Motori hibrid nxjerr në pah cilësitë e tij të shkëlqyera: i fuqishëm në regjime të ulëta dhe shumë i mirë në regjime të larta. Përveç kësaj, konsumon pak.

Dinamizmi. Një crossover i shkathët dhe argëtues për tu drejtuar, falë harmonisë së përbërësve të tij.

ANËT NEGATIVE

Klimatizimi. Rregullimi i veçantë dhe daljet e pasme do të ishin një plus i mirë për një sistem që gjithsesi është efektiv.

Finitura. Është e ndërtuar mirë, por ka pak vlerësim për materialet kur i shikon. 

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...