- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

ALFA ROMEO STELVIO

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Është rinovuar për të ruajtur hapin e kohës. Impiant multimedial plotësisht i rishikuar dhe sistemet e sigurisë Adas të pasuruara me asistencën në drejtim të nivelit 2. Asnjë e re, përveç dinamikës në drejtim. Ka qenë në krye dhe vazhdon të jetë

Për të kuptuar se çfarë ka të re në modelin Stelvio Model Year 20, mjafton të rilexoni provën e origjinës, e publikuar fillimisht në Mars 2017. Në veçanti, kuadri klasik me pikat e forta dhe të dobëta, dikur i tregonte të rejat e sotme në një skicë. Lavdërime të pafundme për mekanikën, performancën dhe gjithçka që lidhet me dinamikën e drejtimit. Dhe në fakt, kjo e fundit nuk ka ndryshuar fare. Por, ka ndonjë rezervë për pajisjet e aksesorëve dhe për impiantin multimedial. Dhe janë pikërisht këto aspekte që tregojnë azhornimet e Stelvio-s në këto faqe. Në krye të pajisjeve, Alfa më në fund ka një asistencë në drejtim të nivelit 2, ndërsa impianti multimedial ka bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara në krahasim me atë të mëparshmin, që mbi të gjitha kishte avantazhin e të qenit i thjeshtë pa u shfaqur i dobët. Sot, duke e parë në detaje, shtohet ekrani me prekje, lidhja me rrjetin dhe menuja e rishikuar.

Tre vjet më vonë, është edhe një mundësi për të konsideruar përbërjen e serisë, në të cilën tashmë ka emra si: Sprint, Ti, Veloce. Dy të fundit përfaqësojnë majën, me hije që përsëri pasqyrojnë të kaluarën, Ti më elegante, Veloce më sportive dhe në rastin tonë, të pajisura respektivisht me motorin 2-litërsh turbobenzinë prej 201 kuaj fuqi dhe 2.2 turbodiesel prej 210 kuaj fuqi. Një sqarim i nevojshëm: për momentin, Stelvio Ti me benzinë, mund të porositet vetëm në versionin 280 kuaj fuqi. Duke pasur parasysh ligjin e ri për makinat e fuqishme që do të hyjë në lojë, është rasti që të bëni porositë sa më shpejt që të jetë e mundur edhe për motorin 201 kuaj fuqi, që aktualisht ka më pak pajisje.

MIRË, POR JO MË E MIRA

Le të kthehemi sërish në 2017-ën në faqen e vlerësimit. Katër yje e gjysmë për finiturën që u shoqërua edhe me një koment: “kjo nuk do të thotë që diçka nuk mund të përmirësohet edhe më shumë”. Dhe ky sugjerim duket se është pranuar, pasi mund të perceptoni menjëherë të rejat e MY 20 sapo të hapni derën. Dizajnuesit dhe inxhinierët e cilësisë, kanë pasur punë. Të parët kanë rishikuar pamjen në qendër të kroskotit dhe levën e kambios, ndërsa të dytët e kanë bërë tërësinë e elementëve më të plotë nga pikëpamja e bashkimeve dhe realizimit.

Kroskoti dhe pjesët anësore të dyerve janë me material cilësor, sediljet janë të veshura mirë dhe me një logo të bukur në mbështetëset e kokës, gjë që e bën ambientin brenda makinës mikpritës dhe luksoz, ndonëse disa detaje ngelen pak nën tonalitet. Asgjë nuk është bërë keq, por nëse qëllimi është për të “shqetësuar” gjermanët , fjala “detaje” përfshin disa paqartësi jo dhe aq të vogla. Për të konkurruar me ambicie të madhe në kampionatin e makinave “premium”, do të duhej një sistem i komandimit të xhamave më cilësor se sa tani, duhen komandat në timon, të gjitha të ndriçuara dhe një tërësi instrumentash më pak të ngjashme me ato tradicionalet. Paraqitja e përgjithshme, grafika dhe shigjetat që lëvizin nga 6 deri në 3, mund të kënaqin të apasionuarit e këtij grupi automobilistik, por në qendër ngelet një ekran jo shumë dorëlëshuar për risitë. Ka përmasë jo të vogël, por nuk shfrytëzohet kjo përmasë për të përmbledhur bashkë informacionin: shpesh je i detyruar të përzgjedhësh e të kalosh nga një informacion tek tjetri. Dhe shpesh, kjo përzgjedhje të bezdis e të bën të heqësh dorë.

Tek infotainment-i i ri nuk është bërë ndonjë revolucion, por gjithsesi është hedhur një hap përpara. Është një rrotull që lëviz në një menu të re në aspektin e grafikës dhe të logjikës, që parashikon edhe grafikat. Dhe në rast nevoje mund të kalohet në modalitetin me prekje, gjë që është një risi me peshë. Gjithsesi, risitë janë evidente, ndonëse kanë synuar më tepër të mbushin diferencat që mund të jenë në raport me konkurrentët, se sa për të arritur standarde të reja. Por, edhe rivalët nuk kanë qëndruar duarkryq. Edhe ata nga ana e vet i kanë rafinuar impiantet multimediale, tashmë të pajisur me komanda zanore, një element që edhe modelit Stelvio do ti shkonte shumë. Pas këtyre konsideratave, ajo që do të meritonte një rishikim është kamera e pasme, e cila nuk ka asgjë HD. Imazhet në ekran nuk janë as të bollshme dhe as plotësisht të qarta. Duke thënë këtë, do të duhej (të paktën sipas kërkesës) një kamerë 360 gradë.

GJITHMONË MAGJEPSËSE

Gjithçka që lidhet me dinamikën e drejtimit nuk është diskutuar as në vitin 2017 dhe nuk diskutohet as tani. E vetmja prekje tek versioni MY 2020 ka të bëjë me gjeometrinë e boshtit para. Për të pasur një zhdërvjelltësi maksimale të timonit, ende tek versionet Giulia dhe Stelvio duheshin pritur tronditje të lehta gjatë manovrimeve, diçka që i bashkon këto versione të Alfa Romeo-s me Porche. Për të evituar shqetësimet (apo edhe alarmin) e disa klientëve, të fiksuar se  makina mund të ketë ndonjë problem, tashmë gjithçka është zëruar duke modifikuar këndet   Ackermann, ose kur timoni merr kthesa të forta.

Lajm i mirë është se risitë në makinë nuk kanë “vjedhur” asgjë në termat e handling-ut. Drejtimi i versionit Stelvio vazhdon të jetë i qartë, i qetë dhe perfekt. Me një fjalë, i jashtëzakonshëm. Të duket sikur je duke drejtuar një model sport utility. E njohim këtë makinë prej tre vitesh dhe ndjesia e diçkaje të re tashmë është larg, por gjithsesi është ende mahnitëse aftësia e këtij versioni të Alfa-s për ta treguar veten në rrugë. Magjia që është vendosur në harmoninë ndërmjet rrotave të përparme dhe atyre të pasme është gjithmonë unike. Edhe timoni vazhdon të mos ketë të krahasuar, me miksimin e paarritshëm të karakteristikave të tilla si: gatishmëria, saktësia dhe progresiviteti. Sapo timoni vihet në lëvizje, boshti para futet lehtësisht në trajektore dhe bën tamam atë që i kërkohet, me rrotat e prapme të afta për t’iu përgjigjur çdo komande.

Qoftë version me benzinë apo diesel, në një farë sensi ka pak rëndësi: motorët kuptohen në perfeksion me kambion duke realizuar një moment përdredhës maksimal me peshë të madhe. Motori 2.2 turbodiesel ka pak vibracione dhe tonalitetet që tregojnë natyrën e vet si motor nafte, ndihen kryesisht kur është ende i ftohtë. Në kompensim merr xhirot e mëdha edhe në saj të momentit përdredhës maksimal të pakursyer, i cili është i aftë të zgjatet, gjë që për një version nafte nuk është e lehtë. Motori benzinë 2-litërsh, në të kundërt të çudit me natyrshmërinë me të cilën kalon pengesat me fuqinë e vet 201 kuaj fuqi. Të tilla konsiderohen pesha, traksioni integral dhe seksioni frontal. Gjithçka duket më tepër se sa është: me një miksim të trupit të ngjeshur në pjesën e poshtme me aftësinë për të të intriguar në pjesën e sipërme. Është e qartë se këto janë versionet Stelvio më të paraqitshme (psh: versioni Quadrifoglio ka dy herë e gjysmë më tepër fuqi se ai 2-litërshi), por edhe modelit sport utility të Biscione-s nuk i mungon asgjë.

E bukura është se nuk mbaron këtu ky version i Alfa Romeo-s, sepse cilësitë e tij dinamike kanë një aftësi të pabesueshme të lidhen në mënyrë komode me gjithçka tjetër. Janë ideale udhëtimet e gjata, për të cilat sot ka edhe një drejtim të asistuar në nivelin 2. Një element që pasqyrohet në mënyrë shumë pozitive tek siguria, por edhe tek komforti i makinës është se sistemi funksionon mirë si në termat e menaxhimit gjatë udhëtimit, ashtu edhe në kapacitetin për të përshkuar trajektore rruge të ndryshme. Do të jetë një makinë e gjitha për ta drejtuar (dhe ajo është, sigurisht që është) në mënyrën më të qetë dhe çlodhëse.

 

MIRËSERDHE WIDGET

Logjika bazë e infotainment-it parashikon nëntë seksione kryesore, që nisin nga ato më të  zakonshmet: radio, navigator dhe telefon. Hardwar-i parashikon lidhjen në rrjet. Shërbime të tilla si treguesit e trafikut, do të jenë të disponueshme vetëm në gjysmën e dytë të vitit.

KOMANDAT ASHTU SI TË DËSHIROSH

Vendosja e blloqeve të veçantë është konfiguruar kënaqshëm, ndërsa nga ana e djathtë është e fiksuar zbarra vertikale, në të cilën ndër të tjera është prezente edhe ora. Për Smartphon-in, përveç lidhjes Bluetooth për telefon dhe muzikë, janë të disponueshëm si Android Auto, edhe Apple CarPlay.

VIRTUALE OSE REALE SIPAS DËSHIRËS

Modernizimi në makinë imponon që të merresh edhe me impiantin e klimatizatorit. Në realitet, prezenca e një paneli fizik të kompletuar tradicional mbi ekran e bën atë shumë funksional.

MIRËMBAJTJA

Një seksion kushtuar mirëmbajtjes së mekanizmit ka qenë prezent edhe në impiantin multimedial origjinal, por paraqitja e re grafike e bën më të këndshëm. Tek versioni turbodiesel është mjaft i dobishëm treguesi i kilometrave të mbetura para se të mbarojë AdBlue.

TEKNIKA

NUK KA FARFALLË TEK VERSIONI ME BENZINË

Modeli Stelvio, bazën teknike e ka të përbashkët me modelin Giulia. Tek këto modele ka zgjidhje të sofistikuara si boshti shpërndarës me fibra karboni dhe amortizatorët para katërbrinjësh me artikulacione inferiore me qendër virtuale apo edhe impianti i frenimit elektrohidraulik Integrated Brake System i firmës Continental. Përveç llojit të karburantit dhe cilindratës, motorët diferencohen edhe për mënyrën e injektimit të karburantit. Motori diesel ka një bosht klasik dysh, ndërsa ai me benzinë ka sistemin MultiAir, i cili shfrytëzon vetëm një bosht me gunga që komandon direkt valvolat e shkarkimit, ndërsa për ato të aspirimit veprohet nëpërmjet pompimit hidraulik. Presioni i vajit i gjeneruar kështu vjen i modeluar pastaj nga elektrovalvolat, në mënyrë që të realizohet kënaqshëm injektimi dhe të ngrihen valvolat. Si rrjedhojë, farfalla e gazit lëviz pak, duke përmirësuar rendimentin kur ecet me pak gaz.

 

SKEDA

2.0 TB

Të dhëna teknike të marra nga makina e provës

Motori

  • Montuar përpara vertikalisht, benzinë
  • 4 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 84,0 mm
  • Korsa 90,0 mm
  • Cilindrata 1.995 cm3
  • Fuqia maksimale 148 kW (201 kf) në 4.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 330 Nm në 1.750 xhiro/min
  • Bllok cilindrash dhe testata prej aliazhi të lehtë
  • 2 boshte barazpeshimi
  • 1 bosht me gunga në testatë,

e ngritur dhe me kohë të ndryshueshme të valvolave të marrjes,

4 valvola për cilindër (zinxhir)

  • Injeksion direkt, turbo dhe intercooler
  • Filtër i grimcave

Transmisioni

  • Traksion integral me ndërhyrje automatike
  • Kambio automatike me 8 marshe

Gomat

  • Michelin Latitude Sport 3 255/45 R20 105V
  • Kit riparimi

Karroceria

  • Trup çeliku me pjesë alumini, 2 vëllime, 5 dyer, 5 vende
  • Aksi i parë me mbivendosje, susta helikoidale, bosht stabilizues
  • Aksi i pasmë multilink me 4 leva e gjysmë, susta helikoidale, bosht stabilizues
  • Amortizatorë hidraulikë me kontroll elektronik
  • Frenat me komandë elektro-hidraulike, me disk autoventilues, Abs dhe Esp
  • Sistem drejtimi me kremaljerë, asistencë elektrike
  • Serbatori 64 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 282 cm
  • Pjesa përpara 161 cm, mbrapa 165 cm
  • Gjatësia 469 cm

Gjerësia 190 cm

Lartësia 163 cm

  • Pesha 1.735 kg, me ngarkesë të plotë 2.350 kg,

të rimorkueshme 1.600 kg

  • Bagazhi 525 dm3

Prodhuar në

  • Cassino (Itali)

 

SKEDA

2.2 TD

Të njëjtat karakteristika me 2.0 TB, përveç:

Motori

  • Diesel
  • Diametri i pistonit 83,0 mm
  • Korsa 99,0 mm
  • Cilindrata 2.143 cm3
  • Fuqia maksimale 154 kW (210 kf) në 3.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 470 Nm në 1.750 xhiro/min
  • 2 boshte në krye

(rrip i dhëmbëzuar)

  • Injeksion direkt i zakonshëm, turbo me gjeometri të ndryshueshme
  • Katalizator Scr për NOx

Karroceria

  • Serbatori 58 litra

Përmasat dhe pesha

  • Pesha 1.820 kg, me ngarkesë të plotë 2.410 kg,

të rimorkueshme 2.300 kg

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Ju uleni në një sedilje të lartë (64 cm nga toka). Sedilje e rehatshme dhe timon pak i prirët (24°).

KROSKOTI DHE KOMANDAT

Butonat dhe komandat janë të shpërndara në një mënyrë të shkëlqyer në kroskot dhe në pjesën qendrore. Kroskoti është i ndërtuar mirë.

INSTRUMENTET

Treguesi i xhirove të motorit dhe kilometrazhit janë të stilit Alfa, të ndara nga një ekran i madh (në të vërtetë jo shumë informativ).

INFOTAINMENT

Ekrani me prekje dhe butonat ju lejojnë të lundroni me lehtësi në menutë e ndryshme. Shërbimet në internet do jenë në dispozicion së shpejti.

KLIMATIZATORI

Klimatizator automatik bizona i saktë në ruajtjen e temperaturës. Funksionon mirë edhe mbrapa.

SHIKUESHMËRIA

Pjesa e montuar përpara krijon një kënd të errët. Cilësia e figurës së kamerës mund të përmirësohet.

CILËSIA E MONTIMIT

Ristilimi përfshin edhe karrocerinë, që ka marrë një vëmendje më të madhe.

AKSESORËT

Nga lista opsionale mungojnë edhe me kërkesë, fenerët Led, ekrani head-up dhe kamera 360 gradë.

PAJISJET E SIGURISË/ADAS

Një hap i madh përpara për sa i përket asistencës në drejtim, që tashmë ka arritur në nivelin 2.

HAPËSIRA

Ka shumë hapësirë, si para ashtu edhe mbrapa, ku për distanca të shkurtra mund të qëndroni edhe tre persona në pjesën mbrapa. Perfekte për katër.

BAGAZHI

Bagazhi nuk është shumë i madh (421 litra dhe një hapësirë e vogël poshtë dyshemesë), por është shumë mirë i shfrytëzueshëm.

KOMFORTI

Të dy modelet, amortizojnë mirë goditjet e rrugës. Për sa i përket zhurmës, në kabinë hyn vërtet shumë pak.

MOTORI

Turbobenzina është shumë i rregullt. Versioni me diesel shtyn gjithmonë me forcë.

PËRSHPEJTIMI

Në shtatë sekonda (pak për naftën, të mjaftueshme për ​​turbobenzinën), arrin në 100 km/orë. Nuk është aspak keq.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Mund të mbështeteni në elasticitetin e jashtëzakonshëm të motorit 4-cilindërsh të të dyjave dhe në kohën e duhur të goditjes.

KAMBIO

Dy komanda paddle në timon dhe tetë marshe që bashkërendojnë mirë së bashku. Ndryshime të buta në modulin Drive.

TIMONI

Gatishmëri maksimale, saktësi milimetrike dhe shumë përparim. Kënaqësia e drejtimit kalon nga këtu.

FRENAT

Sisteme të fuqishme të përshtatshme për performancën e këtyre modeleve Stelvio. Pengesë e vetme është modulimi, jo gjithmonë optimal.

SJELLJA DINAMIKE

I përgjigjet në një mënyrë të shpejtë dhe precize komandave. Shumë të qëndrueshme në shpejtësi të lartë, duke transmetuar shumë siguri.

KONSUMI

Me modelin 2.2 TD mund të përshkruani 13,3 kilometra me një litër naftë. Ndërsa, duhen dhjetë për motorin turbobenzinë.

ANËT POZITIVE

Dinamizmi. Mënyra se si lëvizin dhe shpejtësia me të cilën reagojnë. Është kënaqësi e vërtetë të jesh në timonin e tyre.

Komforti. Kabina është e izoluar mirë. Me Stelvio-t udhëtohet mirë.

ANËT NEGATIVE

Pajisjet. Mungojnë disa aksesorë të rëndësishëm për makina të këtij rangu.

Konsumi. Me motorin me benzinë, nëse kërkon të ecësh shpejt, konsumi është i lart.  

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...