- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024

PORSCHE TAYCAN

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

E testuam këtë version të ri të automjetit elektrik gjerman që është në krye në Polin e Veriut, në një skenar të ngjashëm me ato të përrallave të Krishtlindjes. Qëllimi ishte për të zbuluar nëse e frikësonin këtë makinë, i ftohti dhe akulli

Përmasat e këtij Porsche Taycan janë ato të një automjeti të konceptuar si makinë elektrike: i ulët, i gjatë në pjesën e përparme, me një kabinë që ngushtohet në majë dhe me një bisht të dizajnuar mirë, ku ADN-ja e kompanisë së Shtutgardit është akoma më shumë evidente. Në brendësi të Taycan-it, edhe në këtë version të ri 4S, atmosfera është ajo e mëparshmja. Qëndron ulur, mbështetur në sediljen e punuar me kujdes, me këmbët gjysmë të shtrira, përpara një timoni  të vogël dhe vertikal, në të cilin është i inkorporuar çelësi i modulit Driving me të cilin seleksionohen pesë modalitete të disponueshme (Range, Normal, Sport, Sport Plus dhe Individual). Ndezja e makinës si në të gjitha versionet e Porsche është në të djathtë, por çelësi është zëvendësuar nga një buton. Kuadri i instrumenteve përbëhet nga një ekran unik Tft, i cili riprodhon indikatorë klasikë nga dy ekrane të mëdhenj në kroskot në pjesën qendrore pa llogaritur edhe të katërtin përpara pasagjerit. Është e qartë se këtu nuk ka më tregues të xhirove. Ai është zëvendësuar me një njehsor të rrjedhës së energjisë.

REAGIM I MENJËHERSHËM

Është hera e parë që unë drejtoj një Porsche Taycan. E dija se do të kisha përpara një objekt të veçantë, pothuaj special, por kjo makinë sportive gjermane i kaloi të gjitha pritshmëritë. Nuk ka asnjë dyshim se jam përballë një gjenerate të re të automjeteve elektrike. Kushdo që dëshiron aventurën në fushën magnetike H, nuk mund të lejë mënjanë këtë model makine. Përveç aspektit teknik që është vërtet intrigues (bateri 800 volt, që karikohet me rrymë të vazhduar deri në 270 kW, kambio me dy shpejtësi etj), është një diçka tjetër që më entuziazmon dhe nuk është pak. Ky version Taycan është një Porsche i ndryshëm nga të gjithë të mëparshmit (modern, makinë e të ardhmes), por gjithmonë ngelet një Porsche i vërtetë. Dhe kjo nuk ishte parashikuar. Shtytja në çdo herë që shkel pedalin e gazit është pak të thuash e menjëhershme. Në rrugën me dëborë nuk mund të guxoj më shumë, sepse rrotat (të katërta), pas një limiti të caktuar mund të rrëshqasin vrullshëm, megjithëse ndjeshmëria imediate që e karakterizon reagimin e motorëve të paralajmëron shpejt. Kushtet ekstreme në të cilat unë drejtoj makinën më lejojnë të vlerësoj një karakteristikë tjetër të Taycan-it: balancimin thuajse perfekt me të cilin momenti përdredhës vepron mbi rrotat. Ndryshe nga një model tradicional integral, këtu nuk janë freksionet që mbyllen në funksion të sinjaleve që vijnë nga sensorët e ndryshëm për ta transferuar momentin përdredhës nga një bosht transmisioni tek tjetri. Elektronika monitoron sjelljen e automjetit dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme momentin përdredhës të të dy motorëve. Në këtë mënyrë nuk ka vonesa, reagimi është i menjëhershëm dhe drejtimi i makinës bëhet më i thjeshtë dhe më instiktiv. Duke ecur në pistë, me Esp (Electronic Stability Program) të shkëputur, ia arrij të bëj çfarë të dua. Mjafton të prekësh frenat për ti dhënë fuqi sistemit transmetues mekanik dhe të shtosh xhirot. Në qoftë se pastaj mbikthimi tejkalon veprimin e vet, mjafton kundërkthimi dhe  përshpejtimi me pak më tepër vendosmëri për ta nxjerrë turirin e makinës në trajektoren e drejtë. Në këtë pikë, me timonin e drejtuar dhe makinën që rrëshqet së jashtmi, mund të shpejtoj akoma më shumë dhe Taycan-i del shpejt nga kthesa me të katër rrotat që shpërndajnë borën. Diçka fantastike. Në kushte kaq të pasigurta të traksionit, kisha mundësinë të vlerësoja shumë edhe frenat. Pavarësisht rigjenerimit elektrik (deri në 265 kW fuqi, afërsisht me 0,4 g), pedali e ruan korsinë dhe konsistencën e modelit Porsche 911.

 

4S PERFORMANCE BATTERY PLUS

Të dhëna teknike

Motori

  • Elektrik para dhe mbrapa, i sinkronizuar me magnete të përhershëm
  • Fuqia maksimale totale 420 kW (571 kf)
  • Momenti përdredhës maksimal 650 Nm

Bateria

  • Me jone litiumi, 93,4 kWh

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 2 raporte

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 250 km/h
  • 0-100 km/h 4,0 s
  • Autonomia 463 km

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 290 cm
  • Gjatësia 496 cm

Gjerësia 197 cm

Lartësia 138 cm

  • Pesha 2.220 kg

Çmimi

  • 117.296 €

SHKON MË LARG

Versioni 4S përfaqëson një nivel të ri të fillimit në botën e Taycan. Është më pak i fuqishëm se motrat Turbo, por ofron rendiment më të madh dhe një çmim më të ulët. Është i pajisur me bateri Performance Plus (opsionale me 5.600 euro) dhe që garanton një autonomi të madhe (463 km me ciklin Wltp). Këtu poshtë jepet krahasimi ndërmjet versioneve të ndryshme.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...