- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

AUDI kupé, asi gjerman i blerjes së makinave

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Për kompaninë e Ingolshtadtit kjo makinë shënoi një pikë kthese që i lejoi të ngjitet plot prepotencë në podiumin e nderit

Kur sheh se ç`përfaqëson Audi sot, e ke të vështirë të përftytyrosh se si ishte kjo kompani dyzet vjet më parë. Falë një intuite të veçantë, disa pajisjeve mekanike që kompania i kishte shtënë tashmë në dorë, si dhe dëshirës për t`i hyrë sipërmarrjeve të reja, personeli, nën udhëheqjen e Ferdinand Piçit, kreu një mrekulli të vërtetë. Ai përgatiti një makinë që tërhoqi vëmendjen e klientëve që kishin kërkesa të larta. Audi kupé do të përtërinte nga e para markën që si logo të sajën kishte disa unaza metalike.

Një markë në vështirësi të mëdha

E prodhuar që në vitet 1960 nga hiri i Auto Union, Audi vuante vazhdimisht. Ajo mbështetej  fort prej së ëmës, Volkswagen-it, e cila propozoi një gamë  “luxury wannabe”,  por që doli e pazonja t`i kundërvihej Mercedesit të pamposhtur të atyre viteve.

Ital design i vjen në ndihmë

Që nga krijimi i Golfit të parë, Xhiorxheto Xhiugaro konsiderohej si një anëtar i familjes Volkswagen. Talenti i tij prej krijuesi u shfrytëzua edhe në përtëritjen e Audit. Asi i Pikesë show car ishte etapa e parë e zhvillimit të makinës së re premtuese Audi kupé. Fast back-u i ri gjerman rrodhi nga seria e dytë e viteve 80-të, prej së cilës mori edhe një pjesë të paneleve të përparme.

Katër ndenjëse dhe gjithçka përpara

Premiera botërore e Audi kupesë zhvillohet në salonin e Gjenevës të vitit 1980 dhe tërheq  menjëherë vëmendjen e vizitorëve. Makina vihet në lëvizje nga rrotat e përparme dhe ka motorë në linjë me katër dhe pesë cilindra me dhomë djegie me vëllim nga 1588 deri në 1921 cm3 si dhe fuqi që shkon gjer në 115 kf. Piçi nuk dëshiron vetëm të marrë porositë e koncesionarëve e të korrë duartrokitjet e të pranishmëve në salon. Ai me Audin ka programe shumë më ambicioze.

Një motër e pamatur

Nga e njëjta parti, enkas për miqtë e Ur-Quattro-s u prodhua edhe Audi Quattro, që e mori emrin nga sistemi me katër rrota aktive. Ky është një sistem mjaft i thjeshtë dhe efikas, që rrjedh nga DKW Munga, një fuori strada ushtarake, që tashmë ishte kalibruar për një ndjesi më pak luftarake. Në saje të turbo-kompresorit, pesë cilindrat prodhojnë 200 kuaj fuqi. Makina arrin deri në 220 km/orë dhe e kap shpejtësinë 100 km/orë pas 7 sekondash. Këtij qëllimi i shërbenin edhe pjesët e fryra anësore. Për të kapur treguesit e grupit B u prodhuan edhe 214 ekzemplarë Sport Quattro: ato kishin hap më të shkurtër dhe motor 306 kf, përkundër 560 kf të makinës së destinuar për gara.

Rishkruhen rregullat e ralisë

Kur Audi Ur-Quattro, merr pjesë në kampionatin botëror të ralisë, ajo shpërthen në fitore duke mundur edhe makina të famshme si Lançia dhe Ford. Pikërisht pas këtij debutimi shpërthyes, edhe kompanitë e tjera i rikthehen makinave 4×4, duke i shndërruar ato në një standard të pashmangshëm të kësaj gare sportive. Duke u mbështetuar në figura të tilla si Valter Rëhrl dhe Mishel Muton, Audi Ur-Quattro krijon një listë fitoresh të shkëlqyera. Marka e re arrin të shkëpusë dy tituj të konstruktorit më të mirë dhe të fitojë dy kampionate bote, pa harruar edhe tre edicione të prestigjiozes Pikes Peak.

Kupeja ndërron llampat

Gjatë gjithë jetës së saj Kupeja ndërron llampat dhe rrit cilindratën e fuqinë e motorëve. Tashmë traksioni integral zbatohet edhe për kupenë dhe jo vetëm për Ur-Quattro-n. Kjo e fundit pajiset me një motor të ri turbo 20V, 2.2-sh me 220 kf, duke e çuar shpejtësinë maksimale në 230 km/orë e duke pakësuar kohën e kapjes së shpejtësisë nga 0 në 100 km/orë në 6,3 sekonda. Kupeja e fundit me 169.017 ekzemplarë të prodhuar, largohet nga linja e montimit në vitin 1987, duke i lënë vendin kupesë së brezit të dytë. Ur-Quattro mbahet mirë deri në vitin 1991 dhe tërhiqet vetëm pas prodhimit të 11.452 ekzemplarëve.

Simbol i një epoke

Audi Ur-Quattro bëhet një makinë e domosdoshme në vitet `80, prandaj BBC-ja e zgjedh për rolin e protagonistes në serinë popullore Ashes to Ashes. Ur-Quattro fiton edhe dy kupa të concept-cars: Concept Quattro 2010 dhe Concept Sport Quattro 2013.

Audi kundër të gjithëve

Përsëri Audi kupé çan udhë mes markave të shumta konkurruese, më të forta e më të famshme. Çmimet luhaten nga afro 12 në 35 milionë lireta në 1981-shin, ndërsa Alfa Romeo Alfetta GT shitet mes 12 e 14 milionë lireta. Në vitin 1987 një Kupé Quattro kushtonte afro 45 milionë lireta, sa një BMW 325i X. Gjatë 10 viteve prodhim, Ur-Quattro shitet për 46 deri 83 milionë lireta, afro 20 milionë më tepër se BMW M3 E30. Sot, për të përjetuar emocionet e ralive të së shkuarës, për një Ur-Quattro duhen shpenzuar rreth 50.000 EURO, të cilave për një Sport Quattro u duhet shtuar edhe një zero tjetër. Për një kupé normale, duhet të paguash e shumta 14 000 euro, por vështirë të gjesh ndonjë syresh. Kjo pistë suksesesh nis me kupénë dhe Ur-Quattro-n, duke iu kundërvënë tiparit dallues dhe guximit që karakterizojnë Audin si superfuqia e re e veturave prestigjioze. Një përvojë që mund të shërbejë si mësim për markat e tjera të ngjashme të cilave ndërkaq u ishte dëmtuar imazhi prandaj shiteshin më pak.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...