AutoClub

Formula 1 feston 70-vjetorin, zbuloni 15 kuriozitetet historike për kampionatin e “çmendur”

Këtë vit, Formula 1 feston 70-vjetorin e krijimit. Në të njëjtin vit kur lindi personazhi komik i Charlie Brown dhe Brazili me Uruguain luftonin për titullin kampion bote, u zhvillua për herë të parë Kampionati Botëror, Formula 1. Koha kalon shpejt, ndoshta edhe më shumë nga sa ecin makinat 1-vendëshe të kampionatit më të ndjekur të motorsportit. Mjafton të hedhim një vështrim mbrapa në kohë për të kuptuar se gjatë këtyre viteve kanë garuar 764 pilotë, por vetëm 33 kanë arritur të shpallen kampionë bote. Po ritregojmë një pjesë të kësaj historie të lavdishme nëpërmjet 15 kuriozitete që ndoshta nuk i keni ditur deri tani.

Makina me gjashtë rrota. Një ndër propozimet më kurioze që kanë zbritur në pistë, modeli Tyrrell P34 me gjashtë rrota që bëri histori në Çmimin e Madh të Suedisë në 1976 me Jody Scheckter dhe Patrick Depailler.

Efekti aerodinamik. Nëpistën e Anderstorp në Suedi më 1978, Niki Lauda fitoi me makinën e tij Brabham BT46B e pajisur me një ventilator në pjesën mbrapa për të gjeneruar efektin aerodinamik duke fituar me 34 sekonda ndaj Riccardo Patrese (Arrows). Makina ishte po aq e fuqishme sa ishte e vështirë të ndalej edhe në garat pasardhëse.

Femrat…Maria Grazia Lombardi e njohur si Lella, është e para dhe e vetmja femër deri tani që ka arritur të fitojë një pikë në Formula 1. Në të vërtetë, gjysëm pike, pasi gjithçka erdhi pasi u pozicionua në vendin e 6-të në Çmimin e Spanjës më 1975-ën duke e fituar atë pas një aksidenti tragjik.

…dhe flirtuesit. Në 1976, Barry Sheene, pas fitores në klasin 500 me Suzuki, fluturon për në Japoni për të mbështetur mikun e tij James Hunt që garonte në Kampionatin Botëror. “Rastësisht”, të dy akomodohen në të njëjtin hotel ku qëndron edhe akuipazhi i British Airways. Dhe në fundjavën e garës, kishte nga ata që pikasën një sjellje të pazakontë të stjuardesave që dolën nga dhomat e dy pilotëve anglezë.

Herët e para. Më 14 Korrik 1979, në cirkuitin e Silverstone në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, Clay Regazzoni arriti të fitonte me makinën e tij Williams FW-07. Për skuderinë angleze ishte fitorja e parë në Kampionatin Botëror që gjithashtu koincidoi edhe me të fundit të të paharrueshmit Clay.

Herët e para. Fitorja e parë e Giancarlo Fisichella erdhi në Çmimin e Madh të Brazilit në 2003-in me Jordan. Faktikisht, ai e përfundoi garën në vendin e dytë pas Raikkonen (McLaren) pas një gare të vështirë për shkak të shiut dhe incidenteve, por piloti italian u deklarua fitues pesë ditë më pas kur FIA njoftoi për një gabim në kronometrim.

Një fitore në bokse. Kjo i ka ndodhur Michael Schumacher në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në 1998 me Ferrarin e tij. Piloti gjerman u fut në bokse pasi kishte marrë një penalizim për një parakalim kur ishte flamuri i verdhë dhe e shleu penalizimin në xhiron e fundit duke kaluar më pas vijën e finishit nga zona e bokseve dhe në këtë mënyrë fitoi garën. Për shkak të rregullores, sot kjo gjë nuk është më e mundur.

Titujt radhazi. Schumacher dhe Ferrari kanë edhe një tjetër rekord. Nga 2000 në 2004, piloti gjerman ka fituar pesë herë radhazi titullin kampion për pilotë në Formula 1. Deri tani, asnjë pilot tjetër nuk e ka arritur një gjë të tillë. I’u afrua vetëm Vettel me 4 tituj kampionë.

Pole position. Në Çmimin e Madh të Evropës në 1997, Jacques Villeneuve (Williams), Michael Schumacher (Ferrari) dhe Heinz-Harald Frentzen (Williams) regjistruan të njëjtën kohë identike 1’21’’072 për të përcaktuar vendet. Në këtë mënyrë, përcaktimi i vendeve të nisjes u bë në bazë të kronologjisë së kohëve.

Finale me zhurmë. Gara e Jerez 1997 nuk kujtohet vetëm për kohën e njëjtë të pilotëve, por edhe për incidentin mes Schumacher dhe Villeneuve në xhiron e 47-të dhe për pasojë, piloti gjerman u s’kualifikua. Për herë të parë në historinë e Formula 1, ai u hoq nga klasifikimi i përgjithshëm i kampionatit.

Villeneuve. Edhe pse emri i Gilles Villeneuve është i lidhur shumë me Ferrarin, ndoshta vetëm pak e kujtojnë që debutimin e tij në Formula 1 e ka bërë me një makinë McLaren M23 në Çmimin e Madh të Silverstone në Britaninë e Madhe më 16 Korrik 1977. Piloti kanadez mori pjesë në pesë gara përpara se të kalonte te Ferrari.

Turbo. 40 vite më parë më 1 Korik 1979, piloti Jean-Pierre Jabouille me Renault RS10 fitoi Çmimin e Madh të Francës duke hapur një erë të re. Por, ajo garë kujtohet më shumë për duelin Villeneuve-Arnoux se sa për fitoren e Jean-Pierre Jabouille.

Nga teknik, në një yll. Pas mbërritjes së tij në Milano më 1977, piloti i kartit në atë kohë, Ayrton Senna i punësuar nga DAP, përfshihet në sektorin e motorëve. Në fillim, braziliani u fut në pistë për të mësuar gjithçka, kilometër për kilometër. Kohët e tij ishin të njëjta me ato të kampionit të atëhershëm të Botës, Fullerton.

Në pistë me makinë funerali. Heinz-Harald Frentzen u prezantua kështu nëpër gara, duke përfituar nga makina e biznesit familjar që faktikisht ishte një agjensi funerali. Aktivitet tek i cili ai u kthye pas largimit nga garat.

Revanshi. Në Çmimin e Madh të Italisë më 1967, një vrimë në makinën Lotus të Jim Clark, e dërgon atë nga vendi i parë në të 13-in. Pas zëvendësimit, e pa veten një minutë e gjysmë të shkëputur nga vendi i parë. Me një rikthim të egër, ia del që të rifitojë vendin e parë pak xhiro nga fundi, deri në momentin kur i prishet pompa e benzinës dhe makina ndalon. Nuk arrin të fitojë, por hyn në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *