- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

LAND ROVER DEFENDER

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Pamja pak e veçantë e këtij Suv-i është një mënyrë për të qenë në përshtatje me kohën, por gjithsesi ajo ngelet e njëjta në gjithçka. Dhe kjo është gjë e mirë: të ruash traditën është krenari dhe jo “robëri”

Tani, 70 vjet më pas ne jetojmë në një tjetër botë. Dhe për këtë botë duhet gjithashtu një tjetër model Defender. Ajo është fëmijë e kohës së vet, ashtu si ishte Land Rover-i i parë në 1948-ën. Lufta kishte pak që kishte mbaruar, rreth 20 vite do të duheshin që Apollo 11 të ulej në Hënë dhe  nëna e të gjitha Land Rovera-ve lindi për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës. E duhet thënë se sot modeli Defender është diçka ndryshe, por ndryshimi i tij nuk është as tradhti dhe as mohim i traditës. Dhe përgjigja që vjen në 2020-ën për të njëjtën kërkesë: kemi një makinë që tregon se distanca ndërmjet nënës dhe bijës duket akoma më e madhe, por kjo është çështje e perspektivës. Le të shpjegohem. Edhe Porsche 911 u shfaq qetësisht në vitet 60-të, por gjithmonë erdhi duke u azhurnuar me kohën dhe asnjëherë nuk e humbi kontaktin me bashkëkohësinë. Dhe ndryshimet e herëpashershme sipas kohës kanë bërë që të mbijetojë. Me Defender nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Ka një diferencë të mprehtë, ndërmjet modernizimit përgjatë shtatëdhjetë viteve dhe modernizimit pas shtatëdhjetë vitesh. Dhe në këtë pikë duhet thënë se nuk duheshin bërë gabimet e të kaluarës në skeletin dhe trupin e makinës. Por, modeli i vjetër Defender nuk u mohua, ai u tejkalua. Thjeshtësia e tij ishte sekreti për të arritur në këtë makinë të bollshme që u bë themeli mbi të cilin u ngrit miti që kjo markë nuk do të perëndojë asnjëherë.

NDËRMJET TRAKSIONIT TË LARTË DHE TË ULËT

Nëse makinat Jeep Wrangler, Mercedes Classe G dhe Suzuki Jimny vazhdojnë të jenë të njëjtat, Range Rover Defender nuk është kështu. Në këtë jetë të dytë, makina është bërë më e rafinuar, gjë që ndihet menjëherë, madje edhe kur je në sediljen e pasagjerit, ku rrija unë duke menduar se së shpejti do të ulesha në vendin e shoferit. Sot në timon është një nga baballarët e këtij modeli, Mike Cross, i cili më dërgoi për të parë testimin në pistat e qendrës së provave në Gaydon, një ish-bazë e RAF (Aviacioni Ushtarak Britanik) ku lindin dhe përsosen makinat e grupit automobilistik anglez.

Po i nisim provat në segmentin rrugor me asfalt, historikisht mjedisi më pak i përshtatshëm për modelet Defender. Një segment rrugor drejt i gjatë i jep mundësinë motorit me gjashtë cilindra, 3-litërsh dhe 400 kuaj fuqi që të tregojë cilësinë e vet: një forcë e butë dhe duhet thënë, e sigurt. Nuk është shumë i fuqishëm, por ka vetësiguri dhe me një nisje të arsyeshme arrijmë lehtësisht shpejtësinë maksimale 190 km/orë. Momenti i vërtetë serioz vjen në kthesën e parë, sepse në këtë rast diferenca me të kaluarën është pak e madhe: makina lëkundet, anohet jo pak dhe duhet të mbahem mirë për të mos përfunduar tek shpatullat e shoferit Mike Cross. Megjithatë, makina mbështetet në pjesën e brendshme të rrotave në mënyrë të sigurt. Kjo është një makinë që nuk është bërë për të ecur shumë shpejt në rrugë, por gjithsesi kishte nevojë për një siguri në drejtim edhe në këto raste, sepse kohët kanë ndryshuar dhe ajo nuk mund të jetë më një automjet vetëm për eksploratorë, për organizime humanitare dhe për familje të apasionuara pas aventurave.

Qëndrojmë ulur në mënyrë komode, të izoluar mirë dhe motori është atje në fund. Vështirësia e mëparshme është vetëm një kujtim dhe unë bindem për këtë një çerek ore më vonë kur nga traksioni i lartë kalojmë në të ulët, në segmente jashtë rruge. Kishte tronditje dhe hedhje përpjetë. Është e qartë se kjo tronditje kishte edhe magjinë e vet. Ishte pjesë integrale e një eksperience unike të largët që eksperimentohet edhe tani, por në këtë jetën e re të modelit Defender, kjo ngjan me një sprovë të fortë.

Tani të shohim se si do të sillet dhe sa e aftë do të jetë ky model kur ta çojmë në pistën off-road të Vairanos. Këtu në Gaydon, Mike arriti të tregojë vlerat e kësaj makine angleze që ka kapacitete të vlerësueshme të dallueshme nga një model Sport utility, megjithëse duhet thënë se nuk jemi përballur me shkëmbinj apo pengesa deri në limit. Sidoqoftë, në çdo rast, terreni i vështirë, me pengesa ujore dhe me malore e disheza nuk është se e shqetësuan makinën. Është e vërtetë se me ngarkesën elektronike dhe me këtë nivel finese (për të mos folur për çmimin që fillon nga 57.000 euro e deri në mbi 100.000), është e vështirë ta imagjinosh në mes të një shkretëtire ranore afrikane apo në majë të Tibetit, por këto nuk ia heqin vlerat.

Është e vërtetë që në timonin e kësaj makine ishte ai që mund të thuhet se është njohësi më i mirë i saj, por gjithsesi ky model Land Rover është shumë i mbledhur dhe i zhdërvjellët. Traksioni vepron në dy pjesë të barabarta mbi të dy akset dhe boshti e ndjen këtë. Kur del nga kthesa, Defender qëndron i rrafshët mbi rrota.

Në fund më ngeli një kuriozitet: timoni. Por, për të folur saktësisht për të, duhet ta drejtosh vetë. Së shpejti do ta provojmë.

 

FLET MIKE CROSS

PA KEQARDHJE

Prej 35 vitesh, Mike Cross është inxhiner i klasit të parë në Gaydon. Në kartëvizitën e tij shkruhet “inxhinier kryesor i integritetit të automjetit”. Ky është një përcaktim pak kompleks, por që në praktikë mund të përkthehet fare thjesht: njeriu i cili për makinën Land Rover (edhe Jaguar) thotë fjalën e fundit. Ja çfarë thotë ai:

Si bëhet për të bindur edhe skeptikët që ky është një model i ri Defender?

Kjo është një gjë e thjeshtë. Për të qenë një Defender e re duhet domosdoshmërisht të jesh makina më e mirë fuoristradë në botë. Mendoj se ia kemi arritur. Akoma edhe më shumë, kemi qenë të aftë ta përmirësojmë edhe për rrugët e asfaltuara: tashmë është fine, komode dhe argëtuese gjatë drejtimit. Pra, duke përfshirë gjithçka, është një Defender i vërtet.

Kur the me vete: ‘ok, kjo është’?

Po, më kujtohet mirë. Të kthehemi pak prapa në kohë, afërsisht 6 muaj më parë. Në ato ditë po e drejtoja Defender-in edhe në rrugë, edhe në pistë dhe e kuptova që ia kishim arritur qëllimit sepse makina më jepte ndjesi shumë pozitive. Dhe e rëndësishme është se në një botë dixhitale, unë qëndroja në timonin e një makine analoge.

Një platformë e ndarë, nuk keni menduar për asnjë moment për këtë?

Ky është një trup makine i fortë prej alumini: një pikë e mirë nisjeje për një makinë që duhet të jetë e lehtë, rezistente dhe më e lehtë në drejtim. Përse duhej të zgjidhnim diçka tjetër?

 

110 X

Të dhëna teknike

Motori

  • Përpara vertikal
  • L6 turbobenzinë
  • Cilindrata 2.996 cm³
  • Fuqia maksimale 294 kW (400 kf) në 5.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 550 Nm nga 2.000 në 5.000 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral i përhershëm
  • Kambio automatike me 8 marshe
  • Përshtatës
  • Diferencialë qendrorë dhe mbrapa të bllokueshëm

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 191 km/h
  • 0-100 km/h 6,1 s
  • Përshkueshmëria mesatare 10,4 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 302 cm
  • Gjatësia 502 cm

Gjerësia 200 cm

Lartësia 197 cm

  • Pesha 2.418 kg

Çmimi

  • 101.400 €
Previous articleAUDI A3 SPORTBACK
Next articleMAZDA2
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...