- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

GODITJA E BISHTIT, CLASSE A SEDAN vs CLA

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Mercedes dyfishon ofertën e baby-Benz me versionin 3-vëllimsh të “A”. Ja ku është së bashku me gjeneratën e dytë të motrës coupé me katër dyer. Për ta thënë shkurt, sedanët e Shtutgartit janë të gjallë dhe të mirë

Është e qartë se diku ekzistojnë akoma amatorët e sedanëve. Sepse do të ishte e pamundur që të shpjegohej se pse një prodhues si Mercedes ende vazhdon të prodhojë një numër modelesh 3-vëllimësh për të gjitha shijet, për më tepër në një moment historik ku prej disa kohësh në treg ka një rënie të kësaj kategorie në krahasim me crossover. Sigurisht, në rastin e Mercedes është mbi të gjitha një çështje kulture dhe tradite. Modelet S dhe E i përkasin trashëgimisë së markës dhe prandaj janë të paprekshme. Megjithatë, në rastin e versioneve më të përballueshme, është ndoshta një përpjekje për të provuar sërish një kartë që funksionoi disa dekada më parë. Mos harroni modelin 190 që në vitet 80-të u riemërua baby-Benz. Ky model i markës gjermane afroi një shtresë më të re në moshë dhe klientë fitues. Të njëjtën gjë, por në përmasa pak më të vogla bëri edhe seria e parë e CLA që solli në Shtutgart gjak të ri. E njëjta gjë që synon të përsëritet me gjeneratën e dytë. Ashtu si edhe Classe A, që për herë të parë prezanton versionin me bisht dhe emër Sedan.

Rasti për të krahasuar dy modelet është perfekt. Në kuadrin e ndryshimeve shumë të vogla, pasi ato janë njëlloj, si në mekanikë, ashtu edhe në pjesën e brendshme, kërkohet që feneri të gjejë dallimet. Më i dukshëm është çmimi, ku për të njëjtin motor, CLA kushton nga 4.420 në 5.450 euro më shumë, por në rastin tonë, hendeku zgjerohet në gati 15 mijë euro, sepse të dy makinat në provë janë të pajisur nga motorë me antipode. Një shifër e rëndësishme që justifikohet nga pozicionimi më lart i CLA, me një shtesë gjatësie dhe një trup makine shumë e kërkuar duke pasur edhe një profil stilistik, ndërsa ka edhe disa kujtime të motrave më të mëdha CLS dhe AMG GT me katër dyer. Stili i hollë përfshin disa dallime të vogla praktike në kabinë (shiko diçiturën në faqen 146) dhe shumë pak për sa i përket ndjesive. Dy sedanët mjaft dinamikë, dallohen nga disa nuanca për sa i përket handling dhe rehatisë, për shkak të zgjidhjeve të ndryshme teknike të miratuara. Modeli A me motorin 1.5 turbodiesel ka urë lidhëse, ndërsa CLA me motor 2.0 turbobenzinë dhe traksion 4Matic, ka boshtin e pasmë multilink. Në modelin A, gomat janë 19 inç (opsionale), ndërsa te modeli i dytë CLA janë 18 inç, e cila është më e rehatshme.

Në fund të fundit, thelbi ndryshon pak. Të paktën derisa të flasim për shtytjen, për shkak të dy motorëve shumë të ndryshëm, por në çdo rast të pranishëm në listën e çmimeve. Modeli A 180 d Sedan, i përforcuar me një Cx të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe CLA, ka një konsum mesatar 19,6 km/litër dhe jashtë përshkueshmërisë normale në qytet dhe autostradë (respektivisht 19 dhe 18,2 km/litër). Por, kjo nuk do të thotë që performanca e Classe A është modeste, edhe pse ka vetëm 116 kuaj fuqi dhe motor 1.5 naftë me origjinë nga Renault, ndërsa i përgjigjet shumë mirë çdo shpejtësie. Sigurisht, është një histori tjetër ajo me motorin 2.0 turbobenzinë me 224 kuaj fuqi në modelin CLA 250. Nuk jemi në planetin AMG, por brenda kofanos ka një substancë të mjaftueshme për t’iu afruar orbitës së saj, për më tepër me një konsum me të vërtet të pranueshëm: 13,5 km/litër.

 

CLA 250

Motori

  • 4 cilindra në linjë, turbobenzinë
  • Cilindrata 1.991 cm3
  • Fuqia maks. 165 kW (224 kf) në 5.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks.

350 Nm në 1.800 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me dopio freksion me 7 marshe

Gomat

  • Pirelli Cinturato P7 225/45R18 91W
  • Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 273 cm
  • Gjatësia 469 cm

Gjerësia 183 cm

Lartësia 144 cm

  • Pesha 1.550 kg

 

A 180 D

Motori

  • 4 cilindra në linjë, turbodiesel
  • Cilindrata 1.461 cm3
  • Fuqia maks. 85 kW (116 kf) në 4.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks.

260 Nm nga 1.750 në 2.500 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat para
  • Kambio automatike me dopio freksion me 7 marshe

Gomat

  • Pirelli PZero 225/40R19 93W
  • Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 273 cm
  • Gjatësia 455 cm

Gjerësia 180 cm

Lartësia 145 cm

•Pesha 1.455 kg

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Sediljet identike te të dyja, korrekte në gjeometri dhe në gjendje që të kënaqin këdo.

KROSKOTI DHE KOMANDAT

Pjesa e komandave kënaqin për stilin që kanë, cilësinë dhe ergonominë. Ju duhet të mësoheni me ndryshimin në timon.

INSTRUMENTET

Paneli dixhital i rikonfigurueshëm ofron një mori kombinimesh. Jo gjithmonë i lehtë për tu menaxhuar.

INFOTAINMENT

Është në majë të tregut, e zgjerueshme, e pasur me funksione, me komanda zanore të besueshme dhe ndërfaqe intuitive.

KLIMATIZATORI

Impiant i qëndrueshëm dhe efikas, ku edhe zona mbrapa është e pajisur me dalje për ajrin. Kontrollohet edhe me zë.

SHIKUESHMËRIA

Është e mirë te Classe A, ndërsa te CLA shikueshmëria mbrapa është pak më e ulët.

CILËSIA E MONTIMIT

I është kushtuar rëndësi detajeve dhe materialeve cilësore. Çdo gjë është lidhur mirë pa rrëmujë.

AKSESORËT

Pajisje Premium për të dyja, nga më të pasurat. Dhe ekziston mundësia për të rritur buxhetin.

PAJISJET E SIGURISË/ADAS

Te të dyja ofrohet standard frenimi automatik dhe rregullimi i shpejtësisë. Është opsionale ndihma e nivelit të 2-të në drejtim.

HAPËSIRA

Mund të udhëtoni shumë mirë katër persona ku ka hapësirë të mjaftueshme. Edhe mbrapa, ku CLA ka 4 cm më pak në lartësi.

BAGAZHI

Në krahasim me Classe A me pesë dyer, Sedan ofron rreth 70 litra më shumë, ndërsa CLA 100. Finiturat të përmirësuara.

KOMFORTI

Ura lidhëse dhe goma 19 inç për A Sedan, ndërsa CLA ka sistem multilink dhe goma 18 inç, që rezulton më e rehatshme.

MOTORI

Motori 1.500 naftë me origjinë nga Renault, është i plotë dhe konsumon pak. Ka shumë entuziazëm, veçanërisht në shpejtësi të ulët te motori 2.0 turbo.

PËRSHPEJTIMI

Mjaftueshëm i shkëlqyer modeli A 180 d me 116 kuaj fuqi, edhe pse nuk mund të krahasohet me CLA 4×4 me 224 kuaj fuqi.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Motori me naftë është i përgatitur mirë me kambio reaktive dhe çift rrotullues i fortë. Ashtu si motra që qëndron një hap më lart.

KAMBIO

Një dopio freksion i lëvizshëm dhe i shpejtë që përshtatet thuajse në çdo situatë, kjo falë një logjike të studiuar mirë.

TIMONI

Me një ngarkesë mjaft të lartë, ka një reagim preciz, edhe në kënde të vegjël.

FRENAT

Ngjitja e ndryshme e bën A Sedan më performues. Të dyja zgjasin në frenim.

SJELLJA DINAMIKE

Të dyja janë mjaft të shkathëta dhe reaguese, veçanërisht Classe A, kjo për shkak edhe të gomave opsionale prej 19 inç.

KONSUMI

Modeli A 180 d ka konsum prej hibridi: mesatarisht rreth 20 km/litër. Jo keq edhe 13,5 km/litër te motori turbobenzinë.

ANËT POZITIVE

A Sedan Konsum shumë i ulët në çdo situatë drejtimi.

CLA Performancë e lartë falë motorit energjik 2.0 turbo.

ANËT NEGATIVE

A Sedan Rehatia, veçanërisht në pjesën mbrapa nuk është shumë e lartë.

CLA Aksesi dhe hapësira mbrapa janë më të vogla në krahasim me A.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...