- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024

NËN LËKURË

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Veturat e modeleve spider dhe cabriole janë të vetmet të afta për të përmbysur çdo barrierë sociale dhe të japin kënaqësi në çdo lloj forme. Ja një paradë virtuale e modeleve më interesante: BMW Serie 8, Ford Mustang, Mazda MX-5 dhe Porsche 911

A e dini se cila është diferenca ndërmjet një veture 40 mijë euro dhe një tjetre që kushton 100 mijë më shumë? Asnjë diferencë. Në këtë rast të bëjmë një marrëveshje fjale se po flasim për grupin e makinave të zbuluara, i cili është një univers paralel, ku dinamika lëviz në mënyrën e vet. Mbulesa e tavanit në fakt i rrëzon barrierat dhe i bën më të afërta se sa mund të imagjinohet këto vetura nisur nga prejardhja e ndryshme sociale e atyre që i zotërojnë. Sepse modelet roadster apo cabriole përfaqësojnë zgjedhje irracionale në limitet e mundshme dhe ku është vetëm pasioni që komandon. Dhe, siç dihet, pasioni afron dhe unifikon. Nuk ka tjetër lloj automjeti që jep të njëjtën kënaqësi, pavarësisht ndryshimeve në çmim dhe fuqi motorike. Mjaft që të jenë elementët e duhur dhe kufijtë zhduken: një rrugë e asfaltuar, kthesat që gjarpërojnë përgjatë malit, një ritëm drejtimi i gëzueshëm (por jo shumë), si dhe një temperaturë normale në mëngjes herët apo edhe në mbrëmje. Dhe në qoftë se janë këto kushte, është e njëjta gjë në sensin e plotësimit të dëshirës dhe lehtësisë, si të jesh në një Mazda MX-5 ashtu edhe në një Porsche 911. Dhe për këtë arsye këtu do të gjeni katër modele makinash të hapura që ndryshojnë pak nga njëra-tjetra. I kemi zgjedhur këto në vendin e parë sepse janë më interesantet e propozuara në këtë lloj, por edhe për të kuptuar se sa i hollë është kufiri që i ndan ato.

TRIDHJETË VITET E PARA TË SAJ

Po e nisim me një model klasik të madh: Mazda MX-5 që me të drejtë është bërë një ikonë e drejtimit në qiell të hapur, sepse ndër modelet e fundit është ajo që mishëron më mirë filozofinë e një spider-i origjinal, me karakteristika të tilla si: zhdërvjelltësi, thjeshtësi, traksion në rrota mbrapa, të domosdoshme për një drejtim të komplikuar. I vlerësueshëm është edhe fakti që kjo makinë japoneze ia ka arritur të ruajë genet e saj edhe pas katër gjeneratave, me 1 milion makina të prodhuara në 30 vjet karrierë. Ky është një përvjetor që Mazda e feston me një version me tirazh prodhimi të limituar (tre mijë copë në versionet Soft top dhe RF), që i shihni në këto faqe, të identifikueshme nga ngjyrat portokalli të ndezura. Mazda MX-5 dallon nga të tjerat nga të paktën dy veçanti: mbulesa e tavanit që lëvizet manualisht dhe ka vetëm dy vende ndenjeje. Këto janë elemente që unë personalisht nuk i shoh si mangësi të mëdha. E bukura e Mazdës është se me dorën e djathtë mund të zhbllokosh mekanizmin dhe me në pak kohë ta hedhësh mbulesën pas krahëve, qoftë edhe gjatë ecjes. Është një operacion me thjeshtësi fantastike, që nuk të bën të kesh komplekse për mungesën e sistemit automatik të hapjes dhe gjëra të tjera. Është e vërtet se mund të admirohen modelet Porsche 911 apo BMW Serie 8, të cilat hapen në mënyrë automatike me telekomandë dhe natyrisht është një show i bukur kur e shikon. Por, nëse për ju esenciale është vet makina e hapur, atëherë Mazda MX-5 është në pararojë.

Përsa i  përket sediljeve në makinë, llogaria është e thjeshtë: modeli roadster ka dy vende, ndërsa cabriolet ka katër. Por, nuk ka pse të merremi me matematikë, sepse edhe kur je në një cabriolet, do të duhet të bësh një sakrificë. Sepse duhet të dini se asnjë nga këto modele makinash të hapura me katër sedilje nuk është aq mikpritëse për miqtë. Për shembull, BMW-ja megjithë gjatësinë e vet prej 485 cm, për pasagjerët në sediljet e prapme ofron për këmbët një hapësirë vetëm rreth 15 cm. Por, edhe Ford apo Porsche nuk janë më zemërgjerë në këtë aspekt. Ato kanë afërsisht të njëjtën hapësirë, respektivisht vetëm 22 dhe 20 cm. Natyrisht, ato janë mundësi emergjente për udhëtime të shkurtra, apo edhe hapësirë për sistemimin e dy fëmijëve.

AKSESORË QË IA VLEJNË

Duke u kthyer përsëri tek pika e nisjes, mund të themi se makina e hapur është një zgjedhje e diktuar nga pasioni për të shijuar kënaqësi personale, apo maksimumi dy persona. Dhe në rastin specifik të modeleve cabriole, kur sediljet mbrapa janë bosh, kjo mund të shfrytëzohet për të sistemuar erëpritësen, një aksesor i nevojshëm për shkak të shkulmeve të erës që krijohen në këto sedilje. Tek Ford Mustang është e mundshme të bëhet rivendosje aksesorësh. Tek BMW ka një element që paloset për t’u sistemuar manualisht, ndërsa Porsche dallohet për një sistem automatik që vepron nëpërmjet një pulti në panelin qendror të automjetit.

Për sa i përket aspektit të elegancës, tek makinat e hapura është e nevojshme të bëhen zgjidhje që të bien në sy. Le të nisemi nga sediljet e ventiluara. Ato janë opsionale për të tre modelet cabriolet (Mazda ato i ka vetëm me ngrohje). Por, janë shumë të këshillueshme, sepse mund të bëjnë diferencën gjatë udhëtimit në qiell të hapur me temperatura të larta, duke ruajtur temperaturën e duhur në kabinë. Në të kundërt, në rast të klimës angleze, është i këshillueshëm i ashtuquajturi gjerdan ajri i BMW-së, nëpërmjet të cilit një rrymë ajri e ngrohtë të vjen pas qafës. Ndërsa tek Mazda altoparlantët janë të integruar tek mbështetësja e kokës, që mundëson dëgjimin e mirë të muzikës ose të telefonatave kur mbulesa është e ulur.

NJË MOTOR FANTASTIK

Le të flasim pak për “muzikën” e makinës. Është një gjë e bukur në një makinë të hapur të dëgjosh pa pengesa kolonën zanore të motorit. Në këtë aspekt, secila prej tyre ka një timbër të dallueshëm qartë dhe “muzika” pasqyron karakterin e secilit motor. Kështu, tek Porsche 911 i ri cabriolet ka mjaftueshëm pikënisje për të hapur dyert e “parajsës”. Në fillim shtypet butoni në panelin qendror që hap mbulesën prej rrobe të tavanit me shumë kapëse dhe elemente prej magnezi (në 17 sekonda), pastaj rrotullohet djathtas faqja e dorezës tek timoni për të kaluar në modalitetin Sport dhe për të dëgjuar në formën e vet maksimale tingullin e gjashtë cilindrave boxer turbo me 450 kuaj fuqi. Është një motor që vazhdon me qetësi të ofrojë vazhdimisht të njëjtën punë fantastike: xhirot janë harmonike dhe uniforme në mijë xhiro, por kur shigjeta në instrumentin qendror ngjitet, injektimi i karburantit dhe zhurma e tij bëhen gjithmonë e më të mprehta. Nëpër kthesa ke ndihmën e një timoni që gjithmonë në mënyrë të detajuar, të tregon se çfarë ndodh në rrotat e para. Limitet maksimale janë aq të rritura sa të bëjnë të kuptosh që të paktën në rrugë, nuk do t’i arrish kurrë. Në qoftë se shpejtësia rritet shumë dhe ajri futet me forcë, me xhamat dhe erëpritësen të ngritura, mund të udhëtosh me shpejtësi pa ndjerë vështirësi.

Edhe zhurma e fortë dhe e shtruar e motorit V8 biturbo me 4,4 litra i BMW-së reflekton në perfeksion injektimin e butë dhe të ngjeshur që ofrohet nga momenti përdredhës maksimal prej 750 Nm. Modeli BMW Serie M850i Cabrio, nga të katër këto vetura, mund të jetë ajo me shpirtin më kërkues. Sepse, nga një mjet komod, arrin të transformohet nën presionin e një tasti, në një objekt më të mprehtë nga sa mund të sugjerojnë dimensionet dhe pesha. Timoni bëhet më  i qëndrueshëm, makina bëhet solide dhe zhurma e motorit V8 bëhet më e heshtur, duke u bërë e ngjirur dhe e çjerrë kur nxjerr të gjithë fuqinë e vet 530 kuaj fuqi. Është një tregues që synon të shuajë një dëshirë gjatë performancës. Është e qartë se zhdërvjelltësia në kthesa është larg asaj të Mazda MX-5. Falë peshës së reduktuar, ky rodster japonez, me motor dy litra dhe 184 kuaj fuqi, spostohet lehtë dhe shpejt me shtim xhirosh (7.500 xhiro), shoqëruar nga një marrëdhënie e mrekullueshme e gjashtë marsheve të kambios manuale.

Në mes është Ford Mustang që krenohet se ka shumë armë për të joshur të apasionuarit pas këtyre makinave dhe është e lehtë t’i nënshtrohesh magjisë së tij amerikane. Tërhiqesh nga çmimi joshës në raport me përmbajtjen, si dhe nga miksimi i komfortit me rendimentin që është shumë bindës. Është e qartë se kur thua Mustang, mendon se do të dëgjosh se si “këndojnë” tetë cilindra brenda kofanos. Brenda temës së kolonës zanore motori 4-cilindërsh 2,3 turbo është kandidat për çmimin Oscar, por nuk e fiton. Gjithsesi, treguesit i ka: 290 kauj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 440 Nm. Po ashtu, dhe injektimi i fuqishëm i EcoBoost realizon në nivel të mirë si ritmet ashtu edhe drejtimin e shtendosur me mbulesë të ulur, hapja elektrike e së cilës është shumë e shpejtë: për nëntë sekonda. Ka një kambio automatike me dhjetë raporte, por dyshohet se janë ca si shumë dhe janë të organizuar me një logjikë që herë-herë nuk rezulton shumë decizive. Do të ishte më mirë manuale.

PROBLEME TË MBULESËS

SA KUSHTON TË HAPËSH MBULESËN?

Udhëtimi në qiell të hapur ka kënaqësinë e vet, por ka edhe një çmim që duhet paguar. A keni menduar ndonjë herë se sa mundet të ndikojë mbulesa e ulur në kuadrin dinamik të një makine të hapur? Ne na lindi dyshimi se duhet të ketë një ndikim sepse bëmë disa vëzhgime gjatë udhëtimit me mbulesë të mbyllur dhe të hapur për të parë se çfarë ndryshon në këto raste. U pa se koeficienti aerodinamik përkeqësohet në rastin e dytë (me mbulesë të hapur). Natyrisht, kjo varet edhe nga tipologjia e automjetit. Psh, Mazda është ajo që e vuan më shumë: Cx rritet me 25,6 %, por konsumi dhe shpejtësia e ndiejnë vetëm në mënyrë dytësore falë dimensioneve kompakte të veturës. Vuajnë shumë edhe BMW dhe Porsche me një ulje të ndjeshme të përshkueshmërisë gjatë ecjes në autostradë. Ford Mustang, në kompleks është ajo makinë që e vuan më pak ecjen me mbulesë të ulur, si në termat e Cx, ashtu edhe në rendiment dhe konsum.

MAZDA MX-5 2.0 30TH ANNIVERSARY

Motori

  • 4 cilindra në linjë
  • Cilindrata 1.998 cm3
  • Fuqia maksimale 135 kW (184 kf) në 7.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 205 Nm në 4.000 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat mbrapa
  • Kambio manuale me 6 marshe

Gomat

  • Bridgestone Potenza S001 205/45R17 84W
  • Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 231 cm
  • Gjatësia 392 cm

Gjerësia 174 cm

Lartësia 123 cm

  • Pesha 1.015 kg

Çmimi

  • 34.250 €

 

FORD MUSTANG 2.3 ECOBOOST CONVERTIBLE

Motori

  • 4 cilindra në linjë
  • Cilindrata 2.261 cm3
  • Fuqia maksimale 231 kW (290 kf) në 5.400 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 440 Nm në 3.000 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat mbrapa
  • Kambio automatike me 10 marshe

Gomat

  • Pirelli PZero 255/40ZR19 100Y
  • Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 272 cm
  • Gjatësia 479 cm

Gjerësia 192 cm

Lartësia 139 cm

  • Pesha 1.728 kg

Çmimi

  • 47.500 €

 

BMW M850I XDRIVE CABRIO

Motori

  • 8 cilindra në V (90°)
  • Cilindrata 4.395 cm3
  • Fuqia maksimale 390 kW (530 kf) në 5.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 750 Nm nga 1.800 në 4.600 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral me ndërhyrje automatike
  • Kambio automatike me 8 marshe

Gomat

  • Pirelli PZero Para 245/35R20 95Y Mbrapa 275/30R20 97Y
  • Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 282 cm
  • Gjatësia 485 cm

Gjerësia 190 cm

Lartësia 135 cm

  • Pesha 2.015 kg

Çmimi

  • 140.100 €

 

PORSCHE 911 CARRERA 4S CABRIOLET

Motori

  • 6 cilindra boxer
  • Cilindrata 2.981 cm3
  • Fuqia maksimale 331 kW (450 kf) në 6.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 530 Nm nga 2.300 në 5.000 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral me ndërhyrje automatike
  • Kambio automatike me dopio-freksion me 8 marshe

Gomat

  • Goodyear Eagle F1 Asymmetric 3 Para 245/35ZR20 95Y Mbrapa 305/30ZR21 104Y
  • Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 245 cm
  • Gjatësia 452 cm

Gjerësia 185 cm

Lartësia 130 cm

  • Pesha 1.635 kg

Çmimi

  • 147.179 €

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...