AutoClub

ALFA ROMEO 75 TURBO EVOLUZIONE, SHEH VETËM ME TË KUQE

Kjo makinë që t’i lëbyr sytë, u lind në gjirin e skuadrës së garave të Alfa Romeos. Ja se si ndodhi

Mund të thoni ç`të doni. Se është ekstravagante. Se e kuqja, e vetmja ngjyrë e Alfa Romeo 75 Turbo Evoluzione, është elegante si një e fejuar me minifund fuksia apo si një dhëndër me pantallona të shkurtra bermude dhe sandale flip-flops. Madje lejohet edhe që dikush të thotë: “S’do bëj kurrë ndonjë xhiro me këtë makinë”. Megjithatë jemi gati të vëmë bast: nëse gjendeni para një makine të tillë një ide “e mbrapshtë” do iu lindë në kokë. E papranueshme, por do iu lindë. Dhe do ta blesh makinën pa një pa dy. Përndryshe, nuk ka si shpjegohet se edhe një makinë e përdorur Alfa Romeo 75 Turbo Evoluzione, që nuk është mirëmbajtur kushedi se çfarë, kushton diku tek 40 000 euro.

DIÇKA E RRALLË

Një nga arsyet e këtij vitaliteti në tregun e koleksionistëve – nëse 40 000 euro iu duken një shifër e çmendur, konsiderojini ato si një investim i shkëlqyer për të ardhmen, sepse çmimet parashikohen të rriten – është fakti se nga kjo veturë e projektuar prej skuadrës së garave të Alfa Romeos e të linçuar në Sallonin e Automobilave të Gjenevës në 1986-ën, u prodhuan vetëm 500 vetura. Ky është numri minimal i nevojshëm që të marrësh miratimin për të marrë pjesë në kampionatin e turizmit.

SKUADRA E GARAVE SHTIN NË DORË ÇDO GJË

Modeli bazë i Evoluzione-s është 75 Turbo 1.8. Në krahasim me të, mbeten të pandryshuara fuqia dhe interieri. Pra nuk ndryshon numri i kuajve fuqi, por kjo s’do të thotë se nuk ndryshon dhe motori: sepse për të marrë homologimin e dëshiruar në grupin A – të klasës më të vogël se tre litra – cilindrata e motorëve turbo duhet shumëzuar me 1,7. Vëllimi 1,779ç i motorit të prodhuar në seri zvogëlohet në 1,762ç dhe, për të mos humbur sadopak në fuqi, ne punojmë mbi presionin e furnizimit me karburant dhe mbi tubat e aspirimit. Ndryshimet e tjera janë më të mëdha si p.sh. rrotat (më të gjëra, që futen në udhëzues të fryrë enkas), amortizatorët e përparmë, frenat, etj.

KARAKTER I ASHPËR

Tejushqimi me karburant, që bëhet përmes turbokompresorit Garrett T3 me ftohës të ndërmjetëm, është i tipit të vjetër (kur turbo futet nën presion duhet të presësh jo pak); nuk ka fare elektronikë dhe gomat kanë përmasa 205 / 50-15. E gjitha kjo nuk do të thotë se makina nuk ndjehet mirë në rrugë, ndonëse nuk mund të bëhen krahasime me veturat moderne dhe gjithsesi duhet bërë kujdes për të mos pasur humbje aderence pas asfaltit.

NJË INTERIER SHUMË “GRI”

Përmendëm më lart se interieri i 75 Turbo Evoluzione është njëlloj me atë të makinave të tjera të të njëjtës klasë. Në të vërtetë ka ca ndryshime: forma e ndenjëseve p.sh. përshtatet më mirë pas trupit, ndërsa instrumentet janë ngjyrë portokalli. Megjithatë, pjesa tjetër është krejt njëlloj me modelin origjinal. Dhe është për të ardhur keq, sepse ndonëse për kofanon dhe panelet e portës s’mund të bëhej ndërhyrje – për efekt kostoje – mund të kishte ndërhyrë te timoni dhe këmbimi i marsheve.

NJË KARRIERË SPORTIVE DISKRETE

Megjithatë, 75 Turbo Evoluzione që alfistët e thekur e pëlqejnë aq shumë, çuditërisht nuk ka ndonjë koleksion të madh medaljesh.: suksesi më i madh i saj është fitorja në xhiron e Italisë me 1988-ën me Patrese / Biasion / Siviero dhe në 1989 në Francë / Cerrato / Cerri. Kurse makina “e urryer 155” ka fituar shumë herë më tepër.

Alfa Romeo 75

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *