- Advertisement -
9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

“Femrat në motorsport”, një histori suksesi dhe mundësi të reja

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Një studim sociologjik i zhvilluar gjatë garave të kartingut për afrimin e vajzave të reja në motorsport tregon kënaqësinë që japin eventet. Në programin e FIA-s “Girls on Track” u përfshinë 1200 të reja

Programi Evropian 2-vjeçar i FIA-s për vajzat e reja ‘The Girls on Track Karting Challenge’ përfundoi në Tetor të 2019-ës me një konferencë përmbyllëse në selitë e institucioneve të BE-së në Bruksel ku u prezantuan rezultatet kyçe të programit të mbështetur edhe nga Programi Erasmus+. Konferenca u hap nga Presidentja e Komisionit FIA-s ‘Women in Motorsport” dhe ish-nwnkampionia e World Rally Champion Michèle Mouton, Presidenti i FIA-s Jean Todt si dhe Komisioneria Evropiane për Transportin, Violeta Bulc. Sesioni i hapjes u mbajt në prezencën e përfaqësuesve të instucioneve evropiane, atyre kombëtare, publike si dhe  mbështetësve nga bota e motorsportit. Komisioneri Evropian për Edukimin, Rininë, Kulturën dhe Sportin, Tibor Navracsics mbylli sesionin e mëngjesit. Falë mbështetjes financiare të programit Erasmus+, Komisioni FIA Women in Motorsport lançoi programin ‘FIA The Girls on Track Karting Challenge’ (Vajzat në pistë në sfidat e kartingut) në Yokohama në Mars 2018. Programi, me partnerë nga tetë Autoritete Kombëtare Sportive evropiane dhe Qendrën për të Drejtën e Sportit dhe Ekonominë (CDES–PROGESPORT i universitetit të Limoges), mirëpriti vajza të moshave nga 13 në 18 vjeç në eventet e karting slalom. Në 22 evente në nëntë shtete, më shumë se 1200 vajza përftuan nga eksperienca e drejtpërdrejtë në motorsport. Në përfundim të 22 eventeve u përzgjodh gjashtëshja më e fortë për në finalen e zhvilluar në pistën e famshme të Le Mans. Prej këtu, ekipi ndoqi dy kampe trajnimi pwr drejtim për të rritur më tej aftësitë e vajzave të reja në botën e motorsportit. Si pjesë e projektit të FIA-s në bashkëpunim me CDES- PROGESPORT, për të bërë një analizë të detajuar të ndikimit të këtij programi, shërbeu edhe një studim sociologjik për të dhënë një sërë rekomandimesh për mbështetësit e këtij sporti dhe për institucionet publike se si mund të sfidohen stereotipet gjinore për sportin. Studimi nxori në pah feedback-un pozitiv nga pjesëmarrëset, të cilat në 96,4% shprehën emocione për të 22 garat kombëtare të kartingut të organizuara nga FIA dhe nga iniciativa e nëntë Autoriteteve Kombëtare Sportive si partnere në këtë program. Gjithashtu, impresionues është fakti se 97,4% shprehën besimin se evente të tilla janë një potencial i madh për të inkurajuar pjesëmarrjen e më shumë vajzave në motorsport.

Vajzat në motorsport

Në këtë kuadër, studimi nxjerr në pah ndikimin që ka njohja e hershme me motorsportin në tejkalimin e tabusë gjinore që egzistojnë rreth tij. Gjithashtu, thekson edhe mungesën e adaptimit me motorsportin që është kusht për thjeshtësinë dhe fitimin e aftësive specifikisht për femrat. Komunikimi dhe promovimi i modeleve të rolit të femrës ishte një tjetër faktor kyç për të inkurajuar vajzat e reja të merren me sport. Gjithashtu ftesat për pjesëmarrje në gara janë një mjet i mirë për të inkurajuar një barazi efektive gjinore, referuar kushteve të pjesëmarrjes dhe mjedisit rrethues të një përvoje në nivelin fillestar. Faktor i rëndësishëm në nivel më të përgjithshëm është aplikimi i politikave dhe iniciativave të qëndrueshme dhe aktive në mbështetje të femrave, të tilla siç ishte programi i FIA-s pwr vajzat e reja.

E ardhmja

Gjatë konferencës përmbyllëse pati një demonstrim kartingu nga ekipi evropian fitues i programit “Girls on Track”. Më pas, konferenca u mbyll me dy panele diskutimesh. Fokusi i diskutimeve ishte se si motosporti të bëhet sa më i aksesueshëm për femrat që në nivelin fillestar. Idetë u paraqitën nga Sekretarja e Përgjithshme e AKK Motorsport, Anssi Kannas, pjesëtarja e skuadrës fituese evropiane, Milja Kukkonen, pilote testimi për skuadrën e F1, Alfa Romeo Racing dhe ambasadore e programit, Tatiana Calderon si edhe inxhiniere për motorin e skuadrës Mercedes F1, Margarita Torres Diez.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...