- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024

DPSHTRR publikon masat, si të mbrohemi nga COVID-19

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Pas një mbyllje thuajse të plotë për më shumë se një muaj e gjysmë për shkak të pandemisë Covid-19, në Shqipëri ka nisur hapja graduale. Nga data 27 Prill kanë rifilluar shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferët dhe pasagjerët duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19! Në njoftimet e saj, DPSHTRR ka bërë të ditur edhe masat që duhen respektuar për të udhëtuar me taksi gjatë kësaj periudhe të vështirë.

 

“Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

? Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!
? Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!
? Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!
? Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.
? Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.
? Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

? DENONCO mosrespektimin e masave të sigurisë: www.dpshtrr.gov.al Mbro veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

 

Leje e veçantë për të shkuar në sportelet e DPSHTRR-së

Pagesa e taksave të makinës dhe shërbimet e tjera që drejtuesit e automjeteve janë të detyruar ti marrin në sportelet e DPSHTRR-së, tashmë kanë mundësi që të aplikojnë për një leje specifike vetëm për këtë rast. “Aplikimet për të ardhur te sportelet e DPSHTRR tashmë kryhet nëpërmjet e-Albania! Falënderojmë qytetarët e subjektet për mirëkuptimin në zbatimin e udhëzimeve të reja mbi shërbimet e DPSHTRR nga rihapja e sporteleve dhe për orientimin mes moduleve tona online! Për informacionet më të fundit dhe për çdo asistencë: www.dpshtrr.gov.al”, bën të ditur DPSHTRR në njoftimin e saj më të fundit.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...