- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

OPEL GRANDLAND X HYBRID4

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Spina dhe tre motorët e këtij plug-in kanë një detyrë jo të lehtë. Duhet të rakordojnë kërkesat ambientale me ato të përdorimit të përditshëm të automjetit. Autonomia elektrike është 50 kilometra

Duke filluar nga viti 2020, emetimi mesatar i gazrave i të gjithë gamës së makinave të të gjitha firmave prodhuese nuk duhet të kalojë 95 g/km, në të kundërt gjobat do të jenë të kripura. Për këtë arsye, makinat hibride që shkaktojnë pak ndotje, janë një domosdoshmëri. Së dyti, nuk duhen harruar përfitimet monetare të parashikuara nga ekobonusi për ato makina që nuk i kalojnë 70 g/km.

Modeli Grandland X Hybrid4 i karikueshëm që deklaron një emetim mesatar 36 g/km të CO2, mbërriti në momentin e duhur. Do të duhej një ekspert i lojës “gjej ndryshimet” për të zbuluar gjithçka që e bën të ndryshëm këtë model. Është e lehtë të kapesh vetëm pas një kofanoje të zezë. Për ne, një qasje e tillë nisur vetëm nga ngjyra, nuk është e mjaftueshme. Duhen gjetur të tjera të dhëna të tilla si dy mundësi për tu furnizuar (një vend për prizën elektrike, ndërsa vendi tjetër klasik i furnizimit me karburant), katër disqe dyngjyrësh 19 inç. Një ndryshim i lehtë vazhdon në pjesën e kabinës, ku janë instrumentet e reja specifike të Hybrid4 si dhe detaje të tjera si ekrani me prekje 8 inç që lejon të vëzhgohet fluksi i energjisë.

KATËR MODALITETE

Pjesa mekanike është më interesantja. Bëhet fjalë për një platformë Emp2 të grupit PSA të elektrifikuar në mënyrë të përshtatshme. Sistemi i transmetimit të fuqisë është i kompozuar nga motori 4-cilindërsh 1.6 turbobenzinë dhe nga dy motorë elektrikë, me një fuqi totale 300 kuaj fuqi dhe mundësi për një traksion integral me të gjitha efektet e veta.

Shumëçka pastaj varet nga modeli i drejtimit i përzgjedhur ndër katër modalitetet që janë të disponueshme. Edhe për një maxhorancë të madhe rastesh, ky model është shumë i organizuar: tre motorët komunikojnë ndërmjet tyre në mënyrë eficente duke i ndarë mirë detyrat. Është një punë në hije që nuk bezdis asnjëherë veshët e personave në makinë. Për atë që do dëshironte të shkonte deri në fund të gamës së modaliteteve, mund të themi se modaliteti Sport është ai i këshillueshmi.

Në qoftë se pedali i gazit shkelet shumë fort, duhet marrë parasysh se do të ketë një uturimë jo të pakët të motorit 4-cilindërsh me xhiro afër zonës së kuqe, të shoqëruar edhe me ashpërsi jo të vogël. Të jemi të qartë: rendimenti është i plotë, kjo gjë ndihet. Por, nuk duhet të bëni gabimin që ta përfshini Hybrid4 ndërmjet Suv-eve sportivë. Nuk diskutohet siguria, por ndjesia e krijuar nga timoni, ekuilibri i makinës, si dhe lëkundjet anësore të saj, nuk këshillojnë për një liri veprimi të tepruar.

Një tjetër gjë është modaliteti Electric (ai është i pari kur ndizet makina). Në këtë rast, një sinjal Led në pasqyrën e pasme projekton një dritë blu që tregon se makina është duke ecur me zero emetim gazrash. Sipas konstruktorëve të Opel-it, vetëm me motorët elektrikë makina mund të përshkojë 50 km. Por, duke u nisur me bateri të plota, nuk arrita të kaloj kuotën 35. Është një e dhënë që duhet marrë me rezervë, sepse rruga provë e përshkuar parashikonte vetëm një  segment të shkurtër në qytet, një skenar në të cilin plug-in japin më të mirën në termat e përshkueshmërisë.

NËSE TRAKSIONI ËSHTË I DOBËT

Në qoftë se karikimi elektrik mbaron, atëherë nuk ngelet gjë tjetër veçse ti besohet 43 litrave benzinë në serbator duke llogaritur konsumin mesatar të deklaruar nga kompania. Sidomos, kur  nuk ke dëshirë të ndalosh ta rikarikosh baterinë herë pas here. Në Russelsheim kanë kërkuar ti gjejnë një rrugëzgjidhje kësaj vështirësie duke mundësuar të rifurnizohet akumulatori nga motori 4-cilindërsh, duke rivendosur nivelin e karikimit të ndarë në tre “pjesë” autonomie. Mund të zgjidhet të rimbushet paketa e baterisë deri në fund ose aq sa të mund të përshkohen 10-20 km me energji elektrike. Kjo është zgjidhje sidomos kur parashikohet të përshkosh segmente rrugore brenda qytetit, pas një udhëtimi të gjatë. Sigurisht, në termat e konsumit të benzinës, kjo mundësi ka kostot e veta.

Mbërrijmë më në fund në modalitetin e katërt të drejtimit: 4WD, që është menduar për të dalë nga vështirësia në rast të një traksioni të pamjaftueshëm. Tani janë vetëm motorët elektrikë që veprojnë për të transferuar shtytjen tek rrotat. Megjithatë, në rast rrëshqitjeje të gomave, ose në shpejtësi mbi 80 km/orë, ndërhyn për të dhënë një ndihmë motori 1.6 turbobenzinë. Për të harmonizuar punën e tre motorëve mendon edhe kambio automatike me 8 raporte, që ndryshohen nëpërmjet levës. Ashtu si të gjitha veturat elektrike të grupi PSA, mundësia për të realizuar frenimin gjenerativ është zëvendësuar nga funksioni Brake që aktivizohet nëpërmjet levës së kambios. Në këtë mënyrë, duke hequr këmbën nga gazi, aksioni i frenimit intensifikohet dhe akumulatori me jone litiumi karikohet më shpejt.

Janë dy zgjidhje për  të realizuar karikimin e plotë. E para, me karikues të serisë 3,7 kW që duhen katër orë për karikimin e plotë të baterisë. E dyta, me karikues 7,4 kW (opsional), koha zbret në më pak se dy orë.

Vijmë tek problemi i çmimit, i cili realisht është më i lartë se versionet e tjerë termikë të ngjashëm. Kompania automobilistike e Russelsheim-it, megjithatë vjen në ndihmë duke bërë zbritje çmimi, i cili, duke futur edhe ofertat e ekobonusit, mund të shkojë deri në 8.500 euro në rast shkëmbimi me makinë të përdorur.

 

HYBRID4

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.598 cm³
  • Fuqia 147 kW (200 kf)
  • Momenti përdredhës maksimal 300 Nm
  • Fuqia elektrike 80 kW (109 kf)
  • Fuqia maksimale e sistemit 221 kW (300 kf)

Bateria

  • Me jone litiumi, 13,2 kWh

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 235 km/h
  • 0-100 km/h 6,1 s
  • Përshkueshmëria mesatare 62,5 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 268 cm
  • Gjatësia 448 cm

Gjerësia 186 cm

Lartësia 161 cm

  • Pesha, e padeklaruar

Çmimi

  • 46.900 €

 

TEKNIKA

Grandland Hybrid4 shfrytëzon platformën e njohur Emp2 të grupit PSA. Përveç motorit 1.6 turbobenzinë me 200 kuaj fuqi, janë edhe dy motorë elektrikë: i pari është i vendosur ndërmjet motorit dhe kambios, ndërsa i dyti në aksin mbrapa (me amortizatorë që ndjekin skemën me shumë lidhje). Bateria me jone litiumi 13,2 kWh dhe 38 Ah, me garanci për 8 vjet ose 160.000 km është e “fshehur” nën dysheme dhe nuk merr hapësira të vlefshme të bagazhit. Në kompleks, sistemi nxjerr 300 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 520 Nm, ndërsa shpejtësia maksimale është 235 km/orë (135 km/orë me sistemin elektrik). Transmisioni menaxhohet nga një kambio automatike me 8 marshe që shfrytëzon një freksion multidisk me vaj në vendin e sistemit klasik të konvertitorit të momentit përdredhës maksimal. Mbi të njëjtën bazë teknike është zhvilluar edhe versioni me dy rrota aktive i emërtuar thjesht Hybrid. Në këtë rast ka 224 kuaj fuqi dhe çmimi në katalog zbret me 4.350 euro duke arritur në kuotën e 42.550 euro. Natyrisht, duke përjashtuar veçanti të ndryshme.

Motori 4-cilindërsh 1.6 turbobenzinë me 200 kuaj fuqi

Një motor elektrik është i integruar në kambio

Bateria me jone litiumi 13,2 kWh është poshtë sediljeve të pasme

Motori i dytë elektrik i jep jetë një traksioni 4×4

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...