- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024

BMW X6

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Një linjë elegante, shumë teknologji dhe një V8 benzinë me mbi 500 kuaj fuqi. Këto janë disa karakteristika të serisë së tretë të Suv coupé të Mynihut. Një makinë që në rrugë ecën mirë, pavarësisht peshës dhe dimensioneve

Edhe më parë, modeli BMW nuk mund të kalonte në rrugë pa u vënë re, aq më tepër tani që versioni i ri është bërë më i gjatë dhe më i gjerë (respektivisht 26 dhe 15 mm më shumë). Ndërsa lartësia është ulur me 6 mm. Pa folur pastaj për rrotat 22 inç si dhe për pjesën përpara ku dopio grilat kanë dimensione të mëdha. Ato harmonizohen mirë me fenerë të rinj lazer që japin një impakt gati skenik. Ekziston gjithashtu mundësia (sipas kërkesës) që ato të shkëlqejnë, falë një sistemi të bërë mirë. Kabina ka më tepër hapësirë falë një pjerrësie më të madhe të mbajtëseve përpara (+2 gradë) dhe rrjedhimisht të xhamit si edhe rritja e hapit me 4 centimetra. Në pjesën e pasme dallojnë fenerët e rinj më të hollë, një sipërfaqe e pjerrët aerodinamike e bollshme si dhe  shkarkues gazrash të mëdhenj për ti dhënë forcë bishtit të makinës. Në pjesën e brendshme, modeli X6 paraqet ato elemente që tashmë janë parë në modelin e fundit të BMW-së. Kroskoti i  orientuar drejt shoferit dominohet nga dy ekrane të mëdhenj 12,3 inç. Një prej tyre është për instrumentat dhe tjetri për sistemin multimedial. Të dy ata i japin jetë një sistemi Live Cockpit-i. Motori V8 e këtij versioni është një forcë e vërtetë e natyrës dhe jep 530 kuaj fuqi. Në rrugë realizon rendimentin e një makine të vërtetë sportive dhe ka një rezervë fuqie të aftë për të dalë nga çdo situatë e vështirë.

MË SHUMË MOMENT PËRDREDHËS MBRAPA

Akordi me kambion automatike me 8 marshe është perfekt dhe sistemi xDrive kujdeset për të transferuar momentin përdredhës maksimal nga njëri aks tek tjetri sa herë që është e nevojshme. Në kushte normale ngjitjeje, pjesa më e madhe e kuajve fuqi kalon tek rrotat mbrapa. Një gjë e tillë, në saj edhe të diferencialit të pasmë aktiv (M differential), bën të mundur që në kthesa X6 të ketë një zhdërvjelltësi të admirueshme. Meritë kanë edhe amortizatorët aktiv anti-lëkundje si dhe  katër rrotat që kontribuojnë për të neutralizuar jo pak masën e madhe të këtij versioni BMW në kthesat e menjëhershme dhe të forta. Por, nëse përzgjidhen modalitetet e një drejtimi sportiv (Sport dhe Sport+), kjo gjë e bën më të keq reagimin e motorit dhe të kambios, por edhe ashpërson makinën. Terreni i zgjedhur për X6 mbetet autostrada ku makina është në gjendje të garantojë ndryshimet e shpejtësisë me komfortin më absolut. Gjatë udhëtimit me këtë model të madh Suv, ndihesh mjaft mirë në bord, i izoluar nga zhurmat e mjedisit të jashtëm si dhe i asistuar nga një sistem multimedial ndër më të kompletuarit dhe efikasët.

M50I

Të dhëna teknike

Motori

  • Përpara vertikal
  • V8 (90º) biturbobenzinë
  • Cilindrata 4.395 cm³
  • Fuqia maksimale 390 kW (530 kf) në 6.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 750 Nm nga 1.800 në 4.600 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 250 km/h
  • 0-100 km/h 4,3 s
  • Përshkueshmëria mesatare 9,6 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 298 cm
  • Gjatësia 494 cm

Gjerësia 200 cm

Lartësia 170 cm

  • Pesha 2.310 kg

Çmimi

  • 107.300 €

 

 

Previous articleDS 7 CROSSBACK E-TENSE
Next articleVOLKSWAGEN GOLF
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...