- Advertisement -
6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

VOLKSWAGEN GOLF

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Pavarësisht performancës, seria e tetë shkurton qartë urën me versionet e mëparshme. Ka një teknologji hibride të butë 48 volt dhe një kabinë të versionit 2.0. Ndoshta një detaj i vogël por që po merret seriozisht nga ana e Volkswagen

Në dizajnin e jashtëm i qëndron plotësisht natyrës së vet, por brenda automjetit kanë ndryshuar aq shumë karakteristika të cilat e identifikonin Golfin, sa mund t’ju duket gati i panjohur. Pjesa brenda mbetet besnik e traditës deri në detaje. Madje edhe “poshtë lëkurës” mund të flasim për traditë, duke pasur parasysh se kjo gjeneratë e tetë lindi falë platformës multifunksionale të Mqb dhe nuk parashikon ndryshime thelbësore në bazën e rrotave (madje as për gjatësinë). Kjo konfirmohet edhe nga bagazhi, i cili mbeti identik në kapacitet në krahasim me serinë e mëparshme: 380 litra.

PROJEKTIMI CX

E megjithatë, edhe pse përmasat janë lehtësisht të njohura, nuk mungojnë disa veçori të reja të rëndësishme. Dritat tashmë janë LED (Matrix në versionet më të mira) dhe kanë një pamje krejtësisht të re nga e kaluara. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ky version duket risi nga ana e Volkswagen. Dizajni i ri ka bërë të mundur gjithashtu përmirësimin e aerodinamikës, me Cx që ka kaluar nga 0.30 në 0.275, dukshëm më efikase.

Ndjesia që të krijohet në shikim të parë është se ky Volkswagen ka fituar më shumë terren përpara konkurrencës, të paktën në mënyrën e ndarjes së kabinës. Jo vetëm sepse pothuajse të gjitha versionet dalin nga fabrika me dy ekrane të bashkuara 10.25 inç, por edhe sepse sistemi multimedia D ndërhyn me thjeshtësi dhe është i plotë. Çelësat fizikë thuajse nuk janë më, duke i dhënë kroskotit një pamje absolutisht të pastër dhe moderne. Sigurisht, zgjedhja tradicionale mbetet ende më e preferuara në shumë këndvështrime, pasi përcjell një stil më të thjeshtë dhe ka më pak shpërqendrime, por duhet pranuar që këtu të gjitha sipërfaqet e teknologjisë reagojnë në mënyrë perfekte. Një ndryshim teknologjik që shkon paralelisht me cilësinë, diçka që mund ta hasim edhe në versionin e ri. Madje ka disa detaje intriguese, siç janë dritat e ambientit, ndërsa plastika e fortë shfaqet vetëm në pjesën e poshtme të automjetit: ndoshta e përdorur pak më shumë se sa duhej.

Kur jeni në drejtim, do të zbuloni një tjetër risi. Për herë të parë, modeli gjerman më i dashur për italianët vjen në një version hibrid të butë prej 48 volt, i cili ju lejon të rikuperoni një sasi të konsiderueshme energjie gjatë frenimit. Nuk udhëtoni me energji elektrike, si në variantet më komplekse dhe më të shtrenjta, por falë një gjeneratori të veçantë, mundësuar nga një bateri shumë e vogël litiumi. Një nxitje e vogël, e cila vepron vetëm në metrat e parë, kur ndizni automjetin. Rrotat fillojnë të lëvizin pas një nisje të ngadaltë. Sistemi, në çdo rast, përdoret për të rindezur gjithashtu motorin sa më shpejt. Për shembull, pas ndërhyrjes Start & Stop ose në një shpejtësi të konsiderueshme, gjatë përfundimit të një faze (makina vazhdon procesin në mënyrë neutrale, me fikjen e motorit termik).

Sigurisht, drejtuesi i gjithçkaje mbetet motori 1.5 turbobenzinë prej 150 kuaj fuqi, i cili, pas një nisje të ngadaltë, siç ndodh shpesh me motorë të vegjël, fillon të përshpejtojë me bindje drejt intervalit. Kjo është konfirmuar, të paktën nga performanca: 8.5 sekonda në 0-100 km/h në letër tregon se ky model qëndron larg spektrit të një performance të ulët. Për t’u vlerësuar është edhe momenti përdredhës maksimal, 250 Nm në 1.500 xhiro, por edhe kambio automatike, një Dsg me shtatë raporte që është i shpejtë dhe i saktë, ndërsa zhurma thuajse është e papërfillshme në ndryshimet e marsheve. Për momentin, kambio automatike është e vetmja që përcjell butësi në 48 volt. Në versionet manuale, ju duhet të krijoni një lidhje me motorin klasik termik, pa ndihmën e teknologjisë hibride. Është për të ardhur keq, sepse kjo duket një zgjidhje ideale, të paktën duke gjykuar nga rezultatet e kompjuterit në bord, në fund të provës: më shumë se 17 kilometra me një litër nuk është aspak keq, sidomos kur je duke kryesuar listën e shitjeve.

 

PESË PËR NISJE

Lista e çmimeve të Golf-it, tani për tani, është e thjeshtë dhe e rregullt, me dy modele benzine me kubikë të ndryshëm, një turbodiesel në dy nivele të energjisë dhe një teknologji hibride të butë që bazohet te modeli me benzinë me kubaturë më të mëdha. Sidoqoftë, në të ardhmen, gama është destinuar të zgjerohet, për shembull me futjen e hibridit prej 48 voltësh në motorin me tre cilindra me benzinë (me fuqi të pandryshuar, 110 kuaj fuqi) dhe një version 130 kuaj fuqi, 1.5 (aktualisht është në dispozicion vetëm me 150 kf). Gjithashtu të planifikuara janë plug-in, të cilat do të bazohen në katër cilindra 1.4 litra me 204 ose 245 kuaj fuqi (në rastin e GTE), dhe TGI me metan (1.5 litra dhe 130 kuaj fuqi).

110 kf  Manuale

130 kf  Manuale          nga

150 kf  Dsg                  nga

115 kf  Manuale          nga

150 kf  Dsg                  nga

1.5 E-TSI DSG STYLE

Të dhëna teknike

Motori

  • Përpara horizontal
  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.498 cm³
  • Fuqia maksimale 110 kW (150 kf) në 5.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 250 Nm nga 1.500 në 3.500 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat para
  • Kambio me dopio freksion me 7 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 224 km/h
  • 0-100 km/h 8,5 s
  • Përshkueshmëria mesatare, e padeklaruar

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 263 cm
  • Gjatësia 428 cm

Gjerësia 178 cm

Lartësia 145 cm

  • Pesha, e padeklaruar

Çmimi

  • 32.650 €

DIXHITALIZIMI

MUND TË KRYENI ÇDO VEPRIM ME ANË TË ZËRIT TUAJ

Komandat zanore, të cilat mund aktivizohen me një “Hello, Volkswagen”, funksionojnë shumë mirë. Falë pranisë së një sim virtual, falë disa fjalëve specifike kërkojnë ato çfarë ju interesojnë, pika të tilla si restorante dhe hotele, por edhe të shfrytëzoni shërbimet e Alexa-s. Përveç kësaj, ju mund të rregulloni kondicionerin (në mënyrë opsionale) me fraza spontane dhe jo të paracaktuara. Jo keq, duke pasur parasysh që sistemi pranon komandat e zërit edhe nga pasagjerët e tjerë, duke vepruar në sajë të asaj pjese që vjen komanda.

MBI 30 MILIONË

Në harkun kohor të 45 viteve, Golf ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm tregtar që ka lënë në hije 21.5 milion njësi të Beetle. Për tu theksuar, për sa i përket shitjeve, njësitë më të shitura i numëron seria e parë dhe e fundit.

milionë

Seria e 1-rë

Seria e 2-të

Seria e 3-të

Seria e 4-t

Seria e 5-të

Seria e 6-të

Seria e 7-të

DETAJE QË KANË RËNDËSI

Megjithatë, ngjashmëria mbetet e pamohueshme me gjeneratën e mëparshme. E gjithë pjesa brenda është ri-dizenjuar nga e para. Përqendrohuni në detaje për të zbuluar se çfarë është e re. Për shembull, shikoni dritat LED, të cilat tani shfaqin një ndriçim krejtësisht të ri në krahasim me modelet e mëparshme.

Previous articleBMW X6
Next articlePEUGEOT 2008
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...