- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

AUDI RS 6 AVANT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Me një dizenjo më agresive se kurrë, kjo makinë bën një hap të ri përpara: një motor më eficent dhe rendiment superior. E kemi testuar paraprakisht në rrugët e Kalifornisë

Një makinë perfekte për çdo lloj kërkese apo pretendimi. Natyrisht, nuk ka ekzistuar kurrë një e tillë dhe ndoshta nuk ka për të pasur ndonjëherë. Por, nëse do të imagjinonim një makinë të aftë për t’iu afruar këtij koncepti, padyshim që do të ishte Audi Rs 6 Avant, të cilin unë e kam drejtuar paraprakisht. Me perfeksion unë kuptoj aftësinë për të kënaqur një gamë shumë të madhe nevojash si dhe çmimin. Thënë ndryshe, të zgjidhet një model i vetëm në një garazh plot me makina. Dhe gjithmonë, por sidomos me këtë gjeneratë të re, seria e modeleve të makinave të prodhuesit gjerman është një nga të paktat marka që i përgjigjen këtij identikiti. Sistemi  elektronik modern bën të mundur që vetëm me një buton (moduli RS në timon), ndryshon në mënyrë sensacionale karakterin e makinës. Me amortizatorë pneumatikë Comfort, dy dalje të mëdha dhe motor V8 4.0 biturbo (në xhiro të ulta punon me katër cilindra). Ai mund të fiket dhe pastaj është gati të fluturojë nga 55 në 160 km/orë falë motorit hibrid të butë me 48 V dhe të duket sikur udhëton me një A6 turbodiesel. Ka të gjitha avantazhet që të jep komoditeti, por edhe shumëllojshmëri, ku përfshihet hapësirë e bollshme e kabinës për pesë persona me një bagazh me hapësirë të bollshme, pa llogaritur këtu edhe mbajtëset mbi tavan për të transportuar pajisje për ski apo mbështetësen për sërf, etj. Makina është e kompletuar më së miri për rrugë të tilla si ato që gjarpërojnë edhe nëpër plazhet kaliforniane.

NJË MAKINË BIPOLARE

Në raste të caktuara, presioni mbi tastin magjik “RS mode” mund të bëjë që versioni RS 6 të transformohet në fraksion të sekondës në një makinë që mund të të shqetësojë nëpër kthesa, sidomos modelet sportive më të ulta se 30 cm. Fuqia prej 600 kuaj fuqi dhe moment përdhredhës maksimal 800 Nm e motorit V8 biturbo, bën që ti të ndjesh në shpinë goditje dhe zhurma të fuqishme dhe e gjithë makina bëhet si një copë mermeri, që nga timoni deri tek veshja e sediljeve. Por, nëse në rastin e fundit parapëlqehet Drc me balestra çeliku, janë amortizatorët e rregullueshëm dhe sistemi hidraulik që reduktojnë dridhjet dhe lëkundjet. Kështu, makina RS 6 Avant bëhet më precize, e mprehtë si një teh thike dhe shumë e zhdërvjellët, pavarësisht peshës së madhe që ka mbi shpinë.

VLERËSIM PËR SHKATHTËSINË

Futja e katër rrotave aktive është një bonus i vërtetë. Parimi i funksionimit të tyre, tashmë është i njohur. Në shpejtësi të ulta, gomat e pasme veprojnë në kundërfazë, ndërsa në ecjet më të  shpejta ato lëvizin në të njëjtin drejtim me të përparmet në mënyrë që të rrisin stabilitetin. Kur boshti përpara punon në drejtim të kundërt me boshtin mbrapa, hapi i veturës shkurtohet virtualisht. Një gjë e tillë është e dobishme gjatë parkimit, por akoma më shumë në segmente rrugore me kthesa të njëpasnjëshme. Në këto raste mund të përdoret më pak kthimi i timonit dhe turiri i makinës futet brenda kthesës me precizion dhe shpejtësi të madhe. Kështu, trajektorja në kthesë është gati inekzistente. Nëse makina ka diferencial sportiv që e menaxhon momentin përdredhës maksimal në mënyrë asimetrike ndërmjet gomave të pasme, atëherë loja bëhet më interesante. Për të përfituar këtë kënaqësi, natyrisht që duhet të shtosh disa mijëra euro të tjera mbi çmimin bazë prej 126.400 euro. Në këtë mënyrë sigurohet një nga paketat Dynamic (Standart, Plus dhe Race), të cilat përmbajnë këto module teknike, ndër të cilat edhe impiantin e frenimit karboqeramik, që e redukton peshën me 34 kg. Këto janë elemente që nuk perceptohen nga jashtë, por ndërkaq ndryshimet në dizajn janë evidente, të cilat këtë herë janë bërë me dorë jo të lehtë. Kështu, duke përjashtuar tavanin dhe dyert përpara, gjithçka tjetër ka ndryshuar; është 80 mm më e gjerë, rrotat janë 22 inç, fenerët laser të A7 Sportback, kofano me bateri ndihmëse, grila e radiatorit është më e ulët dhe më e gjerë. Në një vështrim nga jashtë, versioni A6 Avant duket si një tjetër makinë.

 4.0 TFSI QUATTRO

Të dhëna teknike

Motori

  • Përpara vertikal
  • V8 (90º) biturbobenzinë
  • Cilindrata 3.996 cm³
  • Fuqia maksimale 441 kW (600 kf) në 6.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 800 Nm nga 2.050 në 4.500 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 250 km/h
  • 0-100 km/h 3,6 s
  • Përshkueshmëria mesatare 8,7 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 293 cm
  • Gjatësia 500 cm

Gjerësia 195 cm

Lartësia 149 cm

  • Pesha 2.075 kg

Çmimi

  • 126.400 €

 

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...