- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

RENAULT CAPTUR

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Ky Suv francez rinovohet plotësisht. Hapësira rritet, shtohen të dhënat për karakteristikat e rrugës dhe përmirësohet komforti. Në ndërtimin e kësaj platforme të re ka meritë edhe Clio. Po pritet edhe një version plug-in hibrid

Për ti qëndruar besnik vetes, duhet të ndryshosh. Ky është një parim i shtrenjtë për Renault-in, i cili pasi kishte nisur punën edhe për gjeneratën e re të Clio-s, ndaloi edhe tek versioni i ri Captur. Ky edicion i dytë i crossoverit ruan edhe përshtatjen dhe funksionalitetin e modelit të mëparshëm, i cili ka pasur shitje të shumta (që nga viti 2013 janë prodhuar 1.5 milionë makina, 162.000 prej të cilave kishin destinacion tregun italian). Ndërkaq, versioni Captur rritet edhe në dimensione: 11 cm më i gjatë duke arritur në total 423 cm. Edhe dizenjo është në një nivel shumë të mirë. Dallojnë detaje stilistike të tilla si shiriti i mesit më i lartë, tavani i ngritur, grupi optik Led dhe rrota që arrijnë diametrin deri 18 inç.

HAP PËRPARA NË CILËSI

Duke parë pas anës së jashtme, duhet thënë se version i ri ka një platformë totalisht të re, një Cmf-B e projektuar për të ecur me hapin e kohës në termat e teknologjisë dhe sistemit elektrik. Në 2020 në fakt do të dalë në qarkullim versioni plug-in hibrid, i cili do ti shtohet gamës që përmbledh tre motorë turbobenzinë (nga 100 deri 155 kuaj fuqi) dhe dy motorë diesel (nga 95 deri 115 kuaj fuqi) përveç atij turbobenzinë Gpl 100 kuaj fuqi. Çmimet nisin nga 17.700 euro. Në kabinë, ndryshimi cilësor është i dukshëm dhe i prekshëm në cilësinë e materialeve, sidomos te ato që janë përdorur në pjesën e sipërme të kroskotit si edhe në dyer. Mund të kemi një rezervë të vogël për cilësinë në ato zona, të cilat bien më pak në sy. Në kompleks, bordi ka më shumë hapësirë, sidomos për ata që janë në sediljet mbrapa. Kapaciteti i bagazhit, sipas prodhuesve shkon në 536 litra. Ulëset mund të rrëshkasin deri në 16 cm në gjatësi, por është për të ardhur keq që nuk janë të disponueshme sediljet e lëvizshme. Sediljet janë të larta, komode dhe  garantojnë një suport komod në kthesa. Është brilant motori 1.3 turbobenzinë TCe me 131 kuaj fuqi, i ndërtuar në bashkëpunim me Daimler. Ai ka moment përdredhës maksimal 240 Nm, që është garanci për elasticitet diskret. Ndërkaq, kambio e saj automatike me dy freksione dhe 7 raporte, i realizon butë ndryshimet dhe vepron shpejt kur përdoret në modulin manual. Në aspektin e komfortit duhet thënë se i absorbon mirë gropat dhe pjesët e ashpra, duke e mbajtur makinën të mbledhur edhe kur rritet ritmi. Në këtë pikë është e mundur të vlerësohet timoni, i cili është më i saktë dhe më pak vertikal se më parë.

INTENS TCE 130 EDC

Të dhëna teknike

Motori

  • Përpara horizontal
  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.333 cm³
  • Fuqia maksimale 96 kW (131 kf) në 5.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 240 Nm në 1.600 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion përpara
  • Kambio automatike me 7 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 193 km/h
  • 0-100 km/h 9,6 s
  • Përshkueshmëria mesatare 18,0 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 264 cm
  • Gjatësia 423 cm

Gjerësia 180 cm

Lartësia 158 cm

  • Pesha 1.259 kg

Çmimi

  • 24.900 €
Previous articleAUDI RS 6 AVANT
Next articleMERCEDES-BENZ A 250 E
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...