- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024

Pasion dhe përkushtim, pilotët që frymëzojnë

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Të sfidosh shumë vështirësi dhe të shpenzosh miliona për një ëndërr që lind dhe zhvillohet me kalimin e viteve. Histori të shkurta interesante të tre pilotëve shqiptarë

Revista “AutoClub”, e cila është e vetmja në vendin tonë e dedikuar plotësisht fushës së automobilizmit, sjell për lexuesit, histori të shkurtra dhe frymëzuese të pilotëve që kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të jenë të pranishëm në gara të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Rubrika “Pilotët që sfidojnë sekondat” vjen në bashkëpunim me grupimin “Illyrius Motorsport”.

Vasil Ormova

Vjen nga një familje shoferësh dhe që në moshën 15-vjeçare, Vasili nisi të garonte me Golf MKII GTI, ndërsa dy vite më pas bleu makinën e tij të parë, një Honda Civic të 1988. Një vit më pas bleu një të vitit 1996. Aty nisën modifikimet e para për të, duke arritur 170 kuaj fuqi në një motor të vogël me aspirim natyral. Nuk ka munguar as pjesëmarrja e tij në gara, përgjithësisht ato në disiplinën “Drag”, ku me një motor me 200 kuaj fuqi me aspirim natyral, arriti të zinte vendin e 3-të në kategorinë 14. Nga pasioni për të arritur një makinë të fuqishme, Vasili nis të ndërtojë çdo gjë vet. Sot ai arrin të hapë, modifikojë dhe mbyllë një motor pa asnjë problem. Gjithashtu, po studion edhe tolerancat në motor duke provuar çdo ditë, për të arritur një jetëgjatësi më të lartë për motorët e garës. Shumat e investuara në makina janë normalisht të pallogaritshme, duke kaluar mbi 20.000 euro vetëm në pjesë modifikimesh. Momentalisht po punon mbi një motor Honda B19 Turbo, i cili arrin 500 kuaj fuqi.

Olsi Gjoshi

Një nga garuesit e parë shqiptar, që e ka nisur këtë sport që nga viti 2006, duke marrë pjesë në disiplinën Hill Climb dhe Go-Kart. Gjoshi ka marrë pjesë edhe në garën Hill Climb “Trofeu Skënderbej” që organizohet nga Auto Club Albania. Fitues i më shumë se 25 garave në disiplina të ndryshme. Olsi sot është një nga garuesit më të shpejtë dhe me më shumë eksperiencë në këtë sport.

Ali Ikikardes

Aliu është një stomatolog i thjeshtë, i cili lindi më 1980 në Stamboll, Turqi, me origjinë nga Shkupi, për të ardhur në Shqipëri në vitin 1998. Por, në të vërtet, Ali Ikikardes është nga të vetmit persona në Shqipëri i cili e ka përfaqësuar motorsportin shqiptar në disiplinën e Drag-ut në nivel ndërkombëtar. Pasioni për të ka nisur që në vogëli, por puna e tij e parë nisi rreth 4 vite më parë, me një Volkswagen Golf MK2 VR6, të cilën e bleu në Gjermani. Ai e konverton atë nga aspirim natyral në turbo, ku rezultatet ishin të mahnitshme. Normalisht, si çdo projekt pilot, me kalimin e kohës u shfaqën probleme. Por, ai nuk u ndal së punuari mbi të me qëllime edhe më të mëdha. Me një fuqi prej rreth 450 kuaj, merr pjesë në gara të ndryshme të Drag-ut në Kosovë dhe Shqipëri, ku edhe pse shumë prej tyre të fituara, nuk mjaftonin për të. Në vitin 2018, Aliu instalon dhe diferencialin e pasmë duke e konvertuar makinën në 4×4, për ngjitje më të mirë në start. Gjithashtu, fuqia nuk është më 450 kuaj, por mbi 850 kuaj fuqi. Magjia vjen në garën “Drag Race Prishtina” organizuar nga FASK Kosova, ku Aliu arrin kohën 10 sekonda për 402 metra. Sot, e quajnë “budallaqja” pasi fuqia e saj është e papërmbajtshme për peshën e një Golfi II. Aliu është shembull i dedikimit dhe sakrificave për pasionin.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...