- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024

Auto Club Albania merr pjesë në Ministerialin e 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Nënshkruhet “Deklarata e Stokholmit”. Angazhim për reduktimin me 50% të vdekjeve nga aksidentet rrugore deri në 2030-ën. Presidenti i FIA-s, Jean Todt publikon librin e tij “Miliona jetë njerëzish për të shpëtuar në rrugë”

Çdo vit, 1.35 milionë njerëz humbasin jetën në rrugët e botës si pasojë e aksidenteve rrugore. 3.700 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të aksidenteve në rrugë, ndërsa numri më i madh i tyre janë nga 5-29 vjeç. Shifra alarmante që shqetësojnë këdo nëpër botë. Më 19-20 Shkurt, në Stokholm të Suedisë u zhvillua Ministeriali i 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore. Me pjesëmarrjen e rreth 1700 delegatëve nga më shumë se 140 shtete nga e gjithë bota, Ministri Suedez për Infrastrukturën, z.Tomas Eneroth prezantoi dokumentin final të konferencës, “Deklaratën e Stokholmit”. Kërkohet një reagim i shpejtë që është i nevojshëm për të zvogëluar aksidentet në rrugët e botës, ku 3.700 njerëz humbasin jetën çdo ditë. Reduktimi me 50% i vdekjeve deri në 2030-ën është objektivi i “Deklaratës së Stokholmit”, ku ndër të tjera, propozohet një limit shpejtësie prej 30 km/h në rrugë ku ka lëvizje makinash dhe njerëzish njëkohësisht.

Auto Club Albania

Në këtë konferencë shumë të rëndësishme ndërkombëtare është përfaqësuar edhe Automobile Club Albania me presidentin Niko Leka dhe anëtarin e Bordit, Eno Zeneli. ACA është anëtare e FIA-s që prej 2008-ës, ndërsa prej nëntë vitesh organizon Konkursin Kombëtar “Të Sigurt mbi Dy Rrota” me qëllim edukimin e fëmijëve 10-12 vjeç në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor nëpërmjet ushtrimeve praktike me biçikleta. Leka dhe Zeneli ishin të pranishëm gjatë punimeve të Ministerialit së bashku me 62 klubet anëtare të FIA-s nga 32 shtete. Gjithashtu, që prej 2017-ës, Auto Club Albania është partner zyrtar i Aleancës Lindore për Transport të Sigurt dhe të Qëndrueshëm (EASST). Dhe kjo Aleancë e zhvilloi takimin e përvitshëm të partnerëve të saj në Stokholm, dy ditë përpara Ministerialit. “Takimi ynë vjetor i partnerëve ofron një mundësi për t’u bashkuar, për të shkëmbyer përvoja, për të diskutuar strategjinë dhe për të mësuar nga njëri-tjetri. Është një kohë kur partnerët rinovojnë lidhjet e tyre, shkëmbejnë aftësitë dhe praktikat më të mira, diskutojnë pengesat e zakonshme dhe mësojnë se si të përmirësojnë rezultatet e tyre”, bëri të ditur EASST në njoftimin e saj. Gjatë Ministerialit është lançuar edhe fushata “This is my Street”, një aksion për rrugë të sigurta dhe të shëndetshme. Në takimin e EASST ka marrë pjesë edhe anëtari i Bordit të Auto Club Albania, Eno Zeneli, i cili ka mbajtur edhe diskutimin e tij.

FIA

“Miliona jetë njerëzish për të shpëtuar në rrugë” është libri i Presidentit të FIA-s, Jean Todt i publikuar përpara Ministerialit të 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore. Në këtë libër, Jean Todt e kthen në çështje faktin që duhet një revolucion për sigurinë në rrugë. Ai përqafon një qasje me një “sistem të sigurt” me qëllimin ambicioz për të eleminuar plotësisht viktimat. “Ne kemi nevojë urgjente nga qeveritë në të gjithë botën. Ne e dimë shkallën e problemit dhe çfarë duhet të bëhet. Është koha për të rritur dhe ofruar ndryshime rrënjësore”, deklaron Todt. Ai është zgjedhur President i FIA-s në 2009, ndërsa është edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore që prej 2015-ës. Todt ka mbajtur fjalim gjatë ceremonisë hapëse dhe mbyllëse të Ministerialit në Suedi. “Qëllimi ynë është të sigurojmë që sistemet e transportit, pavarësisht se si konfigurohen, të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të barabarta. Për ta bërë këtë, është një gjë që mund dhe duhet ta sigurojmë ndërsa udhëtojmë për në shtëpi. Të gjithë të angazhohemi ta bëjmë sigurinë vlerën themelore të asaj se si ne veprojmë në interes të sigurisë rrugore për të gjithë. Ne duhet të ndërgjegjësohemi që siguria është forca shtytëse e zhvillimit të lëvizshmërisë dhe transportit. Vullneti për të vepruar ekziston, ndërsa ne e kemi dëgjuar këtë edhe nga ministrat. Ne siguruam një interes të madh, mobilizuam aktorët dhe mblodhëm mjetet e nevojshme. Sot, ne mund të shtojmë përbërësin përfundimtar: një angazhim për ta bërë sigurinë vlerën thelbësore të të gjithë asaj që ne bëjmë si qytetarë, ministra, ekspertë të sigurisë rrugore, prodhues dhe konsumatorë, kur bëhet fjalë për sistemet tona të lëvizshmërisë”, deklaroi ndër të tjera Jean Todt në fjalën e tij përmbyllëse në fund të Ministerialit të 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...