- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024

Këndi Rekreativ i Sigurisë Rrugore, DPSHTRR fushata në shkollat e Tiranës

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Broshura edukative “Luajmë me hapa të sigurt” u prezantohet fëmijëve me qëllim edukimin e tyre me rregullat e qarkullimit rrugor

Në kuadër të “Vitit 2020-Viti i Sigurisë Rrugore”, për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi sigurinë rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka nisur disa projekte e iniciativa konkrete për edukimin e fëmijëve në shkolla me qëllim kryesor nxitjen e të mësuarit mbi rregullat dhe sinjalistikën e  qarkullimit rrugor përmes lojës.

Këndi Rekreativ i Sigurisë Rrugore ka nisur vizitat në shkollat e Tiranës, ku specialistët e DPSHTRR së bashku me Policinë Rrugore-Bashkia Tiranë, Kryqi i Kuq dhe me mbështetjen e Automobile Club Albania – ACA, udhëzuan nxënësit për sjelljen në trafik, semaforin, sinjalistikën, rrethrrotullimin me polic trafiku dhe sigurinë mbi dy rrota.

Gjithashtu, nxënësit u pajisën me broshurën edukative “Luajmë me hapa të sigurt!”. Ky është një botim zyrtar i DPSHTRR-MIE, i cili edukon fëmijët përmes lojës dhe argëtimit për të mësuar mbi rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor dhe ka si qëllim kryesor të edukojë dhe të nxisë fëmijët përmes kureshtjes për të pasuruar njohuritë e përdoruesve të vegjël të rrugës në procesin e mësimit të hershëm të rregullave rrugore. Përmbajtja e kësaj broshure është konsultuar dhe miratuar nga profesionistë të fushës dhe prodhimi i saj është realizuar nga Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimeve-DPSHTRR, për ta shpërndarë gjatë orëve mësimore!

Ekpertët gjermanë vlerësojnë investimet e DPSHTRR-së

DPSHTRR duket se po përjeton momente shumë të mira për sa i përket funksionimit dhe zhvillimit si institucion. “Përshtypjet më të mira nga kolegët gjermanë për revolucionin e DPSHTRR 2019-2020 me sistemet informatike, investimet më të fundit në implementim (Upgrade eDM, eMONITORIMI dhe pajisjet e gjeneratës më të re), sigurinë e cilësinë e prodhimit të Leje Drejtimit shqiptare! I befasuam me punën e jashtëzakonshme të bërë, kthesën rrënjësore në digjitalizim e modernizim të të gjithë shërbimit, certifikimin dhe standardizimin, programet e pajisjet e reja, deri te Demo LIVE, risi pionieristike e Testit të Praktikës me kamera zë/figurë në automjet! Vizita e Z.Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Znj.Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit, për informimin nga afër të palës gjermane për njohjen dhe konvertimin e lejedrejtimit, ishte shumë e rëndësishme”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...