- Advertisement -
24.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024

PEUGEOT 208

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Paraqitja estetike dhe një platformë e re janë ato që e dallojnë këtë makinë franceze. Përfshihen këtu pajisja me instrumentat dixhitale e Cockpit si dhe një kompletim komfort

Një vështrim i vrenjtur, dhëmbë të mprehtë të gatshëm për të kafshuar rrugën si dhe një gojë e hapur gati për të gllabëruar, tregojnë se për të dizajnuar modelin e ri 208, stilistët e Peugeot janë frymëzuar nga luani, i cili është simboli figurativ i kësaj kompanie. Dhe rezultati është ky: një makinë unike që nuk mund të kalojë pa rënë në sy. Në venat e saj rrjedh gjaku i modeleve të mëparshme që duke filluar nga modeli 205 i vitit 1983 dhe deri në ditët e sotme, janë shitur më shumë se 22 milionë makina. Gama e motorëve të kësaj veture përmbledh motorë benzine dhe nafte me fuqi nga 75 deri 130 kuaj. Në vitin 2020 do të dalë në qarkullim një version full elektrik me 136 kuaj fuqi. Janë pesë modele të kompletuara: Like, Active, Allure, GT Line dhe GT me çmime që nisin nga 14.950 euro. Platforma e re modulare Cmp do të jetë rreth 30 kg më pak se  versioni  i mëparshëm. Raporti peshë/fuqi i përmirësuar si rezultat i tre cilindrave turbo brenda kofanos. Kjo bën që ky version të jetë në krye për sa i përket versioneve me benzinë.

HYN SHUMË PAK ZHURMË

Peugeot 208 ka disqe të forta 17 inç, është komforte dhe ka izolim të mirë ndaj zhurmave. Gjithashtu dallon për një punë optimale të transmisionit gjë që bën që ingranazhet të rrëshqasin lehtë brenda njeri-tjetrit. Gjatë punës dalin në pah aftësitë filtruese të makinës, e cila bëhet më e qetë me rritjen e ritmit si dhe feedback–u i timonit bëhet më pak homogjen. Si kompensim, 3-cilindërshi është elastik dhe ndërkohë nuk duhen shpërfillur treguesit e lartë të xhirove të motorit. Në pjesën e brendshme të makinës, dizajni luan me format dhe volumet dhe gjithçka është e detajuar me shumë kujdes. Në këtë aspekt, spikat më shumë plastika në panelet e dyerve dhe në pjesën e poshtme të panelit të komandimit. Pozicioni i drejtimit ka hapësirën e duhur edhe për t’u rregulluar (duhet rregulluar që rrethi i timonit të mos mbulojë komandat, të cilat janë të gjitha dixhitale). Po ashtu, mund të rregullohen sediljet që  kanë një mbështetje ekselente. Në aspektin teknik, mund të theksohen elementë të tillë si: kontrolli aktiv gjatë ecjes, frenimi automatik në raste emergjence, ndihma në ruajtjen e korsisë, sistemi i mbikëqyrjes së lodhjes së drejtuesit si dhe njohja e sinjalistikës rrugore.

 

1.2 PURETECH GT LINE EAT8

Të dhëna teknike

Motori

  • Transversal përpara
  • L3 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.199 cm³
  • Fuqia maksimale 96 kW (130 kf) në 5.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 230 Nm në 1.750 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 208 km/h
  • 0-100 km/h 9,6 s
  • Përshkueshmëria mesatare 22,7 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 254 cm
  • Gjatësia 405 cm

Gjerësia 176 cm

Lartësia 143 cm

  • Pesha 1.158 kg

Çmimi

  • 24.750 €
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...