- Advertisement -
5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

Një shekull automotorizim shqiptar, tre ditë festë në Tiranë

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Festë, ekspozim makinash të vjetra, muzikë jazz & swing dhe mijëra vizitorë dhe të apasionuar pas automjeteve, shijuan tri ditë të veçanta në Tiranë. Në kuadër të festimit të 20-vjetorit të DPSHTRR-së dhe mbi 1 shekull automotorizim shqiptar (105-vjet nga regjistrimet e para të automjeteve në Shqipëri), si dhe themelimit të të parit Regjistër Zyrtar RETRO të mjeteve shqiptare me interes historik, DPSHTRR organizoi në datat 1-3 Nëntor 2019 një sërë aktivitetesh të cilat evokojnë në retrospektivë të djeshmen e automotorizimit shqiptar, festojnë konsolidimin dhe rifitimin e kredibilitetit nga DPSHTRR sot, si institucion kombëtar në vitin e kthesës historike dhe përmirësimet e ndjeshme të cilësisë së shërbimeve të transportit rrugor për qytetarët, duke shpalosur horizontin dhe perspektivën për nesër. Në njoftimin e saj, DPSHTRR shkruan: “Ekspozimi i dhjetëra mjete historike të koleksionit RETRO, linja muzeale e arkivave, fotografive të vjetra, dokumenteve e artefakteve shekullore të automotorizimit në Shqipëri, si pjesë e këndit RETROspektivë, muzikë Swing & Jazz, biseda të ngrohta e foto të bukura mes miqsh, na shoqëruan në mbrëmjen e 1 Nëntorit në Pallatin e Brigadave. Në Ceremoninë Jubilare, u nderuam nga prezenca e veçantë dhe fjala përshëndetëse e Ministres së Infrastrukturës, Znj. Belinda Balluku, si dhe nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama. Në datën 2-3 Nëntor u realizua një paradë e parë e mjeteve historike drejt sheshit “Skënderbej”, aty ku së bashku me mjete të tjera historike të transportit rrugor u ekspozuan për t’u admiruar nga afër për publikun. Fundjava kulmoi në mbrëmjen e së Shtunës me një koncert festiv nën ritmet jazz & swing”.

 

Ja ku gjendet Statusi i mjeteve RETRO

DPSHTRR dhe Retro.al njoftojnë të gjithë koleksionistët që kanë një mjet të vjetër që kanë ruajtur parametra si: mjeti ka mbi 30 vjet prodhim, ka ruajtur origjinalitetin dhe prezantimin, është potencialisht brenda kritereve për regjistrimin në Regjistrin Zyrtar RETRO, të kryejnë pagesën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) e cila i përket vitit kalendarik 2019. Detyrimet e mbartura të jenë shlyer brenda datës 31 Dhjetor 2019 për të vijuar me çregjistrimin e përkohshëm, në mënyrë që të mos taksoheni edhe me detyrime për vitin 2020 në vijim. Udhëzimet paraprake mbi kushtet dhe kriteret për Statusin e Mjeteve RETRO gjenden online në faqet zyrtare: www.retro.al dhe www.dpshtrr.gov.al.

 

Çfarë përfitoni nga xhamat e errësuar

Zyrtarizohet së fundmi e drejta për të errësuar xhamat e mjeteve. Megjithatë kjo e drejtë do të bazohet mbi kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare. “Masa e lejimit të errësimit të xhamave, së bashku me servise të specializuara dhe të certifikuara, janë të shpjeguara qartësisht te faqja zyrtare: www.dpshtrr.gov.al. Kujdes! Çdo ndryshim i mëvonshëm që bie ndesh me kuadrin ligjor dhe me certifikatën e lëshuar nga DPSHTRR, ngarkon me përgjegjësi pronarin/poseduesin e mjetit!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Cilat janë përfitimet e errësimit të xhamave?

  • Bllokojnë rrezet UV/IR me rrezik për shëndetin!
  • Mbrojtje në raste thyerje xhami!
  • Freski në ditë të nxehta!
  • Shikim më i mirë kundër vezullimit!
  • Jetëgjatësi e interioreve!
  • Eko-konsum, kursim, ulje e ndotjes!
  • Mbrojtje nga hajdutë kuriozë!
  • Privatësi e komoditet!
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...