- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

LAND ROVER DISCOVERY SPORT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Motra e ndryshme e Evoque vjen e rinovuar. Nuk mungon hapësira, e cila është perfekte për familjet. Edhe në pjesë rruge të pa asfaltuar, ajo e di shumë mirë se ku do të ecë

Modeli më ekonomik i Land Rover-it fillon nga 39.000 euro dhe është një model me sukses të konsoliduar. Por, për të dhënë më tepër kënaqësi, ai është i rinovuar duke marrë një pjesë të mirë të Evoque të re (duke nisur nga platforma Pta). Duke pasur parasysh se ti mund të zgjedhësh ndërmjet një bagazhi të madh dhe kabine me gjashtë sedilje, është e drejta e Land Rover për makinë familjare. Për udhëtime të gjata në të cilat duhet komfort, ky model ofron amortizim elektronik si dhe sedilje komode. Drejton një version me motor nafte mjaft të fuqishëm, dy litra Ingenium 240 kuaj fuqi si dhe sistem hybrid të butë i pajisur me kambio automatike dhe traksion integral që shkon në një çmim mbi 66.000 euro.

RISI NË KROSKOT

Në këtë version dimensionet nuk kanë ndryshuar, por pjesa e përparme është më agresive sepse  huazon nga pjesa e ulët disa pjesë të Range Sport, ndërsa në brendësi vërehen ndërhyrje më masive. Paneli i komandimit që spikat në një pjesë qendrore ofron komanda racionale. Komandat, të cilat janë dixhitale, janë të vendosura në një ekran 12,3 inç. Për sa i përket peshës, e cila për një Land Rover është diçka e rëndësishme, duke pasur parasysh motorin, baterinë dhe pajisjet e tjera, ajo shkon në rreth 2000 kg. Megjithatë, kjo nuk e pengon veturën që të manovrojë e sigurt nëpër kthesa, me kontroll të mirë të timonit dhe duke i ngjitur maloret lehtësisht. Gjatë testimit, duke pasur një përshkueshmëri më shumë se 10 km/litër, ndihmesa e njësisë elektrike nuk shërbeu shumë për të limituar konsumin, por është e mundur që të bëjë edhe më mirë. Por, këtë gjë mund ta verifikojë qendra jonë e provave. Për sa i përket kapacitetit të kësaj makine në rrugë me terren të vështirë, nuk mund të ketë askush dyshim. Mungesa e marshit ridoto është zëvendësuar nga një kambio me nëntë raporte: për pjesën tjetër mendon elektronika dhe këndet optimale karakteristike. Lartësia nga toka është 21 cm dhe ka aftësi për të kaluar kanale afërsisht 60 cm. Këto e bëjnë Discovery Sport një makinë të besueshme për çdo lloj terreni, megjithëse në rastin e testimit, gomat ishin 21 inç, pra një përmasë e paparë në këtë model dhe pak e tepruar për makinat fuoristrada.

 

D240

Të dhëna teknike

Motori

  • Transversal përpara
  • L4 turbodiesel
  • Cilindrata 1.998 cm³
  • Fuqia maksimale 177 kW (240 kf) në 4.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 500 Nm nga 1.500 xhiro/min në 3.000 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral me ndërhyrje automatike
  • Kambio automatike me 9 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 220 km/h
  • 0-100 km/h 7,7 s
  • Përshkueshmëria mesatare 16,1 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 274 cm
  • Gjatësia 460 cm

Gjerësia 190 cm

Lartësia 173 cm

  • Pesha 2.009 kg

Çmimi

  • nga 39.000 €
Previous articlePEUGEOT 208
Next articleOPEL ASTRA
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...