- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

AMG vs Porsche

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Lagjet kundërshtare / Ka garë automobilistike në Shtutgart: nga njëra anë lagjja e Affalterbach, e cila me modelin GT Concept shpallet anti-Porsche dhe, nga ana tjetër, lagjja Zuffenhausen, e cila i përgjigjet duke dyfishuar gamën e Panamera-s

 

Për dekada me radhë, të pasionuarit kanë vrarë mendjen për një enigmë në pamje të parë pa zgjidhje: a ka ndonjë markë të aftë për të konkurruar Porsche? Një përgjigje e qartë, në fakt, nuk ekziston. Jaguar, me stemën dhe gamën e saj të fortë dhe moderne nuk ka pse ta ketë fort zili, por nga ana tjetër, është edhe Maserati, e cila po rishfaqet pasi ka shkundur pluhurin e kohës. Por, për arsye të natyrës së ndryshme, që të dyja ato, kanë ngjyrime paksa të ndryshme nga rivalja. Në vitet e fundit, megjithatë, është vërejtur një “sulm” i ri nga ana e Zuffenhausen, të cilin e ka sjellë pikërisht një markë që i ka rrënjët nga Shtutgarti: ajo AMG. E pranuar si konstruktore nga Mercedes-Benz, ajo ka nënshkruar një deklaratë të vërtetë lufte ndaj “komshiut” të fuqishëm.

 

KONKURRENCË NDAJ PANAMERA

“Sebepi” erdhi në tokën neutrale të Gjenevës, në formën e GT Concept AMG. Një prototip ky, aq “i pafytyrë” në qasjen e tij si anti-Panamera, saqë krijoi një sfidë të vërtetë në dëm të komshinjve, përveçse tregoi besim të madh nga ana e Affalterbach ndaj mjeteve të veta. Duke paraprirë një model serie – prodhimi është planifikuar për vitin 2019, sipas njoftimit zyrtar te vetë kompanisë prodhuese – kjo coupé me pesë dyer, bazohet ne idenë fillestare të konkurrencës, duke shpalosur një interpretim edhe më shumë dinamik. Kofano e gjatë, tavan i ulët, bisht i hollë: për të merituar siglën GT, janë të gjitha premisat.

“Me këtë concept”, deklaroi në Gjenevë, Gorden Wagener, kreu i departamentit të dizajnit të Mercedes-it, ‘theksojnë pavarësinë e AMG si një markë më vete”. Një rol i rëndësishëm, pra, i theksuar edhe më shumë falë zgjedhjeve mekanike, të cilat, në fakt, krijojnë ura lidhëse mes tre kampionateve të fituar në Formula 1 (deri më tani, të gjitha i takojnë erës hibride), dhe prodhimit të serisë, duke i hapur rrugë, nën siglën e markës EQ (e kudo ndodhur tashmë tek të gjitha makinat Mercedes me motor elektrik), motorit të parë hibrid për modelet AMG. Një përbindësh i vërtetë, nëse shikojmë shifrat. Kjo, edhe sepse, zgjedhja e motorit bazë termik, atij 4.0 V8 biturbo, mjafton për të arritur shifra jashtë katalogëve: me fuqi të përgjithshme 600 kW (816 kf),  0-100 km/h në më pak se tre sekonda. Merita i takon traksionit integral 4Matic+, i arritur në sajë të një layout-i tërësisht të ri, me motorin elektrik të lidhur direkt me rrotat e pasme dhe sistemin torque-vectoring, i cili mundëson kontrollin e shpërndarjes së momentit përdredhës në secilën rrotë.

 

AS STATION, AS SHOOTING BRAKE

Ndërkohë që AMG ka shkruar të zezë në të bardhë premisat për një super makinë “race”, nën  maskën e një veture të thjeshtë sportive, Porsche sigurisht nuk ka qëndruar duarkryq mbi një gamë, e cila ndërkohë i jep kënaqësi të madhe (dhe sigurisht edhe shifra të larta në shitje). Kështu pra, duke qenë gjithmonë e më shumë nën presion nga rritja e numrit të rivalëve, Panamera ka zgjedhur strategjinë më të mirë mbrojtëse. Duke u hedhur në sulm me një variant të dytë karrocerie, e cila ishte njoftuar disa kohë më parë, me anë të një makine concept, të prezantuar në Sallonin e Parisit në vitin 2012, dhe nga e cila mbeti emri: Sport Tourism.

Kjo “bishë”, në fakt, është e vështirë të kuadrohet: muaj më parë, Bloomberg e kishte quajtur modeli station i Porsche, dhe është e vështirë të imagjinohet një përkufizim më pak real se ky, duke konsideruar edhe reagimet që pasuan njoftimin. I pavend, për më tepër, ishte edhe përdorimi i etiketës shooting-brake, e cila etimologjikisht duhet t’i referohet vetëm modeleve station me tre dyer.

 

PANAMERA-A8, E ARDHME E PЁRBASHKЁT

Cilido qoftë geni estetik i modelit Sport Turismo, natyra e tij teknike është e sigurt. Ajo rrjedh e gjitha nga modeli Panamera: me përjashtim të derës së pasme që i ngjan një modeli sportiv familjar dhe bagazhit pak më të madh (520 litra përkundrejt 500), modeli i ri me pesë dyer ka të njëjtin konfigurim mekanik me variantin tjetër: në debutim, do të shohim në fushë modelin Panamera 4 (3.0 V6 turbo 330 kf), modelin 4S (2.9 V6 turbo 440 kf), modelin turbo (4.0 V8 550 kf), modelin 4S Diesel (4.0 V8 422 kf) dhe atë E-Hibrid (2.9 V6 turbo 462 kf).

I përbashkët edhe kroskoti dixhital, drejtimi i asistuar dhe, përgjithësisht, edhe platforma Msb, e cila formon skeletin e këtij modeli, dhe që në të ardhmen, mund të takohet me platformën Mlb të Audi-t, me synim uljen e kostove. Këtë la të kuptohet administratori i Grupit VW, Matthias Müller, gjatë prezantimit të rezultateve financiare: “A8 dhe Panamera do të kenë një bazë të përbashkët”.

 

HYPERCAR AMG: THUAJSE FORMULA 1

NUK KA VEND për fjalë të tepërta. Do të merret motori i Formula 1 – po, po, motori 1.6 V6 turbo-hibrid i modelit W08 të drejtuar nga Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas – dhe do të vendoset në kofanon e makinës sportive. Sigurisht që do të bëhen disa përshtatje, por teknikët e Brixworth në Britaninë e Madhe, atje ku projektohen motorët e modeleve të garave, nuk do të prekin asgjë në strukturë. Motori i destinuar për Project One – ky është emri i koduar i kësaj hypercar, me të cilën AMG do të festojë pesëdhjetë vitet e saj në historinë e makinave – do të ketë një shpejtësi rrotullimi shumë të madhe: Moers, administratori i markës, foli për rreth 11 mijë xhiro.

Edhe fuqia gjithashtu do të jetë e lartë: mbi 1000 kf, të arritura nga sistemi. Të tilla shifra, tregojnë qartë ambiciet e AMG, që synon të sfidojë “përbindëshat” e tjerë (“kalin e shenjtë”, sidomos), të konsideruara të paprekshme deri më tani. Project One, megjithatë, do të mbetet një ëndërr vetëm për shumë pak njerëz: për 275 makina të planifikuara, çmimi i kërkuar është rreth 2,3 milion euro. Ekzemplarët e parë do të dalin në treg vetëm në fund të vitit 2018, në të njëjtën kohë me një tjetër model që rrjedh nga F1: modelin Aston Martin Valkyrie (tashmë AM-RB001), projektuar nga Adrian Newey.

Previous articleKIA STINGER GT
Next articleBMW i
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...