- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

KIA STINGER GT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

KIA STINGER GT

Coupéja koreane me pesë dyer hap sfidën me gjigantët gjermanë me argumente shumë bindëse. Është provuar paraprakisht

Kush do e kishte menduar se do të kalonim një pasdite të tërë duke bërë “drift” mbi akull mbi një Kia, një Kia me rrotat e pasme aktive e me 370 kf, për të qenë të saktë. Tashmë, bota automobilistike është më pak e mërzitshme se sa duket, dikush mund të thotë, ndërkohë sillemi rreth e rrotull në “snow circle” me timonin të kthyer deri në fund, duke balancuar Stinger GT me lëvizje të vogla të këmbës së djathtë. Nëse qëllimi ishte për t’i dhënë një kuptim “payoff”-it të tyre (“The Power to Surprise”, në rast se ju kishte shpëtuar), kompania nga Seuli ja ka arritur më së miri qëllimit: për të qenë më të qartë, Stinger, që rastësisht, ose jo, ka emrin e një raketë tokë-ajër të prodhimit amerikan, ka vënë në shënjestër makinat si BMW Seria 4 Gran Coupé dhe Audi A5 Sportback, jo saktësisht modele që do të donte të sfidonte duke qenë se deri dje ke marrë pjesë në një tjetër kategori. E megjithatë, ja tek është, e hijshme por e pacipë, sidomos e gatshme për të shkatërruar, me forcën e lëvizjeve (të saj), paragjykimet dhe bestytnitë. Nëse ideja që një markë koreane e përgjithshme mund të përballojë një ambient të mbretëruar nga prodhuesit më të mirë gjermanë duket pak e rrezikshme, duhet theksuar se në Namyang, ku grupi Hyundai ka repartin kërkimor dhe të zhvillimit, arriti në vitin 2015 nga Mynihu i Bavarisë inxhinieri Albert Biermann, ish-i i BMW M GmbH, i cili ka aftësi për të projektuar makina të performancës së lartë të cilat nuk lënë vend për të diskutime. Dhe në fakt, në një farë mënyre, Stinger në të dy konfigurimet, domethënë, me rrotat e pasme aktive dhe me traksion integral, edhe pse në variante të ndryshme, rezulton e realizuar mirë, e bukur, e natyrisht të pranueshme për tu përdorur nga të apasionuarit e makinave. Mbi akull u kemi besuar gomave të “zakonshme”dimërore 19-inç Michelin, Stinger-i me dy rrotat e pasme aktive është sh mirë si me të gjitha kontrollet aktive ashtu edhe me kontrollet elektronike pjesërisht të fikura dhe madje e lirë nga kufizimet, është e gjitha nën kontroll. Coupé-ja koreane me pesë dyer nis sfidën me gjigandët gjerman me argumente shumë bindëse. Në fakt, krahas kalibrimit specifik të ESP-së dhe kontrollin e traksionit, efçencën e së cilës e kemi vlerësuar në të gjitha aspektet, është pikërisht skema mekanike, kuptohet me sektorin shasi-karroceri-timoni që na kanë impresionuar, po flasim për një Kia. Mbi akujt shumë vjeçare në veri të Suedisë, Stinger-i, e cila edhe pse është një makinë e madhe prej 4.83 metra që kalon masën 1,800 kg, dhuroi momente ekzaltimi dhe vetëbesimi: sikur të menaxhonte tonelatat e Nm të V6 biturbo-s, duke u mbështetur në saktësinë dhe mbi thjeshtësinë e timonit dhe mbi ndjeshmërinë në pedalen e gazit, sikur të ishte një gjë normale. Stinger-i, madje edhe në fazën e prototipit dhe me specifikat “familjare” – domethënë për tregun e Koresë, si të thuash një linjë e “butë” të atyre që kanë për të ardhur në fund të vitit – na u duk një makinë me sjellje të parashikueshme, progresive me reagimet, shumë komunikuese dhe e sinqertë. Nëse do të jetë edhe në asfalt të thatë do e shohim më vonë, kur të kemi mundësinë për të shqyrtuar edhe aspekte të tjera. Ndërkohë, ngel vetëm pyetja, për pozicionimin e saj në treg. Dhe duke pasur parasysh se gjermanet lundrojnë mbi 40.000 euro, ndoshta duhet të presim ndonjë tjetër surprizë të bukur.

GT V6 3.3

MOTORI – V6 biturbo 3.342 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 272 kW (370 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 510 Nm në 1.300 xhiro/min

TRAKSIONI – në rrotat e pasme

KAMBIO – automatike me 8 marshe

0-100 km/h – 5,1 s

KONSUMI MESATAR – i papërcaktuar

PËRMASAT – gjat. 483 – gjer. 187 – lart. 140 cm

PESHA – e papërcaktuar

ÇMIMI – i papërcaktuar

DIÇITURA:

Në prototipin e provuar, konfigurimi i brendshëm ishte i përkohshëm, kështu që është paraqitur në fotot zyrtare të kompanisë. Pozicioni i drejtimit është sportiv dhe i ulët, me timon vertikal; hapësira prapa favorizohet nga një hap relativisht i gjatë (2.91 metra). Për të gjitha konfigurimet motorike, kambio është automatike me tetë marshe

Previous articleYamaha SCR950 2017
Next articleAMG vs Porsche
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...