- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

Triumph Bobber 2017. Nuk bën kompromis

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Ekstrem? Pa vend pasagjeri? Plotësisht e vërtetë, po ç’rëndësi ka. Motoçikleta është krijuar për të dhënë emocione dhe Bobber ia del me shumë sukses. Po ju tregojmë si është ndërtuar dhe si ecën motoçikleta e re britanike. Ajo kushton 12.700 euro dhe ecën shkëlqyeshëm. Por, me kusht që të jeni vetëm…

Nuk mund të bësh kompromis, e do ose nuk e do. S’ka rrugë të ndërmjetme. Ky është modeli Bobber, i studiuar (dhe ëndërruar) tek Triumph për të kënaqur ata që i duan gjërat e bukura deri në detaje. Dhe për këtë janë të gatshëm të heqin dorë (përfundimisht) edhe nga pasagjeri. Kompania nga Hinckley na pëlqen, sepse me modelin Bobber thyen disi traditat, ashtu siç bëri në vitin 1997, kur prezantoi modelin “e çmendur” Speed Triple me dopjo fener (i njohur me siglën T509). Bobber është në fakt një modë që lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku edhe nisi në vitet ’40. Pas Luftës së Dytë Botërore, të rinjtë bënin gara amatore me motorë të një niveli të ulët. Stili amerikan yankee i shkon për shtat sot mekanikës së modelit të ri Bonneville T120. Por, le të mos biem në polemika shterpë në lidhje me dobinë e një motori të tillë si Bobber. Ёshtë i padobishëm? Vlen thjesht për të shkuar në bar? Ndoshta, por gjithsesi janë të mirëpritur motorët e padobishëm që dhurojnë emocione. Nuk na kanë pëlqyer asnjëherë klasifikimet që bëhen për motoçiklistët. Quhet motoçiklist si ai që thjesht provon ta ngasë, por edhe ai që shkon në aktivitete Harley; si ai që nget një GS, edhe ai që bën gara të dielave, madje edhe ai që shkon me pushime me një Vespa të ngarkuar si mushkë. Dhe janë po aq të çmendur edhe ata motoçiklistë, që e kanë varur kaskën në mur, por që ruajnë ende të mbuluar në garazh motorin e vjetër, sepse nuk bëjnë dot pa të.

Ekstrem, por i rehatshëm

Paraqitja dominohet nga pjesa e pasme hard-tail, që do të thotë e ngurtë, por që në fakt nuk është e tillë, sepse fsheh një mono-amortizator (Kayaba me korsë 79 mm). Sedilja prej lëkure është shumë e ulët (690 mm nga toka). Mbajtësja e saj prej alumini, e bën lehtësisht të përshtatshme si në lartësi, edhe në largësi nga serbatori. Për këtë arsye, e manovrueshme është edhe pjerrtësia e instrumenteve, në mënyrë që të jenë gjithmonë të lexueshëm nga motoçiklisti. Shasia dhe suspensionet janë bërë nga e para për modelin Bobber. Në të gjejmë suspensione Kayaba 41 mm me korsë 90 mm. Motori është quajtur Bobber 1200 High Torque dhe është pasardhës i modelit Bonneville T120. Bëhet fjalë për një dycilindërsh paralel me drejtimin e lëvizjes, me 8 valvola të komandueshme nga një bosht me gunga. Ftohja është me ujë dhe këndi i ndezjes 270°. Ai ka një filtër të ri, fuqia e të cilit shkon nga 80 në 77 kf në 6.100 xhiro/min, me moment përdredhës maksimal 106 Nm në 4.000 xhiro (rreth 10% më shumë se sa modeli T120). Ёshtë i pajisur gjithashtu me një terminal shkarkimi të dyfishtë, prej çeliku inoks, me katalizator të fshehur. Stili i viteve ‘40 takohet me teknologjinë moderne, duke ofruar sistemin ABS dhe sistemin “traction control”, që komandohet manualisht, i cili ndjek hap pas hapi teknologjinë ride-by-wire. “Road” dhe “Rain” janë konfigurimet e motorit (fuqia e pandryshueshme). Së fundi, friksioni i asistuar pakëson sforcimet e levës, ndërkohë që kambio është me gjashtë marshe.

Disqet janë me rreze dhe mbajnë goma të mëdha (100/90 dhe 150/80, me dhoma ajri), dhe përputhen plotësisht me stilin e modelit Bobber. Përpara është disku 19 inç, ndërsa mbrapa 16 inç, gomat janë Avon Cobra të projektuara enkas për këtë model. Bobber peshon 228 kg pa ngarkesë dhe ka një serbator 9.1 litra. Konsumi i deklaruar arrin në 4.1 litra/100 km.

Instrumentet analoge, me një ekran dixhital, mund të rregullohen në pozicione të ndryshme, për të siguruar pamje sa më të mirë, në varësi të gjatësisë së pilotit. Vëmendja për detajet vërehet sidomos tek vogëlsitë e fshehura, si p.sh., kutia për baterinë, e cila është vendosur në pjesën e poshtme të motoçikletës dhe mbyllet me anë të një çengeli çeliku. Po ashtu janë të realizuara mjaft mirë boja dhe detajet në përgjithësi, të cilat justifikojnë çmimin e blerjes të përcaktuar në vlerën 12.700 euro. Modeli i ri Bobber është i disponueshëm në katër ngjyra: Morello Red, Ironstone (matt), Jet Black dhe Competition Green & Frozen Silver. Prodhuesi Triumph i ka kushtuar këtij modeli një listë të gjatë aksesorësh, plot 150, si dhe dy paketa të plota. E para quhet Old School Bobber dhe dallohet për timonin e ngritur, ndërsa e dyta Quarter Mile Bobber, me timon të ulët, për të theksuar edhe më shumë anën sportive.

 

Prova në rrugë

Të thuash se Bobber të lë pa fjalë, është pak. Në fakt, prisnim një motor “të urtë” dhe pak të zhdërvjellët në kthesa, kjo edhe për shkak të rrotave (e ngushtë dhe e lartë – rrota e parë, e vogël dhe bullafiqe – rrota e pasme). Por, inxhinierët e udhëhequr nga Stuart Wood kanë bërë një punë të shkëlqyer. Bobber është para së gjithash një motoçikletë e rehatshme. Nuk ka vibracione dhe ka një shalë të rehatshme Frau, që është pothuajse e ngjitur me tokën, e cila bën që rrymat e ajrit të ndihen më pak edhe në shpejtësi mbi 120 km/h. Pedalet janë të dala, aq sa duhet. Natyrisht, kur anohesh gati prek tokën, por rrezja nga toka është e mjaftueshme për t’u zbavitur sa të duash nëpër kthesa. Modeli Bobber manovrohet lehtësisht kur ndërron drejtim dhe nuk e ndien aspak peshën e tij, rreth 240 kg, gjatë drejtimit. Komandat janë të buta dhe motori përgjigjet në mënyrë të ëmbël, por të fuqishme, kur i jep gaz. Ai ndihmohet nga një kambio e saktë, e cila të vetmin defekt ka raportimin shumë të ndarë mes dy marsheve të fundit (i gjashti është me të vërtetë i gjatë). Motori 1200 përgjigjet mirë dhe që në 1.300 xhiro ka një moment motorik të tillë që të bën ta shijosh deri në 6.000 xhiro. Xhirot mund të shkojnë deri në 7.050, por është e kotë të këmbëngulet kaq shumë. Marmita ka zhurmë të theksuar, pavarësisht homologimit Euro 4 dhe shoqëron shpejtësinë me tinguj të prerë dhe të thellë. Autonomia është thjesht e mjaftueshme, sepse vërtet që modeli i ri Triumph nuk konsumon edhe aq, por ka serbator të vogël. Mund të ecë më shumë se 200 km, me kusht që sistemi të mos sforcohet.

Suspensionet, duke pasur parasysh llojin e motorit, kanë korsë të vogël dhe nuk përshtaten mirë në terrene me asfalt të prishur. Por, në përgjithësi sistemi hidraulik është i shkëlqyer dhe përgjigjet mjaft mirë edhe në terrene të valëzuara, kur ecet me shpejtësi. Frenimi (me disk të përparmë 310 mm dhe të pasmë 255 mm, me pinca Nissin) është fleksibël, por jo shumë i fuqishëm. Disku i përparmë sforcohet deri në fund për të ngadalësuar shpejtësinë. Në përgjithësi, është i përshtatshëm për këtë lloj motoçiklete, i cili natyrisht nuk është bërë që të frenojë përpara kthesave. Tek modeli i ri Triumph spikat drejtimi i zhdërvjellët, sepse ai nuk është bërë vetëm për t’u admiruar, por për t’u ngarë. Por, siç e thamë që në fillim, harrojeni pasagjerin, Triumph e ka sakrifikuar atë për të mos bërë kompromis: ose pasagjeri, ose pjesa e pasme e lehtë, me suspension të padukshëm, që i jep pamjen e një Bobber-i të vërtetë të viteve ’40. Rezultati nuk është dhe aq keq!

 

ANË POZITIVE

Cilësi të shkëlqyera konstruktive | Manovrueshmëri e lartë | Momenti përdredhës

ANË NEGATIVE

Autonomi e kufizuar | Nuk ka vend për pasagjerin

 

Më shumë informacione

Vendi: Madrid

Moti: 3°, me re

Rrugë malore

Previous articleEnergica Eva
Next articleSHPESHHERË RIKTHEHEN
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...