- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024

Energica Eva

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Elektrikja “streetfighter” ruan dhe rrit cilësitë e super-sportives Ego. E rafinuar dhe e  fuqishme, por cilësia paguhet

 

Ka kaluar pak kohë, që nga dita kur u testua modeli Ego 45, i rafinuar, edicion i kufizuar i super-sportives Energica, kompani nga Modena, e themeluar nga specialistja CRP, e njohur ndryshe si eCRP në fushën e sportit. Energica, kohët e fundit ishte protagoniste e ndryshimit të selisë, me qëllim përmirësimin, duke hedhur kështu themelet për një të ardhme në rritje. Selia e re, plot 3000 m2, është fabrikë prodhuese, por në të njëjtën kohë edhe sallë ekspozimi, ku mund të shihet, preket dhe të blihet Energica, madje edhe të rikarikohet, duke qenë se së shpejti në Emilia Romagna, pritet të arrijë e para kolonë Fast Charge.

 

Rritja e ka zanafillën tek ardhja e modelit Eva, për të cilin do të flasim në këtë artikull, por që sigurisht nuk përfundon këtu. Gjatë vizitës në fabrikë vihet re në fakt potenciali i madh i linjave të prodhimit, thuajse të tepërta për dy modelet aktualisht pjesë të gamës. Me gjithë personalizimet e mundshme për modelet Ego dhe Eva, në fakt, ndjehet … gatishmëria për të bërë diçka më shumë, për të shkuar përtej 244 motorëve të planifikuar për vitin 2016. Kjo shifër në fakt duhet të dyfishohet në vitin 2017, duke ndjekur një Plan Biznesi, i cili përfshin të ardhura pozitive për vitin 2018 dhe arritjen e barazimit ekonomik pak a shumë në atë periudhë, duke shitur 2.000 motorë në vit. Qëllim ambicioz por i arritshëm, në qoftë se mendohet se prodhimi në seri filloi pikërisht këtë vit, pas një kuotimi në bursë, e cila ka ecur shumë mirë me vlerën e titujve, si dhe me rritjen e kompanisë, e cila në këtë moment ka 30 të punësuar.

 

Një gjë e tillë është rezultat i performancës së linjave të prodhimit, të projektuara me largpamësi dhe fleksibilitet, me qëllim përmirësimin e punës, duke realizuar më parë bazën e përbashkët dhe më pas pajisjen me elemente të ndryshëm të modeleve. Konfirmimi vjen më pas, kur e kuptojmë se pse vizita tek reparti i kërkimit dhe zhvillimit, nuk është e mundur:  Energica do të na befasojë shumë shpejt (supozojmë në EICMA) me një model të tretë. Disa parashikojnë një model crossover, ne mendojmë më shumë se ai do të jetë një power cruiser, por supozimet janë të gjitha të hapura. Në një afat të mesëm, brenda pak vitesh, do të shohim edhe një platformë krejtësisht të re, të lindur nga përvoja e fituar gjatë viteve të fundit.

Kjo sepse teknologjia e motorëve elektrikë, ende e re, nëse flasim nga zgjidhjet më moderne, zhvillohet me ritme marramendëse dhe është e nevojshme që vazhdimisht të rishikohen aplikimet. Ndihesh lehtësisht profet, duke parashikuar kapërcimin e shpejtë të kufijve aktual të autonomisë dhe reduktimin e peshës, të cilat bëjnë që motorët elektrikë të kthehen në një alternativë kundrejt motorëve me djegie të brendshme, për t’u shfrytëzuar nga të gjithë.

Megjithatë, për momentin, le të kënaqemi me modelet aktuale Ego dhe Eva; sidomos me këtë të fundit, e cila u testua në fshatrat e Modena-s,  për të parë nga afër se sa ka ndryshuar baza e mirënjohur e modelit Ego, gjatë kalimit në versionin naked.

 

Si është ndërtuar

Modeli Eva ofron të njëjtën cilësi konstruktive të modelit Ego, me një linjë shumë të gjallë, e cila do të pranohet nga ata që dashurojnë linjat e mprehta: mbulesat janë realizuar me shumë përkujdes, me finitura të cilësisë së lartë, të pëlqyeshme si për syrin edhe për prekjen.

Baza është padyshim e njëjtë me modelin Ego, me një motor tre-fazor sinkron me magnete të përhershëm, i ftohur me vaj, me moment përdredhës 170 Nm dhe me fuqi 95 kf / 70 kW, me shpejtësi maksimale të vetëkufizuar në 200 km/h. Ushqimi realizohet falë baterive me pole litiumi, të futura në një “lëvozhgë” hermetike (çertifikuar IP68), me ventilim të zgjatur, duke pasur parasysh ciklin e jetës, vlerësuar në 1.200 rikarikime, me të paktën 80% efikasitet minimal. Pajisja VCU, njësia që menaxhon energjinë (si edhe aspektet e trupit të motorit që janë subjekt i kontrollit elektronik), vendos fuqinë e momentit përdredhës dhe përcakton – në bazë të kërkesave të përdoruesit – frenimin rigjenerues të motorit (me katër mundësi … me gaz të mbyllur), sistemin e zhbllokimit të frenave, katër modalitete (Sport, Urban, Shi dhe Eko) me fuqi të ndryshme të momentit përdredhës dhe parkim të asistuar, i cili siguron fuqi në të dy drejtimet, edhe përpara edhe pas, me një maksimum 2.8 km/h, duke lehtësuar manovrat e parkimit. Autonomia, duke përdorur modalitetin Eko, arrin në 200 km.

I këndshëm kroskoti, i realizuar nga Kobo, me specifika të Energica, me modul të integruar GPS, Bluetooth dhe sistem ndërlidhje me rreze të gjatë (opsion në mbërritje) LTE/UMTS/GPRS, për të realizuar transmetimin e të dhënave, të cilat do t’i lejojnë drejtuesit jo vetëm t’i ndajë ato, por edhe te trajtojë “lundrimin në rrjet”, apo të gjejë dhe të prenotojë kolonën për rikarikim, ndoshta duke shfrytëzuar Fast Charge (e aftë të rikarikojë bateritë deri në 80% në vetëm 30 minuta). Por sigurisht, mundësitë janë po aq të mëdha dhe të pafundme si vetë rrjeti, sepse nuk ka asnjë pengesë për të zhvilluar aftësitë e rinovimit të software të VCU, për të kryer diagnostifikime, ose për të punuar me pajisje inteligjente “kundra vjedhjes”.

Më shumë konvencional trupi, me shasi prej tubash çeliku dhe suspensione bitubolare, plotësisht të rregullueshme. Sistemi i frenimit është vënë në dispozicion nga Brembo, me një disk të dyfishtë të përparmë 330 mm, të punuar nga pinca radiale monobllok, nën kontrollin e ABS Bosch, me dy kanale.

 

  • Fuqia maksimale 95 kf

 

  • Momenti përdredhës maksimal 170 Nm

 

  • Pesha 280 Kg

 

  • Kapaciteti i baterisë 11.7 kWh

 

  • Çmimi 25.400 euro

 

Timon i gjerë, performancë sportive

Tashmë e njohim modelin Ego, ndaj koha për të mësuar është relativisht e shkurtër. Një të kthyer të çelësit, kroskoti kryen kontrollin dhe hap dritën jeshile. Bllokohet ana e djathtë (masë paraprake e nevojshme për të shmangur që duke prekur gazin me kroskot të ndezur, motori të rrëshqasi nga poshtë – asnjë zhurmë apo dridhje nuk lajmëron se motori është ndezur) dhe atëherë në kroskot ndizet llamba “go”.

Rrotullohet doreza e djathtë dhe në heshtje absolute, Eva fillon të lëvizë. Pozicioni i drejtimit është i natyrshëm dhe ofron konfidencë të menjëhershme: frenat janë të gjithë në anën e djathtë, kështu që – sapo mësohesh me mungesën e friksionit – motori drejtohet sipas qejfit. Timoni i gjerë dhe pedalet pak të ulëta dhe të dala, e bëjnë që të ngjajë krejtësisht si motor tjetër, por mjaftojnë vetëm pak metra për të rigjetur karakteristikat e pranishme tek modeli Ego: shpërndarje e veçantë peshash, me masa të larta dhe të dala, të cilat kërkojnë  minimum dijenish, për shkak të prirjes ndaj nënkthimit.

Tendencë kjo, e zbutur ndjeshëm falë konfigurimit naked: drejtimi i motorit është më i sigurt dhe intuitiv, Eva shkon atje ku drejtohet të shkojë dhe i përgjigjet komandave në mënyrë më të parashikueshme se sa “motra” super-sportive. Natyrisht, duke patur parasysh zgjedhjet e bëra nga Energica, ngarja duhet të jetë më e vendosur, por nga ana tjetër, të shpërblen traksioni i shkëlqyer dhe nuk të vjen keq për mungesën e menaxhimit elektronik të aderencës në rrotën e pasme. Timoni ndihmon shumë në ndryshimin e drejtimit, por nëse dëshirohet të drejtohet “me trup”,  duhet mbajtur parasysh shala shumë e rafinuar, me karakteristika motori gare, e cila të mban të ngjitur fundin e pantallonave. Një bekim hyjnor në ecje, kur mund të mbahet trupi përpara duke u ndjerë njëkohësisht i ngjitur me motorin. Por nëse lëvizja është me spostime andej-këndej, është e nevojshme që trupi të ngrihet pak.

E dimë… që qaheni dhe ankoheni për mungesën e zhurmës. Nuk do të përpiqemi t’ju bindim se sa tërheqëse është zhurma e Energica në përshpejtim: timbri është padyshim shumë i ndryshëm nga ulërima e një modeli me katër-cilindra apo nga bubullima e një modeli twin, por ajo ka diçka teknologjike, pothuajse fantastiko-shkencore, të aftë të mahnisë, dhe nuk është pak. Kjo ndodh, edhe për faktin se, pavarësisht nga zhurma, motori është një perlë e vërtetë. Le të shpjegojmë arsyet.

 

Gaz! Madje jo.. energji!

Njëlloj si në modelin Ego: nuk do të mësohemi kurrë dhe as që duam të mësohemi, të përdorim terma të ndryshëm nga tradicionalët, dhe ndonëse shprehja “jepi gaz” nuk ka fare kuptim duke qenë se flitet për një motoçikletë elektrike, Watt dhe Tesla, do të na falin nëse do të vazhdojmë t’i referohemi teknologjisë me djegie të brendshme dhe do të flasim për hapjen e gazit, pavarësisht se potenciometri i vënë në punë nga kyçi ynë i djathtë nuk hap asgjë, por vepron mbi reostatet, qarqet dhe centralinat. Nga ana tjetër, e njëjta gjë është edhe për të gjitha komandat ride-by-wire, kështu që …

Motori, në mënyrë paradoksale, është aspekti që praktikisht të kujton atë të një motori tradicional, pavarësisht se ka një shpërndarje që asnjë motor me djegie të brendshme mund ta ketë, përsa i përket kapacitetit dhe rregullsisë. Me modalitetet Sport dhe Urban, përshpejtuesi është një perlë e vërtetë: veprimit të kyçit të djathtë, i përgjigjet gjithmonë reagimi i pritshëm i motorit. Krahasuar me Ego, mungojnë disa kf dhe sidomos disa Nm, por sinqerisht, një mungesë e tillë nuk ndjehet, duke qenë se drejtimi është gjithmonë i fuqishëm, në çdo shpejtësi dhe regjim. Shfrytëzimi i funksionit të lundrimit mësohet lehtë. Ai arrihet duke lëshuar gazin pa mbyllur atë plotësisht dhe ofron mundësinë për t’u ndihmuar nga motori për ngadalësim, apo të ndodhë të prodhojë një imitim të shkëlqyer të dy-kohëshit të disa viteve më parë.

 

Shtimi i shpejtësisë arrihet pa “asnjë shqetësim”, me efikasitet të jashtëzakonshëm, dhe me reagime të shpejta suspensionesh dhe shasie, të cilët – ende – nuk po gjejnë vend tek motorët konvencionalë, për shkak se mungesa e vibrimit dhe zhurmës, bëjnë që komunikimi ndërmjet Pirelli Diablo Rosso II dhe pilotit të mos dobësohet apo shqetësohet nga ndërhyrje të panevojshme. Me të drejtë shumë më i ëmbël modaliteti Rain, i rezervuar për sipërfaqe të rrëshqitshme, në të cilën mungesa e kontrollit të traksionit,  mund ta bënte progresivitetin e mrekullueshëm të motorit Eva pak të vështirë për t’u trajtuar, ndërsa në të vërtetë na pëlqeu më pak modaliteti Eco, në të cilin përshpejtuesi duket shumë i shkëputur nga motori, aq sa mund të krijojë vështirësi në trafik, për shkak të vonesës dhe mungesës së proporcionalitetit të përgjigjes së motorit. Ky modaliteti është për t’u përdorur vetëm kur duhet kursyer çdo pikë energji, sa për të arritur tek priza tjetër për t’u rikarikuar …

Motori, në mënyrë paradoksale, është aspekti që praktikisht gjatë përdorimit të kujton atë të një motori tradicional”.

 PËRMBLEDHJE

Ashtu si Ego, Eva është një produkt i destinuar për pak njerëz, entuziastë të pasur, të cilët do t’i vlerësojnë asaj ekskluzivitetin, finiturat përtej çdo kritike, si dhe motorin, i cili përfaqëson, duam apo nuk duam, rrugën e së ardhmes. Përtej konsideratave të zakonshme, lidhur me  autonominë e mjeteve të këtij tipit, “streetfighter”, Energica është një motor modern dhe i mirëndërtuar. Është e vërtetë, peshon, por aktualisht, në qoftë se dëshirohen performanca të krahasueshme me ato të një motori sportiv me djegie të brendshme, nuk ka rrugë tjetër: bateritë peshojnë. Nëse nuk duam të ndalojmë çdo 20 km për t’i rikarikuar, duhet bërë kompromis me peshën.

Shpërndarja e veçantë e peshës – një zgjedhje e qartë, e shtyrë nga dëshira për të krijuar një trup me cilësi të caktuara – përcakton ngarjen pak të veçantë, por asgjë e rrezikshme apo shumë larg motorëve të tjerë tradicionalë.

Problemi i vërtetë qëndron tek mungesa e infrastrukturës për rikarikim. Fast Charge i modelit Eva është një zgjidhje e avancuar teknologjike, por aktualisht kolonat e pranishme për përdorim numërohen me gishtat e një dore. Por diçka ngadalë po ndryshon, dhe nëse siç mund të pritet, do ndiqet Evropa Veriore, shpejt do të ballafaqohemi me një ndryshim të thjeshtë të teknologjisë, të njëjtë me atë të telefonisë së dhjetë viteve më parë, kur nga celularët që ofronin disa ditë autonomi, jemi gjendur në mëshirën e smartphone-ve, të cilët duhet të rikarikohen të paktën një herë në ditë, në rastin më të mirë. U mësuam me telefonat, do të mësohemi edhe me rikarikimin e nevojshëm të pajisjeve elektrike, sapo infrastruktura elektrike të na ofrojë mundësitë. Ndaj, shpresojmë që së shpejti, të arrijmë të marrim në konsideratë motorët elektrikë, si një alternativë reale karshi atyre me djegie të brendshme.

Një alternativë perfekte duke qenë se drejtimi sportiv do të mbetet i bukur dhe shpërblyes. Nuk do dëgjojmë ulërimën e marmitës? Do të na marrë malli, por do mësohemi me zhurmën e motorit elektrik në shpejtësi. Dashamirësve, do t’iu duhet vetëm fare pak për të vlerësuar reagimet e ofruara nga pajisjet elektrike. Tani për tani, na mbetet thjesht “të heqim kapelen” përballë këtyre kompanive, si Energica, të cilat të ardhmen po e ndërtojnë sot.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...