AutoClub

MV AGUSTA DRAGSTER RR 2019, E RAFINUAR DHE E EKZAGJERUAR

Ka shumë të reja për një prej motorëve më të veçantë dhe atipik në aspektin estetik. Performanca është përmirësuar në drejtim të trajtimit falë elektronikës së rafinuar. Çmimi është i lartë, 18.900 euro, por në një masë të madhe i justifikueshëm për punimet e shkëlqyera  

E pazakontë, e ekzagjeruar dhe e acaruar. Ky ishte dhe është MV Agusta Dragster 800 RR, edhe në këtë version të fundit 2019-ës, i cili me faljen e Euro 4, iu dha një ristilim i thellë, ose do të ishte më mirë të thuhej, një rishikim i thellë i të gjithë përbërësve të tij. Duke u nisur nga disa superstruktura të ngushta, të rishikuara në format dhe vëllimet e tyre, serbatori i ndarë me motrën e vet Brutale të pabotuar, ashtu siç është bishti i rrahur dhe i mbështetur nga një kornizë e re, e cila gjithashtu mban pedalet e reja për pasagjerët. Kjo është një zgjidhje vërtet e mirë dhe estetikisht e suksesshme. Fenerët e rinj së bashku me pjesën e pasme, tani në një njësi të vetme, e cila karakterizon fuqimisht pamjen mbrapa. Ne gjithashtu gjejmë pasqyrat e pasme në pozicionin e pazakontë në skajet e timonit, të cilat janë mjaft praktike. Ato që nuk ndryshojnë janë pjesët e jashtme të përgjithshme, gjithmonë të një niveli të lartë, bojërat perfekte që karakterizojnë përbërësit individualë, të cilat pastaj përputhen në mënyrë të përsosur, ndërsa materialet, madje edhe ato plastike, shihen me syrin kritik. Nëse lëkura ka ndryshuar plotësisht, poshtë saj te motori Dragster 800 RR ka pak për të parë në krahasim me versionin e mëparshëm.

PAKETË ELEKTRONIKE

Paketa elektronike MVICS (Motor & Vehicle Integrated Control System) ka qenë objekt i një pune zhvillimore të madhe, mbi të gjitha kur sheh përgjigjen e motorit, ndërsa katër hartat mbeten të njëjta: normal – kur ka shi – sport dhe me porosi. Kjo e fundit lejon personalizimin e parametrave të ndryshëm siç janë, përgjigjja e motorit në përshpejtim, vlera e momentit përdredhës maksimal, ndjeshmëria e komandës së gazit, frenimi i motorit dhe shpejtësia e ndërhyrjes së kufizuesit. Kontrolli i traksionit i rregullueshëm me tetë nivele të ndryshme, kambio elektronike edhe me opsionin downshift dhe freksioni anti-fryrje, mbyllin kuadrin e një pajisje të klasit të parë. Natyrisht që nuk mungon as çelësi i pajisur me immobilizer.                        

MOTOR I RINOVUAR

Motorit me tre cilindra i janë bërë ndërhyrje teknike të konsiderueshme për ta përshtatur atë me Euro 4, me një ulje prej 50% të emetimeve, ndërsa niveli i zhurmës bie me 48% në krahasim me versionin e mëparshëm Euro 3. Ulja u garantua edhe nga mbulesat e motorit të krijuara posaçërisht për të zbutur zhurmën e frekuencës së lartë, për më tepër që këto lejojnë një mbrojtje të mirë në rast të rrëzimit. Fiksimi i motorit në kornizë siguron një pikë të re mbështetëse që ka rritur ngurtësinë. Motori me tre cilindra ka shufra dhe valvola të reja, ndërsa kambio është plotësisht e re. Performanca e siguruar nga motori flet vet: 140 kuaj fuqi me 12.300 xhiro/min, me një moment përdredhës maksimal prej 87 Nm me 10.100 xhiro/min. Vetëm skeleti peshon 168 kg, duke i shtuar edhe 16,5 litra që është kapaciteti i serbatorit, shkojnë në pak më shumë se 180 kg në total. Raporti i peshës me fuqinë i Dragster 800 RR është i denjë për emrin që mban.    

ÇIKLISTIKE E VEÇANTË

Korniza e mbulesës prej çeliku ALS e vendosur te pllakat prej alumini, është një pjesë integrale e dizajnit të këtij motori, siç janë edhe disqet Kineo 17 inç, të vendosur shumë bukur për të dy ngjyrat e disponueshme, Grigio Nardò/Grigio Scuro Met – Bianco Perlato/Grigio Scuro Met., në të cilën janë montuar një gomë klasike 120/70 dhe një agresive 200/50. Piruni i aluminit Marzocchi ka një diametër prej 43 mm me trajtim DLC dhe është plotësisht i rregullueshëm. Është kapërcyer nga pllaka të shkëlqyeshme alumini, te këto që janë të fiksuara në tre pozicione të ndryshme. Edhe amortizatori është i bukur dhe i rregullueshëm, ndërsa është shumë koreografik në funksionim. Disqet 320 mm janë Brembo, ashtu si edhe pincat me 4 pistonë të vegjël me lidhje radiale, ndërsa në pjesën mbrapa është montuar një disk 220 mm me pinca me dy pistonë të vegjël. Nuk mungon as ABS që në këtë rast është një Bosch 9 Plus me RLM (Rear Wheel Lifta-up Mitigation) që ndalon ngritjen lart të pjesës mbrapa gjatë një frenimi shumë të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *