- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, March 1, 2024

REALITETI vs LOJËS: KAWASAKI NINJA 125, PROVA NË SHOQËRINË E BLINK46

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Thuhet se të rinjtë preferojnë lojëra në kompjuter përpara një xhiroje me motor. Por, a nuk është kënaqësi që ti japësh motorit në realitet? U përpoqëm që ta mësonim këtë nëpërmjet Blink46 në Youtube dhe dy Kawasaki Ninja 125 në realitet   

Kjo gjë që adoleshentët janë të dhënë më shumë ndaj videove virtuale se sa motoçikletave në realitet, është diçka e vështirë për t’u kuptuar nga ata që kanë kaluar një pjesë të rinisë së tyre me një motor 8-litërsh. Ndjenja e lirisë dhe rritja e vetëbesimit për autonominë janë kënaqësi që mund të ti japë vetëm një motor nëse e prek me dorën tënde dhe mund ta përjetosh. Video lojërat kanë bërë gjithçka për të “varrosur” këtë dëshirë për dy rrotat, por kohët e fundit diçka ka ndryshuar. Pas viteve 90-të dhe krizës së dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, interesi i prodhuesve të motorëve është rritur ndjeshëm pas përtëritjes së dëshirës së adoleshentëve të sotëm ndaj mjeteve me dy rrota. Temperatura dhe dëshira do të rriten pasi të rinjtë do të mund të prekin me dorë këto objekte të mrekullueshme duke u përpjekur të montojnë një shalë dhe të ndërmarrin një udhëtim.

Në lidhje me këtë, kemi vendosur të thërrasim një ekspert të “lojërave elektronike”, emri i të cilit, Alvise ndoshta nuk thotë shumë, por me pseudonimin e tij Blink46 mburren një numër i madh ndjekësish, të cilët e vlerësojnë përgatitjen në fushën e teknologjisë dhe simulatorëve të lojërave në veçanti. Do të krahasojmë dy mënyra të konceptimit të argëtimit, dy vizione në ekstreme, por me disa pika ku takohen. Një nga këto mund të jetë mosha e përdoruesve të saj, janë të rinj, të pasionuar, ndoshta në një mënyrë tjetër nga bota e dy dhe katër rrotave. Do të futemi në këtë botë virtuale që e njohim pak. Gjithmonë kam preferuar të provoj i pari gjithçka ka një motor që bën zhurmë, duke shijuar ndjesinë që të fal performanca, megjithëse në disa raste jo shumë e lartë. Kujtimet e përvojave të para nuk harrohen; xhiro i fshehur në shalën e një “Ciao” të një miku të motrës, udhëtimet ku ishim mbi një “Piaggio Po” pa asnjë ndërhyrje, fillimi i ndryshimeve në “Garavelli Vip4”(me levën e marsheve në të djathtë dhe ingranazhet në anën e kundërt) dhe më pas realizimi i ëndrrës së ndaluar, një “Gilera KZ” që ende e kam, janë kujtime mbresëlënëse. Dhe nëse keni mundësi që ta koleksiononi motorin tuaj të parë, bëjeni.        

Realiteti kundër virtuales, kush fiton? Nuk mund ta themi menjëherë, pasi përvoja na mëson se fillimisht duhet të provohen të dyja dhe më pas të gjykohen. Këtu jam mik në dhomën e lojërave, ose më mirë në “shtëpinë e Blink46” ku po shoh atë që shumë djem e konsiderojnë një botë reale paralele. Simulatori të lejon të argëtohesh, të ngasësh motorin e ëndrrave pa u ndjerë i rrezikuar, ndërsa ke në dorë të gjitha komoditetet. Por, mungon diçka. Mungon ajri në fytyrë dhe ndjenja e të vërtetës së biçikletës, me pak fjalë, nuk ka adrenalinë! “Blink46” nuk më bind, qëndroj me idetë e mia dhe do t’iu tregoj pse.

Ka një emër dhe quhet Kawasaki Ninja 125, një motor për t’u prekur me dorë, ndryshe nga ZX10 RR që drejtuam në simulator. Lajmet gjatë vitit të kaluar, bënë të ditur se ky motor 8-litërsh me një linjë klasike të gjelbër e bëjnë atë me të vërtet një objekt të bukur për t’u parë dhe për t’u drejtuar(duke e provuar) pa pasur nevojën e lavdërimeve të ekzagjeruara. Në ndryshim nga “motra” e saj virtuale Z125, Kawasaki arrin ti bëjë njerëzit të ndihen mirë dhe të argëtohen gjatë drejtimit. Fuqia lejon edhe ata që nuk kanë pasur mundësinë të provojnë motorët klasikë, që ti përshtaten botës së motorëve me qetësi. Prania e ABS bën bllokimin klasik përpara edhe për ata që nuk kanë eksperiencë. Një linjë agresive që e bën atë perfekte edhe për 16-vjeçarët më të gjatë. E kompletuar me pajisje standarde që e bëjnë atë një objekt të kënaqshëm që në shikimin e parë, ndërsa zotëron një dinamikë lëvizëse që kënaq edhe ata që e provojnë në një kohë të mëvonshme.                     

Cilësitë e mira të shasisë, të kombinuara me performancën e shkëlqyeshme të Dunlop TT900s origjinale, lejon të argëtoheni si duhet, e avantazhuar nga të gjithë të tjerat që sipas adoleshentëve (por edhe prindërve të tyre), mund të bësh xhiro në pistë ose në rrugë për gjithë ditën me vetëm pesë euro benzinë pa u shqetësuar për vajin ose pistonët. Motori me katër kohë dhe katër valvola i Kawasaki Ninja 125 është një mushkë pak e etur dhe kjo veçanërisht na bën që ta pëlqejmë edhe më shumë. Frenon mirë, është precize në parakalim dhe e qëndrueshme në rrugë, me një dritë të shkëlqyer. Janë tipare që e kanë bërë mikun tonë që çdo ditë ka drejtuar një Z650, tashmë të mendojë se sa argëtuese është të drejtosh në pistë një motor 8-litërsh në versionin “Codice”. Tani, Blink46 si do ta lëmë? Simulatorin apo timonin?

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...