Një markë legjendare si De Tomaso kthehet në jetë me një super-makinë me shije nostalgjike. Dhe shpall plane ambicione të rimëkëmbjes. Mbetet për të parë se ku do të shkojë për ta prodhuar
Nga prodhuesit kokëfortë të kloneve deri tek klientët industrialë të rafinuar, kushtuar rihapjes së markave prestigjioze evropiane. A është kjo shëmbëlltyra e artë e gjigandëve kinezë të katër rrotave?
Shembujt janë të qartë: nga ringjallja e Volvo nga grupi Geely – i cili është edhe aksionari i parë i Daimler – deri në mbijetesën e Saabit, ADN-ja e të cilit ruhet falë Nevs-it, i lindur pas Grifone që sapo ka nisur prodhimin e 93 makinave elektrike.
Pastaj është Ideal Team Venture (TV) me seli në Hong Kong. Në vitin 2016 përvetëson Gumpert Sportwagenmanufaktur (themeluar nga Roland Gumpert, ish-drejtor i Audi Sport dhe falimentues në vitin 2012), që menjëherë bëhet Apollo Automobile dhe në fund të vitit 2017 nxjerr super-makinën Intense Emotion me kornizë karboni nga Capricorn AG dhe motor V12, 6.3 litra me mbi 790 kuaj fuqi, i zhvilluar nga Autotecnica Motori. Me një prodhim prej vetëm dhjetë njësi.
BIJA E APOLLO
E njëjta shasi ndodhet poshtë karrocerisë së punuar të De Tomaso P72 të re, e prezantuar në korrik në Festivalin e Shpejtësisë së Goodwood: kuruar në mënyrë estetike nga Wyn Design, P72 është trashëgimtari shpirtëror i P70 i 1965-ës. Pjesa trupore nga Fantuzzi dhe e zhvilluar nga Pete Brock si oneoff. Në fakt, marka e Modena-s i përket ITV që e bleu atë në 2015-ën për vetëm 1 milionë euro në ankandin e falimentimit ku pas rrëzimit e kishte marrë Gian Mario Rossignolo. Tani kompania synon një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë, por mbetet për tu parë nëse prodhimi (duke filluar nga 72 njësi të P72, që do të përfundojnë në dy vjet), do të zhvillohet në Itali ose në Affalterbach (Gjermani), ku ka selinë HWA AG. Kjo e fundit e themeluar nga Hans Werner Aufrecht, i cili i dha jetë AMG-së në 1967, është partneri teknik që merret me unifikimin e Emotion Intense. Menaxheri i përgjithshëm i De Tomaso shpjegon: “P72 përfaqëson rilindjen e një marke legjendare, e cila sapo ka mbushur 60 vjeç. Sidoqoftë, pak e dinë të kaluarën e saj të pasur. Prandaj, strategjia jonë synon për të përmirësuar këtë kapitull pak të njohur në historinë e makinës. Sa për modelet e mëvonshme, ne kemi një plan biznesi të saktë, konkret dhe të besueshëm, të cilin do ta zbulojmë në të ardhmen”.
ISOTTA FRASCHINI
NGJITJA NË MAJË FALË RIMAC
Specialistë të ringjalljes. Janë aq të shpeshta, sa vet kalimi, të paktën deri më tani. Ringjallja e fundit e markës legjendare të luksit, daton në vjeshtën e vitit të kaluar, kur një kompani me emrin Isotta Fraschini Milano Fabbrica Automobili Srl, u regjistrua në Dhomën e Tregtisë së Bolonjës. Një kthim me maturi, për të cilin shumica u bë i vetëdijshëm një muaj më parë, kur u dha lajmi se, midis kompanive të zgjedhura për përfshirjen në fondet e alokuara nga thirrja e tretë e Rajonit Emilia Romagna, sipas ligjit 14/2014, edhe kjo markë ishte aty. Brenda gjashtë muajve, marrëveshjet e programit do të miratohen, që do t’u kërkojnë kompanive aplikuese të zbatojnë një plan 3-vjeçar të zhvillimit, me lëshimin e fondeve publike: në rastin e Isotta, 1.5 milionë euro për një investim prej gati 4 milionë. Modestia e pamjes dhe numri i kufizuar i punësimeve të planifikuara, 20 të punësuar (nga të cilët 15 të diplomuar), bëjnë të mendosh se është një projekt ose pozicion administrativ dhe jo një fabrikë industriale. Kompania e re ka për qëllim prodhimin e automjeteve me ndikim zero, ekskluzive siç imponon linja e markës. Revista italiane “Quattroruote” është në gjendje të zbulojë se në mënyrë të veçantë, qëllimi është të realizohet një grand-turizëm elektrik, i rikarikueshëm edhe në modalitetin wireless dhe në gjendje të përballojë një autonomi më të lartë se konkurrenca aktuale, pra jo më pak se 550 kilometra. Siguria është gjithashtu ambicia e kësaj makine me teknologji të ndryshme, me një sistem për monitorimin e kushteve fizike të pilotit (rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe temperaturën) dhe me lidhje me një qendër shëndetësore. Por, kush është mbrapa të sapolindurës Isotta? Padronët e zakonshëm kinezë? Tani për tani, pista e parave të çon diku tjetër: mes Italisë, Kroacisë, Kolumbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Një studim i Dhomës së Tregtisë zbulon se kompania është në një menaxhim kolegjial që përfshin shumë njerëz dhe ka tre administratorë: Alfredo Reboa, ish-i i Maserati dhe Alfa (gjithashtu ka marrë pjesë në zhvillimin e platformës Giorgio në të cilën kanë lindur Giulia dhe Stelvio), Drejtori Ekzekutiv i Vitalex & Partners të Milanos, Giorgio Tinti, një firmë konsulence ligjore dhe strategjike, dhe kroati Christian Franck Yepes Kanayet, me rolin e presidentit të bordit. Kanayet, i cili ka lindur në Medellin, Kolumbi dhe është pasuruar nga vaji, është njeriu kryesor i operacionit. Në të vërtetë, sipërmarrësi mban 6% të kapitalit të Rimac, ndërmarrjes kroate të specializuar në prodhimin e super-makinave elektrike, e cila me sa duket do të sigurojë njohuri dhe përbërës për Isotta-n e ringjallur. Sa i përket pronës, kompania drejtohej nga Isotta Fraschini Milano Holding Srl, partnerë të së cilës janë Korporata Abruzzi me 52%, e njëjta Vitalex & Partners me 25.5 dhe më pas me 12.5%, New e Automovile Development, një kompani e përfshirë sipas ligjit anglez, e cila figuron në “Panama papers” (dokumenta sekrete të kompanisë konsulente ligjore offshore Mossach Fonceca që u publikuan në 2016-ën). Në fund, me 10% qëndron Mattia Spadafora. Isotta Fraschini është themeluar në Milano në vitin 1900, ndërsa prodhimi automobilistik i tij pushoi në 1949. Kompania kishte provuar të ringrihej në vitet 90-të nga duart e piemontezit Giuliano Malvino, i cili dëshironte të ndërtonte një sedan me bazë Audi (pa marrë parasysh autorizimin e kompanisë) që të prodhohej në ish-fabrikën Oto Breda në Gioia Tauro. Sipërmarrësi u hetua më pas për shpërdorimin e fondeve publike. Në 2003-in, për të marrë përsipër markën në ankandin e falimentimit hyn Gianfranco Castiglioni, pronari i Franco Tosi të Legnano që pak vite më vonë ishte subjekt i një hetimi të organeve gjyqësore për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme tatimore. Dhe Isotta përfundoi përsëri nën administrim të kontrolluar. Pyes veten nëse feniksi lombard do të jetë në gjendje të marrë fluturimin me pronarët e rinj?