- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024

RANGE ROVER EVOQUE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

KTHIMI REVOLUCIONAR

Pasi ka revolucionarizuar imazhin e markës dhe ka ndikuar tek të gjitha modelet e lindur pas saj, Evoque tani renditet tek stili më i fundit i kompanisë. Pa humbur identitetin. Dhe për herë të parë e gjejmë edhe në variantin plug-in hibrid

Fakti i ndërtimit dy vjet më parë të një versioni cabriolet, mund të lexohet si pasojë ekstreme e motos origjinale krijuese, atë që në vitin 2010 shtyu drejtuesit e Land Rover që të miratonin projektin e një makine sport utility, me kulm më të ngushtë dhe pamje agresive, gjë që nuk ishte hasur kurrë në gamën e kompanisë konservatore angleze. Një gjë e tillë, mund të etiketohet edhe si manifestim i një lloj deliri plotfuqishmërie i menaxherëve britanikë, të dehur nga suksesi i versionit të mbyllur.

E pra, cilado qoftë arsyeja, ka argumente të mira për ta mbështetur: kjo sepse, edhe nëse mendohet se në Gaydon kanë ekzagjeruar me variantin e hapur, motivet për të qenë të mbushur me veten, nuk ju mungonin. Range Rover Evoque pati në treg një pritje që shkonte përtej pritshmërive më optimiste dhe, mbi të gjitha, ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme fytyrën e markës. Dëshmi e provuar se kush guxon fiton, ajo mesazherja e modeleve bashkëkohore, të cilët mbërritën më vonë dhe kulmuan në modelin e mirënjohur Velar.

Është e qartë, se nëse vihet dorë tek një makinë e tillë kaq e rëndësishme, për të dizenjuar gjeneratën e dytë, vërehet rënia e pashmangshme e toneve revolucionare. Seria e dytë – protagoniste në Sallonin e Los Anxhelos në fund të nëntorit – përfaqëson konsolidimin, pjekurinë, kalimin nga flokët e gjatë dhe këmisha sipër xhinsave, tek të paktën një palë pantallona të hekurosura dhe një xhaketë sportive. E thënë ndryshe – larg nga metaforat – nga rangu i protestës tek establishmenti, që temat e kryengritjes i ka bërë tashmë të vetat, duke i asimiluar e metabolizuar. Kështu, në pjesën fundore gjejmë rrumbullakësinë e Discovery Sport dhe në pjesën e përparme dhe anësore, sipërfaqet e lëmuara të modelit Velar, duke qenë mjaft të kujdesshëm, megjithatë, për të mos humbur ato përmasa (pjesë anësore të ngushta, çati e pjerrët dhe dritare të ulëta), të cilat ishin baza e formulës fituese tek modeli i parë Evoque dhe që tashmë përbëjnë ADN-në e saj.

Por për stilin, kemi folur gjatë në imazhin e hapjes. Këtu, duam të përshkruajmë identikitin e të sapo mbërriturës (në treg, në fakt, ajo do të debutojë në pranverë), duke hyrë më thellë, nën karroceri, për të kuptuar se çfarë i ofron klientëve të vet potencial modeli Evoque 2.

EDHE TRE CILINDRA PLUG-IN

Sa për të filluar, gjenerata e dytë, vlen të thuhet menjëherë, ndryshon lehtësisht dy aspekte të diskutueshme të së parës: hapësirën në kabinë pak të sakrifikuar dhe kapacitetin e kufizuar të bagazhit. Ky i fundit, tani deklaron 591 litra përkundër 575 të së parës (por prova tregoi se mbante pak më shumë se 300 litra), ndërsa ata që ulen mbrapa, kanë në dispozicion dy centimetra më shumë për gjunjët, meritë kjo e hapit të rritur, në të njëjtën vlerë gjatësie. Shasia, megjithëse e prejardhur nga ajo D8 me origjinë Ford, e cila pajis modelin që po largohet, është rishikuar dhe, me emrin Premium transverse architecture, është duke u përgatitur për revolucionin e fundit: të mirëpresë versionin hibrid plug-in. Ky motorizim, i cili do të vijë më vonë, gjatë vitit 2020, gjithashtu shënon një tjetër risi: debutimin e Evoque me një motor turbo me tre cilindra. Nga ana tjetër, do të ketë një hibrid mild 48 volt, i pari në nivele marke, që grumbullon në një bateri litiumi në dysheme, energjinë që ndryshe do të humbiste në ngadalësime, duke e çliruar në mbështetje të motorit termik në përshpejtim. Për sa i përket motorëve termikë, në debutim do të jenë ata me katër cilindra, 2.0 Ingenium: tre me benzinë, me fuqi 200, 249 dhe 300 kf, dhe tre diesel, me 150, 180 dhe 241 kf. Të gjithë motorët janë të kombinuar me kambio ZF me nëntë marshe dhe traksion integral. Dieseli më pak i fuqishëm ofrohet gjithashtu në variantin me dy rrota aktive dhe traksion të përparmë. Ai është i vetmi që nuk e ka impiantin 48 volt.

Megjithatë, inovacionet teknologjike nuk ndalen në kapitullin e elektrifikimit. Përveç aftësive më të mira në kalueshmëri pengesash(tani mbi 60 cm krahasuar me 50 tek e mëparshmja) dhe Terrain response 2, Evoque krenohet me dy risi të tjera. E para, Clear sight rear view mirror, në segmentin e përkatësisë: kur vështrimi mbrapa është i penguar, pasqyra e pasme transformohet në një ekran që kap imazhin me rezolucion të lartë të dërguar nga kamera. Tjetra, Ground view technology, është botërore: kamerat e përparme tregojnë imazhin 180° të terrenit poshtë hundës së makinës, për të lehtësuar manovrat në qytet ose gjatë kalimit të terreneve të vështira off-road.

NGA VERSIONI KONCEPT TEK CABRIOLET

ÇMENDURIA E ARSYESHME E MCGOVERN

Sot jemi mësuar me gjithçka, me ndotjet e natyrave nga më të guximshmet. Por duhet kthyer me mendje në vitin 2008, kur u shfaq modeli koncept Suv-coupé kompakt, me tre dyer LRX (lart majtas), debutimi i Gerry McGovern (këtu anash), i cili sapo kishte arritur në majat e dizajnit të markës britanike. Pak njerëz besuan se nga ai studim vizionar, kaq i largët nga modelet Land Rover, do të merrte jetë një prodhim serie. Por, në vitin 2010, lindi Evoque, e cila nga modeli koncept mbart temat kryesore stilistike. Ajo që dukej si çmenduri, ishte në fakt një rrezik i llogaritur (me ndihmën e parashikimeve të tregut), dhe shpejt u shndërrua në një sukses komercial përtej pritshmërive. Në vitin 2012 erdhi modeli me pesë dyer (sipër në qendër), i cili që nga ky vit ka zëvendësuar versionin me tre dyer. Në vitin 2016, Cabrio (sipër në të djathtë).

 

PLANI PROJECT CHARGE

KUJDES LLOGARITЁ

JLR deri më tani ka lulëzuar nën mbrojtjen e Tatas: modele shpërthyes, investime në R&D, fabrika të reja. Tani parashikohet “shtrëngim rripi”. Nga llogaritë e tremujorit të dytë të vitit aktual financiar (mbyllet në muajin mars 2019), mbërrin një sinjal alarmi: rënie shitjesh dhe Ebit negativ (-90 milion paund). Kështu, shefi, Ralf Speth (foto), ka nisur Project Charge: një plan që ka për qëllim të realizojë 2.5 miliardë për vitin financiar 2020, duke shkurtuar kostot dhe rritur fitimet, si dhe për të përqendruar investimet tek produkti, duke eliminuar shpenzimet e tjera, përfshirë edhe punësimet.

E VENDOSUR

Pjesa e përparme agresive dhe përmasat në përgjithësi janë veçoritë që kujtojnë modelin aktual. Fenerët dhe maskerinat e holla si dhe vrimat e mëdha të ajrit, kujtojnë modelin Evoque, por me sipërfaqe më të lëmuara dhe uniforme

ELEGANTE

Korniza anësore, e frymëzuar nga tehu i thikës (ideja me të vërtetë ka lindur gjatë një darke në restorant), është ruajtur, ndonëse është revizionuar, duke i njohur kështu një rol ikonografik në imazhin e modelit

Seria e dytë e modelit fatlum e kompakt Suv të familjes Range Rover, ka zhvilluar dizajnin e  modelit origjinal, duke e përshtatur atë me drejtimet më të fundit stilistike të kompanisë

E RRUMBULLAKЁT

Në pjesën fundore arrihet pasi është përshkuar me sy linja anësore në formë prizmi, tipike për Evoque, por sipërfaqet e rrumbullakosura dhe fenerët e mirë integruar në karroceri, sjellin në mend modelet e fundit Discovery dhe veçanësisht Velar

E LЁMUAR

Trajtimi i sipërfaqeve mbart të gjithë influencën e punës së bërë në familjen Discovery e më pas në atë, nga të cilat modeli i ruan edhe dorezat e holla. Mbetet besnik i serisë pararendëse, për sa i përket raportit llamarinë-dritare

Pjesa e brendshme e kabinës është luksoze dhe minimaliste, me zëvendësimin e shumicës së butonave manual me ato me prekje, të ekraneve të dyfishta dhe pad-it në timon. Sistemi multimedial është i përditësuar

FENERЁ DHE MASKERINA TЁ HOLLA, ANЁ TЁ PRIRURA LART DHE ÇATI E PJERRЁT: PO, PADYSHIM ЁSHTЁ EVOQUE

Previous articleJEEP GLADIATOR
Next articleTOYOTA COROLLA
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...