- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

TOYOTA COROLLA

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Një emër historik rikthehet për të zëvendësuar modelin Auris në 2019: do të jetë i disponueshëm vetëm në versionin hibrid, me motorë 1.8 dhe 2.0. Ky version siguron një performancë më të lartë

Pas dy gjeneratash, Toyota Auris nuk do të jetë në treg dhe do të zëvendësohet nga Corolla. Një emër historik (modeli origjinal daton nga 1966), i përdorur gjithmonë në vend të Auris në disa tregje dhe tani gjithashtu i disponueshëm në Europë, për disa shtete do të jetë vetëm në versionin hibrid. Përpara prezantimit zyrtar në shkurt të vitit 2019, u provua versioni Touring Sports, i pajisur me njësinë e re prej dy litra me ciklin Atkinson, korsa e gjatë dhe injeksion i dyfishtë (direkt dhe indirekt) 153 kf, e kombinuar me sistemin hibrid të gjeneratës së katërt prej 73 kf, për një fuqi totale prej 180 kf. Modeli paraqitet me platformën globale Tnga, e njëjtë si Prius, e cila është 60% më e fortë se ajo e përdorur nga Auris dhe lejon që qendra e rëndesës të ulet me 10 mm. Përveç kësaj, suspensionet, me aksin e pasëm multilink me tre leva e gjysmë si standarde në të gjitha versionet, duke ulur zhurmat me 40%, për më tepër komfort.

NJË HAP I MADH PËRPARA

Varianti dy litra është më tepër i dedikuar për ata që kërkojnë performanca më të larta krahasuar me njësinë 1.8 të mirënjohur të Prius dhe C-HR, i cili është gjithashtu i disponueshëm. Në të dy motorët, paraqitet sjellja tipike e hibrideve të Toyota dhe Lexus (e ngjashme me atë të përcaktuar me transmision Cvt), pra mungesa e linearitetit midis regjimit të motorit dhe shpejtësisë së makinës kur përshpejtohet në regjime të larta. Për të arritur këtë objektiv, ndikimi i njësisë elektrike aktuale është rritur përmes tërheqjes së një sasie më të madhe të energjisë nga bateria. Natyrisht, nuk është bërë asnjë mrekulli për këtë aspekt, as nuk mund të ketë qenë ndryshe: është e pamundur të devijohen sjelljet e sistemit hibrid të Toyota. Megjithatë, progresi është i dukshëm. Tani mund të llogarisni edhe në drejtimin në timon, e cila ju lejon të menaxhoni gjashtë raportet virtuale të transmetimit e-CV. Por ato përdoren vetëm në ngadalësim, për të rritur frenimin, ndërsa kur jepni gaz, sistemi ndizet menjëherë në funksionimin automatik. Për pjesën tjetër, një hap përpara në krahasim me versionin Auris është i qartë. Që në metrat e parë në nisje ju mund të ndjeni një konsistencë të madhe të shasisë. Përveç kësaj, suspensionet – me amortizatorë të kontrolluar elektronikisht në modelin e drejtuar – garantojnë komfort në drejtim. Rrotullimi është i përmbajtur, në sajë të qendrës së ulët të gravitetit, dhe sistemi i drejtimit gjithashtu funksionon mirë. Soundproofing, ka qenë shumë i saktë: sipas inxhinierëve të Toyota, kjo ka lejuar të arrijë të njëjtin nivel të komfortit akustik midis sediljeve të para dhe atyre prapa. Së fundi, konsumi i karburantit: në fund të itinerarit të testimit, i cili ishte kryesisht në autostradë, kompjuteri në bord shënoi 5.9 litra / 100 km.

Versioni Touring Sports është zhvilluar dhe përshtatur në Europë: detajet janë më të sakta se Auris. Kroskoti është tërësisht i mbuluar me plastikë të butë, zbukuruar me qepje të kuqe, ndërsa ndarja e bagazhit ka dysheme të kthyeshme me reliev për të lehtësuar ngarkimin; përveç kësaj, ndërsa pragu i ngarkimit është prej metali të lëmuar. Instrumentet kanë një pjesë virtuale qendrore në një ekran prej 7 inç. Sistemi multimedial nuk përfshin përshtatjen për smartphone Android dhe Apple.

 

TOURING SPORTS

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 benzinë
  • Cilindrata 1.987 cm3
  • Fuqia maksimale 112 kW (153 kf) në 6.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 190 Nm në 6.000 xhiro/min
  • Elektrik sinkron
  • Fuqia maksimale 53 kW (73 kf)
  • Momenti përdredhës maksimal 163 Nm
  • Fuqia totale 132 kW (180 kf)

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Kambio e-Cvt

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 180 km/h
  • 0-100 km/h 8,1 s
  • Përshkueshmëria mesatare 26,3 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 270 cm
  • Gjatësia 465 cm

Gjerësia 179 cm

Lartësia 144 cm

  • Pesha 1.510 kg

Çmimi

  • i papërcaktuar
Previous articleRANGE ROVER EVOQUE
Next articleSEAT TARRACO
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...