- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, March 1, 2024

Kawasaki Z125 m.y. 2019

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
U provua modeli i ri Kawasaki Z125: e vogla e “zhveshur” e Akashit ka pamje si një “Z” e vërtetë dhe arrin të zbavisë në kthesa e njëkohësisht të jetë e rehatshme në qytet

Bota e dy rrotave duhet të rifitojë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët, të cilët, në vitet e fundit, duket se janë më pak të interesuar për legjendaret “125”.

Kompanitë e motoçikletave po investojnë për të ringjallur këtë segment dhe tani, si kurrë më parë në dekadën e fundit, të rinjtë kanë një gamë të gjerë modelesh për të zgjedhur, jo vetëm të “veshur”, por edhe të zhveshur. KTM, me modelin Duke 125, është marka më e suksesshme, por tani duhet të konkurrojë me modelet Aprilia, Yamaha, Suzuki, Honda … dhe jo vetëm kaq: këtë vit Kawasaki prezantoi modelin e ri Z125 (së bashku me atë Ninja 125). E vogla e “zhveshur” e Akashit spikat me pamjen si një “Z” e vërtetë (e keni parë tashmë në fillim në Intermot dhe më pas në EICMA 2018), por ka ardhur koha për t’i hipur në shalë dhe treguar si shkon.

Si është ndërtuar?

Estetikisht, teknikët e Kawasaki kanë bërë një punë të shkëlqyer: modeli i ri Z125 është trajtuar me kujdes në detaj, dhe plastikat janë të një cilësie të lartë dhe po ashtu përshtatje të mirë. Në pjesën ballore, është feneri me linja elegante, me stil të pastër Z, madje edhe panelet anësorë i japin njëfarë agresiviteti. Serbatori (11 litra) dhe bishti, janë ndarë me si-motrën e “veshur”, ndërsa shala është pak më e lartë: 815 mm kundër 785 të modelit Ninja 125 (si opsion është shala e ulët me 25 mm). Natyrisht, tek Z125, gjendet timoni, që ofron ulje më të drejtë dhe të rehatshme. Shala e pasagjerit është shumë e ngushtë, si një sportive e vërtetë, dhe poshtë ka një ndarje të vogël ku, mund të vendoset për shembull, bllokuesi i diskut. Mbi fenerin e përparmë është vendosur kroskoti i gjithi dixhital, me informacionet themelore gjatë drejtimit: numri i xhirove të motorit, shpejtësia, niveli i karburantit, udhëtimi dhe kilometrazhi, ora dhe sinjalizuesit e shërbimeve.

  • GJATЁSIA 1.935 mm
  • HAPI 1.330 mm
  • LARTЁSIA E SHALЁS 815 mm
  • PESHA 146 kg
  • KAPACITETI I SERBATORIT 11 litra

Duke kaluar në planin teknik, motori është me një cilindër (58,0 x 47.2 mm), me katër kohë dhe me 4 valvula. Farfalla e motorit, me sistem injektimi, është 28 mm dhe mund të arrijnë një fuqi maksimale prej 15 kf (siç e përcakton ligji), në 10.000 xhiro/min dhe moment përdredhës maksimal 11,7 Nm në 7.700 xhiro/min. Motori është i mbuluar nga një kornizë çeliku, me kënd kthese 23,1°. Piruni, me shufra tradicionale 37 mm dhe amortizatori tek, janë të rregullueshëm të paratensionuar, në 5 pozicione. Për sa i përket sistemit të frenimit, si përpara edhe mbrapa, janë të pranishëm disa pinca me dy pistona të vegjël, të cilat përkatësisht pickojnë një disk 290 dhe një tjetër 220 mm, me sistemin ABS, të ofruar në seri. Gomat janë të ngushta (100/80 dhe 130/70) për të ofruar më shumë gatishmëri dhe shkathtësi. Ato janë të montuara mbi disqe 17 inç me 5 lidhje.

Sjellja në rrugë

Tani, megjithatë, le të flasim për mënyrën se si modeli i ri Kawasaki Z125 sillet në rrugë. E fillojmë menjëherë nga pozicioni mbi shale: siç e kemi përmendur, timoni lejon që shpina të mbahet drejt, dhe pedalet e këmbëve, mjaft të dala, ofrojnë komfort të mirë edhe pas disa orëve në drejtim. Përveç kësaj, pavarësisht përmasave kompakte të motoçikletës, shala mirëpret edhe ata që janë shtatlartë: personat më të gjatë se një metër e tetëdhjetë, mund të vlerësojnë hapësirën bujare për këmbët. Teknikët japonezë kanë bërë një punë të shkëlqyer për sa i përket plastikave dhe dizajnit të serbatorit, për të akomoduar motoçiklistë të gjatësisë së ndryshme, nga më shtatshkurtit (në fakt, këmbët vendosen në tokë pa vështirësi), tek ata më shtatlartët.

Në qytet, lëvizja në trafik bëhet pa problem: friksioni është shumë i butë dhe nën 7.000 xhiro/min, dridhjet pothuajse nuk ekzistojnë (nëse tejkalohet ky prag ato perceptohen lehtësisht në shalë). Ndërkohë, kur je përpara një rruge me kthesa, argëtimi është i garantuar: japonezja e vogël, e “zhveshur”, është e shpejtë në ndërrimin e marsheve dhe e qëndrueshme në lëvizje. Krahasuar me modelin Ninja 125, pjesa e përparme duhet të jetë e ngarkuar mirë gjatë fazës së futjes, e cila, për shkak të pozicionit të drejtimit më të ngritur, ka prirje të jetë pak më e lehtë (dhe për këtë arsye më pak reaguese). Një kompromis i vogël me të cilin duhet të mësohesh nëse preferohet timoni i lartë përpara atij në gjysmë lartësie. Kalibrimi i suspensioneve është gjithashtu i shkëlqyeshëm: Kawasaki ka arritur të gjejë një kompromis të mirë mes komfortit – në përdorim në qytet, ku në rrugë hasen gungat apo gropat – dhe sportiviteti, kur i jepet pak më tepër gaz. Sistemi i frenimit është një surprizë e vërtetë: pavarësisht pompës dhe pincës aksiale, ofron fuqi  dhe modulim, ndërkohë që edhe sistemi ABS nuk është shumë invaziv.

Për sa i përket motorit, fuqia është e kufizuar: poshtë 6.000 xhirove, shtytja nuk është e madhe, por pasi tejkalohet ky prag, është në gjendje të shtrihet deri në 10.500 xhiro/min, ku ndërhyn kufizuesi i shpejtësisë.  Pra, duhet të çohet në xhirot e larta, ashtu si një model i vërtetë 125, i viteve të artë. Argëtimi është gjithashtu edhe kjo: kaq shumë gjëra për të menduar dhe për të bërë për ta drejtuar (marsh i arrirë, friksioni në dorë, lënia e frenave kur është e nevojshme). Edhe pse modelet e rinj 125, kritikohen shumë, edhe katër-kohëshit, mund të jenë një shkollë e mirë. Dhe këtë e thotë një tifoz i “dy-kohëshit”.

Për kë është?

Kawasaki i ri Z125 do të jetë një motoçikletë për t’u mbajtur parasysh, sepse (sidomos në ngjyrën e bardhë të motoçikletës që u testua) është një model i “zhveshur”, me të vërtetë interesant, që dhuron shumë argëtim. Do të jetë gjithashtu i disponueshëm, edhe me ngjyrë blu ose të gjelbër (ky i fundit, më i metalizuar se Akashi klasik). Për sa i përket çmimeve, fillohet nga 4.590 euro për ngjyrën Candy Plasma Blue, dhe arrihet në 4.690 euro për atë Candy Lime Green apo Pearl Flat Stardust White.

Motoçikleta ka mbërritur në treg, kështu që do të jetë në dispozicion, duke nisur nga janari. Tashmë ka disa modele për të zgjedhur nga kjo kategori, ndaj të dashur gjashtëmbëdhjetëvjeçarë, nuk keni më justifikim: cilin prej tyre preferoni?

 

ANË POZITIVE

  • Pamja | Komforti | Frenimi

ANË NEGATIVE

  • Pjesa e përparme e lehtë | Vibrimet në mbi 8.000 xhiro/min
Previous articleJEEP CHEROKEE
Next articleSFIDË PUSHTETIT
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...