- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

ACA në FIA Road Patrol Training for Excellence

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Gjatë muajit shtator Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) në bashkëpunim me ARC Europe, organizuan Konkursin Europian të Patrullave Rrugore. Ky konkurs realizohet çdo vit dhe përfshin Klubet Automobilistike më prestigjioze në Europë. Duke organizuar këtë konkurs, FIA jo vetëm që sjell më afër të gjithë klubet partnere, së bashku me patrullat e tyre, por arrin të krijojë një ambient tej mase të përshtatshëm për shkëmbimin e eksperiencës së mekanikëve të Klubeve Europiane të Automobilit.

FIA Region I dhe ARC Europe bashkuan forcat për të krijuar një trajnim për grupet e patrullave rrugore të klubeve anëtare. Ky trajnim synon të rrisë standardin e përgjithshëm të riparimit të defekteve në rrugë.

Klubi mikpritës i FIA Road Patrol Training for Exellence këtë vit ishte ÖAMTC, Klubi Automobilistik Austriak. Si një shembull i ekselencës, ÖAMTC shpërndan në rrugët e Austrisë 500 patrulla rrugore dhe rreth 1000 shofer/mekanikë (makina-servise, të pajisura me mjete specifike pune, lexo më poshtë).

Klubi i Automobilit të Shqipërisë u bë sivjet, përsëri, pjesë e këtij Konkursi.

Gjatë këtij aktiviteti, u testuan njohuritë e mekanikëve (Patrolmen) në 4 marka automjetesh: Toyota, Peugeot, Audi dhe Citroën. Duke stimuluar defekte të ndryshme të një automjeti, u arrit të vlerësohet aftësia e mekanikëve për ta riparuar makinën në rrugë. Këtë vit, defektet e stimuluara ishin: rikuperim i çelësit të makinës, defekt i baterisë, paketa elektrike dhe riparimi i baterisë tek automjetet elektrike. Gjatë ditës së parë të trajnimit, mekanikët tanë u përpoqën të diagnostikonin një defekt elektrik të mjetit tip Audi. Në ditën e dytë, trajnimi konsistoi në çështjen e rikuperimit të çelësit, mënyrat se si mund ta hapim makinën, pa e dëmtuar atë. Në pjesën e dytë të trajnimit, ekzaminuam të gjitha defektet që mund të rrjedhin nga bateria. Llojet e ndryshme të baterisë, mënyrat e karikimit, ndërrimit dhe regjistrimit. Ditën e fundit, fokusi ishin makinat elektrike, hibride dhe plug-in.

Automjetet elektrike janë një e ardhme tepër e afërt, edhe për Shqipërinë, në këtë mënyrë është tepër e rëndësishme për patrullën e Klubit të Automobilit të Shqipërisë, të di se si ti afrohet dhe se si të trajtojë një mjet elektrik. Në rastin konkret, vlen të thuhet se si fillim gjëja më e rëndësishme ishin masat e sigurisë që duhet të marrim, kur i afrohemi një mjeti elektrik me defekt. Bateritë e automjeteve elektrike mbartin një voltazh tepër të lartë, ndaj edhe vetëm një mekanik i specializuar për këto mjete, mund t’i ekzaminojë ato. Përgjatë gjithë trajnimit, vumë re se mjete tepër specifike pune, janë të domosdoshme për të realizuar një riparim të suksesshëm në rrugë. Këtu mund të përmendim, multimetrin, regjistruesin e baterisë, on board diagnostics, çelësin e famshëm kinez (i cili shërben për hapjen e bravës së makinës) etj.

Për të dytin vit radhazi, Klubi i Automobilit të Holandës (ANWB) fitoi çmimin e parë nga FIA Region I dhe ARC Europe Group, ndjekur në vendin e dytë nga Klubi Anglez i Automobilit (AA) dhe në vendin e tretë u rendit Klubi i Automobilit të Sllovenisë (AMZS).

Konkursi Europian i Patrullave Rrugore ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit. Auto Club Albania falënderon të gjithë stafin që bëri të mundur përfaqësimin e Klubit tonë në këtë event.

Previous articleJEEP RENEGADE
Next articleBMW X5
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...