- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

JEEP RENEGADE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Me ristilimin debutojnë njësitë e reja turbo-benzinë, ambicioze dhe të fuqishme, me tre dhe katër cilindra. Të cilat zëvendësojnë njësitë e mëparshme MultiAir dhe pretendojnë të limitojnë konsumin. Punë e kryer, të paktën pjesërisht

Mbase “born to be wild” mund të jetë slogani që përdor kompania, e lindur për të kënaqur shpirtrat e lirë dhe gllabëruar terrenin jashtë asfaltit, megjithatë, ndër gjithë modelet Jeep, modeli i vogël Renegade është ai që përshtatet më tepër për përdorimin në qytet. I cili mund të jetë, në vetvete, më kërkues se një brutal dhe i rrezikshëm se një shkretëtirë apo terren malor. Ekzemplarët e shumtë të cilët popullojnë rrugët e ditëve të sotme – dhe të dhënat më të besueshme të shitjeve, të gatshme për të përshkruar një best seller autentike – janë përsëri provë e një Adn që nuk lë mënjanë përdorimin e përditshëm, ose më saktë metropolitan. Në sajë të këtyre premisave (dhe në kohë lufte kundër diesel, të drejtuar pikërisht dhe mbi të gjitha nga kryetarë bashkish), ristilimi i Renegade përbën një hap të rëndësishëm, specifikisht për konstruktorin amerikan dhe në përgjithësi për grupin FCA. Sepse me Model year 2019, ky Suv made in Melfi pagëzon dy motorë turbo-benzinë tërësisht të rinj, për përdorim dhe konsum të Jeep dhe së shpejti për modele të markave të tjera. Një revolucion i vogël që mban fytyrën e motorit tre cilindra 1.0 prej 120 kf dhe të atij katër cilindra prej 1.3 litra me 150 kf (të disponueshëm edhe në variantin prej 180 kf), të gatshëm për të mbyllur epokën e varianteve 1.4 MultiAir. Gjithashtu perfekt për të shpalosur një skenar dinamik, në të cilin elektrifikimi nuk është një tabu, ashtu siç dëshironte Sergio Marchionne. Në faqet në vijim do të analizojmë dy risitë, të montuara në dy Renegade të mirë pajisura, në konfigurimin Limited dhe me dy rrotat e para aktive.

FRYMË E RE NËN KOFANO

Krahas risive estetike të kalandrës, ky ristilim prezanton grupet e shumëpritura full Led, të disponueshme me porosi në një paketë që injekton diodat edhe tek grupet optike të pasme (të ridizenjuara posaçërisht për këtë gjë). Për sa i përket pjesës tjetër, ky Suv nuk ka ndryshuar shumë, gjë që vihet re në brendësinë e kabinës, ku vihet re një ndikim i lartë i My 2018, me infotainment Uconnect prej 8,4 inç të dukshëm mirë në qendër të kroskotit. Në përgjithësi, ky model Renegade ka karakterin e përhershëm: faktikisht, kemi të bëjmë me një model që e bën lehtësinë e përdorimit një ndër cilësitë  dalluese dhe është komod dhe i këndshëm në çdo situatë, si për sa i përket sjelljes së sinqertë (pa eliminuar luhatjet e karakterit, me një shpejtësi futje nëpër kthesa, jo shumë e zakontë për këtë kategori), ashtu edhe për pozicionin e drejtimit, i cili favorizon shikueshmërinë e rrugës. Ky është skenari në të cilin aktrojnë motori 1.0 (i kombinuar me një kambio manuale me gjashtë marshe) dhe 1.3, i shoqëruar nga njësia e kolauduar dopio friksion me të njëjtin numër raportesh. Dy njësi motorike të fuqishme për sa i përket cilindratës referuese dhe me një ambicie të deklaruar: zëvendësimi i njësive MultiAir prej 140 dhe 170 kf (krahas 1,6 E-Torq Evo prej 110 kf, edhe ky i dalë nga skena) duke përmirësuar rendimentin dhe ruajtur konsumin. Objektiva këto, të cilat mund të konsiderohen të arritura, përgjithësisht, siç do të shohim me ndonjë dallim të vogël.

PËRBALLJE DISHEPUJSH

Njësia 1.0 përpiqet vërtetë shumë për modelin Renegade: pavarësisht se nuk shpalos performanca të jashtëzakonshme, motori tre cilindra mund të mbështetet tek një funksionim i këndshëm, një gjenerim i rregullt dhe – mbi të gjitha – tek një etje relativisht e përmbajtur, tregues interesant për një zgjidhje entry level dhe të përshtatshme për lëvizjet e përditshme. Shifrat e qendrës së provave bëjnë ilustrimin e pyetjes në fjalë: nëse modeli i mëparshëm Renegade me motorin MultiAir prej 140 kf shënonte një mesatare prej 11,5 km/litër (më specifikisht 10,6 km në qytet, 13,5 në rrugë ndërurbane dhe 11 në autostradë), versioni i sotëm 1.0 arrin një mesatare prej 12,1 km për litër. Diferenca sigurisht nuk është shumë e madhe, aq sa më tepër vlen të përmendet një fuqi prej 20 kf më pak. Dhe nëse shpejtësia maksimale është e njëjtë, në kontekstin e përshpejtimit versioni i vjetër 1.4 shënonte një 0-100 km/h në 10,5 sekonda kundrejt 12,4 sekonda të versionit aktual 1.0. Gjatë përdorimit të përditshëm dy sekondat nuk kanë ndonjë peshë të përfillshme: në “xhunglën” e asfaltit kjo njësi tre cilindra shprehet mirë dhe mundëson që trafiku të përballet me një farë shkathtësie.  Në drejtime të tjera mund të kërkohej disi më tepër, por nëse mendohet për “kalibrin” e modelit Renegade (dhe për sipërfaqen e madhe ballore), potenciali i motorit është i pamohueshëm: do të jetë interesante ta shohësh të montuar në modele të tjera. Versioni 1.3, për vetë natyrën e tij, mund të mbështetet në pak muskuj më tepër dhe një përshpejtim që mund të rezultojë i dobishëm në situata të shumta, jo domosdoshmërisht urbane: motori nuk gjendet i papërgatitur në progresione dhe me kontributin e njësisë dopio friksion (disa herë dyshues në regjimin e mbajtur, por i rrjedhshëm në ndryshimin e raporteve) rimerr shpejtësi me ritmin e duhur, duke dhënë ndjesinë e një kontrolli të plotë të situatës. Në këtë rast, përballja tek konsumet është akoma më i shumuar dhe sheh përballë njësinë 1.3 me njësinë dalëse: në rrugët urbane dhe ndërurbane shifrat e përshkueshmërive ekuivalentohen, ndërsa në autostradë pasardhësi është lehtësisht i favorizuar. Pra, me motorin 1.300 Renegade është i ekuilibruar dhe i këndshëm në drejtim. Kjo edhe sepse përbërësit bazë të recetës, sigurisht fituese, janë përsëri të njëjtë.

TË DHËNA TEKNIKE

1.0

Motori

  • Montuar përpara tërthorazi, benzinë
  • 3 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 70,0 mm
  • Korsa 86,5 mm
  • Cilindrata 999 cm3
  • Fuqia maks. 88 kW (120 kf) në 5.750 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks. 190 Nm në 1.750 xhiro/min
  • Bllok cilindrash dhe testata prej aliazhi të lehtë
  • Një bosht me gunga në testatë, ngritje variabël e valvulave të thithjes me komandim elektrohidraulik, 4 valvula për cilindër (zinxhir)
  • Injeksion i drejtpërdrejtë, turbo dhe intercooler
  • Filtër antipartikular Gpf

Transmisioni

  • Rrota të para aktive
  • Kambio manuale me 6 marshe

Gomat

  • Bridgestone Dueler H/P

235/45R19 95V

  • Gomë rezervë normale

Karroceria

  • Shasi çeliku, 2 vëllime,

5 dyer, 5 vende

  • Aksi i parë MacPherson,

sustë helikoidale,

bosht stabilizues

  • Aksi i pasmë MacPherson,

sustë helikoidale,

bosht stabilizues

  • Amortizatorë hidraulik
  • Frena me disk, para autoventilues,

Abs dhe Esp

  • Sistem drejtimi me kremaljerë,

asistencë elektrike

  • Serbatori 48 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 257 cm
  • Karrexhata para dhe prapa

154 cm

  • Gjatësia 424 cm

Gjerësia 181 cm

Lartësia 167 cm

  • Pesha 1.395 kg

e plotë 1.860 kg

e rimorkiueshme 1.250 kg

  • Bagazhi nga 351

deri 1.297 litra

 

Prodhuar në

  • Melfi (PZ)

 

1.0: PA BOSHT BALANCIMI

Motori i benzinës me tre cilindra turbo, ashtu si edhe versioni me katër, është i bazuar në një njësi me korsë të gjatë, me një cilindratë për njësi prej 333 cm3. Ashtu si thuajse të gjithë njësitë me të njëjtin konfigurim, nuk është i pajisur me bosht balancimi, në mënyrë që të mos komprometohet efiçenca.

1.3: PERLË TEKNOLOGJIKE

Krahas cilindrit njësi, varianti 1.300 ka të përbashkët me versionin 1.000 të gjitha teknologjitë e projektuara për të ruajtur konsume dhe emetime të ulëta, ndër të cilat injeksioni i drejtpërdrejtë, shpërndarja MultiAir e gjeneratës së tretë, intercooler i ftohur me ujë dhe kolektori i shkarkimit i integruar tek testata.

 

FLET PROJEKTUESJA E MOTORËVE

BRAZILI: NJË PIKË NISJE

Një vështrim më i thelluar për motorët e rinj të Renegade me inxhinieren Maria Grazia Lisbona, përgjegjëse Powertrain Engineering për rajonin Emea.

Çfarë gjendet në këto njësi e njëjtë me ato me cilindratë të njëjtë të prodhuar në Brazil?

Të përbashkëta janë vetëm dimensionet  e cilindrit, në mënyrë që të mund të realizohet një njësi 1.000 me tre cilindra dhe një 1.300 me katër. Por “Brazili” janë motorë me thithje, ndërsa T3 dhe T4 janë njësi turbo, me fuqi shumë më të larta. Gjithashtu kanë injeksion të drejtpërdrejtë, shpërndarje MultiAir dhe katër valvula për cilindër.

Dy familjet e motorëve do të mbeten të dedikuara për dy rajonet (Europë dhe Amerikë  Latine) apo do të integrohen në të ardhmen?

Janë dy produkte të ndryshme. Nga pikëpamja industriale, përmasat e njëjta të cilindrave (dhe të aksit të tyre të ndërmjetëm) mundësojnë prodhimin e dy familjeve në të njëjtën linjë. Dhe për të dyja i kemi kushtuar vëmendje maksimale konsumeve, me ndryshimet përkatëse. Për këtë arsye tek njësitë turbo janë përshtatur të gjitha pajisjet dhe teknologjitë për limitimin e tyre, ndërsa tek njësitë me thithje, të projektuara për një tjetër publik, kujdesi ndaj kostove, nuk është më pak i rëndësishëm.

Përdorimi i teknologjisë MultiAir iu ndihmon për të limituar konsumet dhe emetimet në testet në kushte reale  drejtimi, të cilat parashikojnë ngarkesa dhe shpejtësi më të larta se ato të ciklit të  homologimit?

Sigurisht! Në ngarkesa të ulëta përdoret për të rritur riqarkullimin e brendshëm të gazeve të djegies, ndërsa për ngarkesa dhe regjime më të larta e përdorim për të kontrolluar raportin e shtypjes. Ai gjeometrik është 10,5:1, i cili për këtë tip motori është shumë i lartë, por falë MultiAir mund të shtyhet mjaft mbyllja e valvulave të thithjes duke ulur si rrjedhojë me një njësi raportin e shtypjes efektiv. Në këtë mënyrë shmanget rreziku i fenomenit të detonacionit pa qenë nevoja e pasurimit të përzierjes për të ftohur dhomat e djegies.

Pyetja e pashmangshme: a janë parashikuar variante të elektrifikuara të motorëve të rinj?

Hibridizimi është një element thelbësor në planet e FCA dhe është e parashikuar si në formatet mild ashtu edhe ato plug-in.

Po motorët diesel, cili do të jetë fati i tyre?

Tek Renegade, ashtu si edhe tek modelet e tjera, janë përshtatur motorët me naftë me homologimin Euro 6d-Temp, i cili përfshin testet Rde: kemi bërë një punë të rëndësishme dhe jo vetëm kemi përshtatur katalizatorin e dyfishtë Scr me AdBlue, por i kemi pajisur gjithashtu me turbo të reja më të evoluara.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Udhëtimi është komod dhe pozicioni i drejtimit është disi i lartë. Pozicioni ideal mund të gjendet lehtësisht dhe është perfeksionuar, në të dy variantet, nga rregullimet elektrike dhe veshjet e lëkurës.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

Butonat në timon dhe tek kroskoti janë të pozicionuar me kriter dhe racionalitet. Përpara drejtuesit, shpaloset një kombinim harmonik midis instrumenteve tradicionale dhe ekranit multifunksional prej 7 inç.

INFOTAINMENT

Thjeshtësi, fleksibilitet (ikonat në desktop mund të pozicionohen sipas dëshirës), suportohet CarPlay dhe Android Auto, nivel i lartë për sistemin audio: pa shumë honorifika, Uconnect është gjithmonë bindës.

KLIMATIZATORI

Impiante automatike bi-zonë pa praninë e shfryrësve për vendet e pasme, efikase dhe të menaxhueshme edhe përmes ekranit qendror. Me paketën Winter, mund të merren timoni dhe sediljet me ngrohje.

SHIKUESHMËRIA

Kolona anësore e përparme gjeneron një kënd të errët jo shumë lehtësisht të anashkalueshëm, por xhami i gjerë dhe lartësia e pozicionit të drejtimit garantojnë një shikueshmëri të mirë të rrugës.

CILËSIA E MONTIMIT

Nivel i mirë i përgjithshëm, duke arritur të transmetojë një ndjesi të këndshme soliditeti dhe fortësi, duke alternuar elemente më të thjeshtë me detaje të sofistikuara dhe mondane.

AKSESORËT

Duke përjashtuar Trailhawk, Limited është versioni Renegade më i pasur dhe i orientuar drejt teknologjisë. Tek të dy modelet e provës, lista e pajimeve opsionale e tejkalon me lehtësi vlerën e 10 mijë eurove.

PAJISJET E SIGURISË

Frenimi automatik i emergjencës, monitorimi i trafikut tërthor prapa, sinjalizuesi i nivelit të lodhjes, leximi i sinjalistikës rrugore, dhe Led kudo: vështirë se mund të kërkohet më tepër.

ASISTENCA NË DREJTIM

Pajimet janë të një niveli të lartë dhe përfshijnë, në seri, cruise control adaptim dhe lane keeping assist. Ndërkohë, kontrolli i këndeve të errët bën pjesë në listën opsionale.

HAPËSIRA

Në sedijen e pasme mund të qëndrojnë komodë dy të rritur, me një hapësirë të  përshtatshme për këmbët dhe kokën. Ulja në vendin e qendrës është disi impenjuese, por nëse udhëtimi është i shkurtër, nuk është problem.

BAGAZHI

Me gomën rezervë me dimensione normale (opsionale), litrat e mbetura janë vërtetë të pakta dhe nuk arrijnë të plotësojnë nevojat për një familje. Kiti i riparimit mendon për zgjidhjen e problemit.

KOMFORTI

Zhurma është e njëjtë, megjithatë versioni 1.3 është pak më silencioz. Gjatë ndezjes, tek Start&Stop i versionit 1.0 gjenerohen disa vibrime më tepër. Parregullsitë e terrenit përthithen më së miri nga suspensionet.

MOTORI

I njëjti vlerësim për arsye të ndryshme. Versioni 1.0 konsumon pak por sforcohet shumë për disa detyra ndonjëherë kërkuese: premtuese. Varianti 1.3, kursen më pak, por ka fuqinë e duhur për një emër si Renegade.

PËRSHPEJTIMI

Shkëputje sigurisht jo shumë mbresëlënëse, sidomos në metrat e para. Megjithatë, disponibiliteti më i lartë i fuqisë, i mundëson variantit 1.3 që të shënojë një përshpejtim 0-100 km/h në pak më shumë se 10 sekonda.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Versioni Renegade me motor 1.0 dhe me transmisionin manual has vështirësi në rimarrjen e shpejtësisë. Ky Suv ndryshon paraqitje me motorin 1.3 dhe kambion automatike, duke arritur të shënojë një kohë mjaft të mirë.

KAMBIO

Leva e versionit me kambio manuale është e këndshme në manovra, disi më e rëndë ajo e variantit me friksion të dyfishtë, ndonjëherë edhe i pavendosur: pas shumë vitesh shërbimi me nder, meriton patjetër ndonjë perfeksionim.

SISTEMI I DREJTIMIT    

Komandë plotësisht e përshtatshme për këtë lloj automjeti, duke shpalosur një gatishmëri të kënaqshme, progresiv dhe preciz. Me disqet 19 inç të montuara në versionin me motor 1.0, cilësitë e tij dalin në pah akoma më tepër.

FRENAT

Impiantet e dy versioneve Renegade frenojnë mjaft mirë në asfalt të thatë dhe në terren të përzier, veçanërisht ai i variantit 1.0. Në testet e përsëritura nuk rezultojnë sinjalizime shenjash lodhjeje.

SJELLJA DINAMIKE

Dy modele që transmetojnë siguri, të lehta për t’u administruar (edhe në situata emergjente) dhe mjaft të shkathëta, mbase më tepër nga se pritej: në teste varianti 1.0 ka një shpejtësi reagimi disi më të lartë, por në thelb mbeten të njëjta.

KONSUMI

Njësitë e reja turbo-benzinë zëvendësojnë ndershmërisht motorizimet pararendëse, duke përmirësuar konsumin dhe duke u pozicionuar në nivele absolute bindëse në kampionatin ku garojnë.

 

ANË POZITIVE

1.0. Më kursimtare dhe e zhdërvjellët krahasuar me variantin 150 kf, duke u përshtatur lehtësisht me përdorimin urban. Të shumta, anët pozitive të përbashkëta, duke filluar nga pajimet.

1.3. Dinamizmi i vërtetë është tërësisht tjetër gjë. Por, motori katër cilindra ka energji më se të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e këtij modeli Suv.

ANË NEGATIVE

1.0. Fuqia është e konsiderueshme për një njësi të tillë, por në disa raste të caktuara merret ndjesia sikur Renegade i nevojitet pak më tepër agresivitet.

1.3. Krahasuar me objektivat, mund të kërkohej prej saj një konsum disi më i ulët në qytet.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...