- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024

CITROËN C3 AIRCROSS

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Dizajni origjinal, i domosdoshëm për t’u dalluar nga modelet e tjera kompakte SUV, është i pranishëm në këtë model tek i cili shprehet një prakticitet i brendshëm mjaft i mirë. Shoqëruar nga një cilësi komforti më të lartë se mesatarja, të theksuar akoma më tepër nga prania e kambios automatike

 

PURETECH 110 S&S EAT6 SHINE

ÇMIMI  – 22.000 €

MOTORI – L3 turbobenzinë 1.199 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 81kW (110 kf)

KONSUMI – I homologuar 17,9 km/l

– Real 13,0 km/l

EMETIME CO2 – I homologuar 126 g/km

– Real 183 g/km

Tani që oferta e modeleve crossover kompakte është e tejmbushur, për një konstruktor nuk është e domosdoshme vetëm të dallohet, por duhet edhe të jetë bindës. Gjithashtu, nga një kompani si Citroën, e cila është e njohur për modelet e saj monovolum, të mbuluara me linja revolucionarizuese, dhe që deri dje ka mbushur rrugët me disa modele të caktuara monovolum, a mund të pritej gjë tjetër veçse një Suv i tillë, si C3 Aircross, në të cilin janë të pranishme vlerat më të mirënjohura dhe të dallueshme të markës franceze? Faktikisht, mbi 20 mijë porositë e marra në Europë pak javë nga lançimi (ndër të tjera, të gjithë thuajse me kuti të mbyllur) përbëjnë provën e padiskutueshme që një reputacion i mirë dhe një identitet i caktuar kanë më tepër rëndësi nga sa mund të mendohet. Edhe kur, pikërisht për rastin e kompanisë Citroën, tentativat e mëparshme për t’u futur në sektorin Suv, aq më tepër të pajisura me një kompetencë të caktuar në këtë fushë, nuk janë pritur mirë.

FLEKSIBILITET I LINDUR

C3 Aircross është një crossover me një gjatësi më pak se katër metra e njëzet centimetra (4.16 m për të qenë të saktë), e cila është shndërruar në përmasën e referimit të kategorisë B-Suv, gjithashtu ka një shtrirje në lartësi të theksuar, sepse në nivelin e trarëve e tejkalon 1.60 metra. Është pikërisht në brendësinë e këtij perimetri dimensional aty ku luhet loja e prakticitetit. Për sa i përket shifrave, modeli i ri C3 Aircross nuk është modeli Suv kompakt me hapësirën më të madhe i pranishëm në treg, për më tepër për shkak të gjerësisë disi normale të karrocerisë: hapësira në bord është e madhe më tepër në drejtim gjatësor, sepse shfrytëzon mirë sediljet e pasme të rrëshqitshme. Me një lëvizje prej rreth 15 centimetra, është e lehtë që të përshtatet kabina kundrejt nevojave të ndryshme të transportit. Sedilja e pasme thuajse e sheshtë (së bashku me dyshemenë me bllokun e kambios jo shumë të ngritur) është e përshtatshme për praninë e tre personave. Gjithashtu, dy sediljet e mëdha, të cilat të sjellin ndërmend kollltuqet e viteve 70’, mirëpresin me ngrohtësi drejtuesin dhe pasagjerin. Mbase, përkulja e mbështetëses kërkon duar të holla dhe një puls të zhdërvjellët, sepse rrotulla është e vendosur pikërisht në drejtimin e kolonës qendrore. Në këmbim, për timonin janë të disponueshme rregullime të konsiderueshme dhe pikërisht kjo është arsyeja pse gjatë përdorimit ndjehesh mirë. Mund të konfirmohet se modeli C3 Aircross ia del më së miri të duket e rafinuar dhe praktike në të njëjtën kohë, me një përkujdesje të lartë ndaj detajeve, por kurrë banale, pse jo duket më tepër e zgjuar. Pastaj, me një vështrim më të imtësishëm dallohet se ky është një model i thjeshtë: për shembull, nuk mundet të pajiset me detaje të pranishme tek kompaktet më të fundit, si sediljet me ngrohje, fenerët full Led apo sistemet e ndryshme të avancuar të asistencës në drejtim. Maksimalisht, sektori teknologjik plotësohet (më së miri, duhet thënë) me sistemin infotainment të pajisur me ekran 7 inç në qendër të kroskotit: ndërfaqja e vërtetë e përdoruesit, me të cilën menaxhohen, jo pa një kompleksitet të caktuar fillestar edhe komandat tërësisht virtuale të klimatizatorit.

ME NATYRË KOMODE

Vetëm vlerësime të mira për njësinë e përkryer motorike turbo-benzinë me tre cilindra. Gjithmonë i heshtur dhe pa dridhje, motori 1.2 prej 110 kf është tejet i ekuilibruar dhe duhet llogaritur që mundësia për të udhëtuar në autostrada është sporadike (në rast të kundërt është më mirë të përzgjidhet njësia po aq e shkëlqyer 1.6 Hdi, siç shpjegohet në faqet në vijim): moment përdredhës i lartë dhe i disponueshëm, tërheq mirë prej regjimeve të ulëta, në varësi të nevojës shpalos një përshpejtim të kënaqshëm. Realisht, shifrat e fuqisë dhe momentit përdredhës mundësojnë të përballohet thuajse çdo situatë rrugore urbane apo ndërurbane deri në terrene të pashtruara jo shumë impenjues: C3 Aircross ka një lartësi nga toka minimale prej 17 centimetra, më se të mjaftueshme në terrene ku mund të shpalosen vlerat tërheqëse shtesë të Grip control (opsional), i cili në vetvete është një sistem me pesë konfigurime të ndryshme funksionimi të kontrolleve elektronike të stabilitetit dhe të traksionit: është shumë i dobishëm në rërë dhe dëborë, me kusht që të jetë e pajisur me gomat e duhura. Si ato të montuara në modelin e provës, M+S dimërore klasike, të cilat kanë kushtëzuar performancën e impiantit frenues dhe si rrjedhojë, hapësirat e ndalimit.

Transmisioni, i besuar kambios automatike Eat6 me gjashtë raporte, kombinohet mirë me karakteristikat e motorit të vetë C3 Aircross: konfigurimi i përgjithshëm, jo vetëm ai motor-kambio, është më tepër i menduar për komfortin se për të shprehur stile drejtimi disi dinamike. Për shembull, ndryshimet e raporteve janë të rrjedhshme, timoni është gjithmonë i lehtë dhe shasia ka një kalibrim turistik, i cili është më se i përshtatshëm për të përthithur terrenin e zakonshëm urban, disi më pak gjatë menaxhimit të manovrave emergjente. Pse, edhe një herë për shkak të gomave të dëborë, në disa situata të caktuara detyrojnë Esp të punojë i sforcuar.

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Përmasat në centimetra, këndet në gradë

Me sediljen e pasme të zhvendosur deri në fund dhe sediljen e parë në pozicionin e mesëm, për këmbët e pasagjerëve prapa mbeten 31 centimetra të disponueshme: një shifër e cila e vendos midis modeleve Suv kompakte me disponibilitetin më të lartë të hapësirës në drejtim gjatësor. Gjatë drejtimit, mbahet gjithmonë nën kontroll ajo që ndodh përqark mjetit, ndërsa për manovrat në hapësira të vështira, janë thuajse të domosdoshëm sensorët e parkimit dhe kamera e pasme, sepse format e rrumbullakëta të karrocerisë krijojnë një perceptim jo ekzakt të përmasave.

PRAKTICITET I BRENDSHËM

Ky Suv kompakt francez shfrytëzon funksionalitetin e sediljes së pasme të rrëshqitshme dhe të palosjes së mbështetëses së sediljes së parë të djathtë për të rritur kapacitetin e ngarkimit dhe transportuar objekte të gjata deri 2.4 metra. Bagazhi ka një formë shumë të rregullt dhe mund të përdorë konfigurime të shumta, në varësi të nevojave. Plani i ngarkimit është i lëvizshëm dhe i rregullueshëm në dy pozicione, ndërsa mbështetësja qendrore e krahut funksionon edhe si kapak për hapësirën e kalimit të sendeve të gjata. Goma rezervë gjendet poshtë dyshemesë së bagazhit.

INFOTAINMENT

PËRSHTATET ME TË GJITHË STANDARTET

Konfigurimi Shine, i cili përbën edhe variantin më të kompletuar të gamës, është i pajisur me një sistem infotainment relativisht të plotë, i integrueshëm vetëm me moduli për radion dixhitale Dab, e cila kushton 200 euro është e disponueshme si vetëm ashtu edhe në paketë së bashku me aksesorë të tjerë. Komandat janë të gjitha me prekje, duke përshirë edhe ato të vendosura në anët e ekranit, me përjashtim të komandës së volumit, të besuar tek një rrotull praktike tradicionale. Funksionet bazë të radios dhe të telefonit janë të duplikuara edhe tek lidhëset e timonit dhe janë po aq të këndshme në përdorim. Asnjë anë negative edhe për ndërfaqet për lidhjen me telefonin: është e garantuar përputhshmëria me Apple CarPlay, Android Auto dhe MirrorLink, të gjitha përmes një kabllo. Gjithashtu, tek Aircross parashikohet edhe bazamenti për karikimin wireless për celularët që përfshijnë standardin Qi. Paketa Techno hi-fi & Keyless Dab, e pranishme tek modeli i provuar, përfshin ndër të tjera, një sistem altoparlantësh me subwoofer dhe difuzor qendror shtesë, të vendosur në qendër të kroskotit, duke e përmirësuar akoma më tepër cilësinë tingullit. Ndryshe nga konstruktorë të tjerë, tek Citroën nuk përdoret një markë specifike e sektorit Audio.

ME DIESEL KONSUMON SHUMË MË PAK

Modeli Citroën C3 Aircross me naftë vihet në lëvizje nga njësia e mirënjohur turbodiesel me katër cilindra prej 1.6 litra në variantin me 100 kf dhe moment përdredhës maksimal prej 254 Nm në 1.750 xhiro/min. Pavarësisht natyrës së ndryshme të njësisë motorike, mbivendosja e karakteristikave dhe performancave është thuajse totale. Faktikisht, veçoritë C3 Aircross mbeten të njëjta dhe sigurisht gjenden tek karroceria, por edhe në mënyrë disi më të tërthortë, tek sjellja në rrugë dhe tek konfigurimi. Për shembull, motori diesel nuk e komprometon komfortin e lëvizjes: edhe ky variant është tejet silencioz, zhurma mekanike është shumë e izoluar dhe vibrimet thuajse mungojnë. Gjithashtu, përthithja e suspensioneve është lehtësisht më e mirë se varianti C3 Aircross me benzinë dhe ka nivel të njëjtë si në aksin e parë ashtu edhe prapa. Nëse karakteristika më e mirë e këtij Suv-i francez është ruajtur, duhet thënë se edhe limitimet kanë mbetur: performanca e impiantit frenues, sigurisht i kushtëzuar nga gomat dimërore të montuara në ekzemplarët e provuar, është disi shumë e ngjashme dhe është thuajse e mjaftueshme. Është vetëm një pikë në të cilën varianti turbodiesel dallon më tepër dhe për më mirë krahasuar me variantin turbobenzinë: bëhet fjalë për konsumin. Përshkueshmëria mesatare e 1.6 BlueHDi është rreth katër kilometra për litër më e lartë se ajo e variantit 1.2 PureTech, e penalizuar gjithashtu nga humbjet fiziologjike të efiçencës së transmisionit automatik tradicional. Si përfundim, duke pasur parasysh peshën për të cilën bëhet fjalë, gjithmonë mbi 1.400 kg, versioni turbodiesel duket gjithmonë i qetë në të gjitha situatat.

CILËSIA

NUK KURSEHET TEK BOJA

Me linjën origjinale, modeli C3 Aircross bashkon një ndërtim të nivelit të lartë, pa praninë e defekteve të mëdha. Për sa i përket karrocerisë, duhet të ndalemi vetëm tek kofano tek e cila në anën e djathtë formohet një hapësirë më e madhe se në anën e majtë, gjithashtu edhe dyert e pasme, të cilat nuk mbështeten plotësisht në pjesën anësore. Nga ana tjetër, boja është e shtrirë mirë dhe është e pajisur me shtresën transparente edhe në pjesët më të padukshme, si kofano e motorit. Kabina është e realizuar me kujdes: për kroskotin është e pranishme veshja prej cope e pjesës ballore – një zgjedhje e pazakontë, por e këndshme – dhe sediljet të stilit disi retro, praktike dhe të realizuara me kujdes. Vetëm rregullimi i mbështetëses nuk është shumë i thjeshtë për shkak të hapësirës së paktë të disponueshme. Kursim gjendet edhe tek mekanizmi i xhamave, i cili prapa është automatik vetëm gjatë uljes gjithashtu edhe tek veshja prej plastike të ashpër të pjesës anësore të bagazhit.

 

ANË POZITIVE

Komforti. Suspensionet, transmisioni dhe izolimi akustik i mundësojnë modelit C3 Aircross një nivel të lartë komforti gjatë lëvizjes.

Prakticiteti. Sediljet e rrëshqitshme dhe të palosshme mundësojnë një shfrytëzim të mirë të hapësirës në kabinë.

ANË NEGATIVE

Frenat. Hapësirat e ndalimit janë gjithmonë disi të gjata dhe ngadalësimet janë modeste.

Aksesorët. Pajimi dhe sistemet e asistencës në drejtim janë të limituara dhe kjo mund të sjellë një ulje të shpejtë interesi për këtë model.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Sedilje e madhe dhe komode është pozicionuar në mënyrë perfekte kundrejt timonit, i cili, nga ana tjetër disponon rregullime në lartësi dhe thellësi me një marzh të lartë. Shumë e mirë edhe mbështetja për këmbën e majtë dhe vendosja e pedaleve.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

Është ruajtur e njëjta logjikë tradicionale, e lexueshme dhe e menjëhershme, e pranishme edhe në modelin C3. Disa komanda, si ato të klimatizatorit, janë ekskluzivisht virtuale.

INFOTAINMENT

Konfigurimi parashikon një sistem i cili përfshin navigatorin, ndërlidhjen Apple CarPlay dhe Android Auto dhe platformën për karikimin wireless me standard Qi. Vetëm radio Dab është një aksesor me pagesë.

KLIMATIZATORI

Impianti automatik monozonë e kryen më së miri detyrën dhe nuk kërkon ndërhyrje të shpeshta tek parametrat. Cilësi e mirë edhe për shfryrësit në kroskot. Ndërkohë, prapa nuk ka difuzorë të rregullueshëm.

SHIKUESHMËRIA

Modeli C3 Aircross nuk zhgënjen, as nëpër manovrat në hapësirat e ngushta, sepse sensorët dhe kamerat ndihmojnë në perceptimin e mirë të përmasave të automjetit. Do të preferohej një kolonë anësore disi më e hollë.

CILËSIA E MONTIMIT

Tepër të këndshme zgjidhjet “e zgjuara”, si veshja me copë e kroskotit, e cila nën të fsheh një përdorim të gjerë të plastikës së fortë. Siç janë ato të paneleve të dyerve që kanë një pamje po aq të këndshme.

AKSESORËT

Pavarësisht se ekzemplari i provës është full opsional (krahasuar me aksesorët e ofruar të disponueshëm), gjykimi ka të bëjë më tepër me ato që nuk janë as si opsionale, si fenerët full Led, sediljet me ngrohje dhe cruise control adaptim.

PAJISJET E SIGURISË

Sistemi i frenimit automatik Active safety brake (pa dallimin e këmbësorëve) paguhet veçmas në paketën Safety family dhe plotëson një bashkësi që përfshin në seri gjashtë airbag, Abs, Esp dhe fiksime Isofix.

ASISTENCA NË DREJTIM

Minimumi i detyrueshëm në këtë kategori tashmë shumë të populluar nga modele shumë më të mirë pajisura: sinjalizimi i daljes nga korsia, sensori i lodhjes, njohja e sinjalistikës rrugore. Me porosi mund të merret monitorimi i këndeve të errët.

HAPËSIRA

Përmasat e brendshme nuk janë për rekord (disi për shkak edhe të tavanit me hapje), megjithatë kabina është e rehatshme. Siç mund të dallohet nga hapësira gjatësore interesante për këmbët e pasagjerëve prapa.

BAGAZHI

Zgjidhja e sediljes së pasme të rrëshqitshme dhe të mbështetëses së palosshme të sediljes së parë të djathtë bën që të rritet niveli i prakticitetit. Kapaciteti i ngarkimit 363 litra, është ndër më të lartët e kategorisë.

KOMFORTI

Ndjesia, e konfirmuar nga shifrat, është ajo e udhëtimit mbi një automjet të rehatshëm: ashpërsitë arrijnë disi të filtruara dhe zhurmat janë të ulëta në shpejtësitë e lejuara. Edhe cilësia e brendshme është tejet e lartë.

MOTORI

Njësia PureTech turbo prej 110 kf rezulton i shkëlqyer nën kofanon e modelit C3 Aircross: në performanca, moment përdredhës dhe elasticitet shfaqet tejet i përshtatshëm për rolin. Ajo zhurmë e paktë që depërton në kabinë nuk është kurrë shqetësuese.

PËRSHPEJTIMI

Nisja nga vendi është në lartësinë e pritshmërive dhe të nevojave. Gjatë rrjedhës së testit, kushtëzuar nga ndryshimet e rrjedhshme të marsheve, edhe pse disi të ngadaltë, janë evidentuar disa humbje të lehta aderence të rrotave të para.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Paraqitet mirë falë pranisë së kambios automatike, e cila e realizon vetvetiu ndërrimin e marsheve dhe rimarrjen e shpejtësisë. Në të kundërt, në marshin e gjashtë do të nevojiteshin 24,4 sekonda për të kaluar nga 70 në 120 km/h.

KAMBIO

Kontributi i saj është përcaktues për komfortin e lëvizjes: kalimet nga një raport në tjetrin janë të butë dhe harmonik. Pra, ky variant kambio automatike përshtatet mirë me karakteristikat e modelit në fjalë.

TIMONI

Sistemi është sigurisht koherent me veçoritë e modelit francez: është mjaft i saktë, ka një progresion të mirë dhe është relativisht i lehtë në të gjitha situatat (jo gjithmonë është diçka e mirë). Përgjigje modeste.

FRENAT

Hapësirat e ndalimit mbi asfalt dhe mbi zhavorr janë gjithmonë të gjata, përveçse në terrenet e çrregullt me aderencë të ulët, ku vihet re një kontroll i lehtë. Në këmbim, impianti nuk paraqet probleme në lodhje.

SJELLJA DINAMIKE

Është  e qartë që çdo aspekt i modelit C3 Aircross favorizon komfortin e lëvizjes: kjo përkthehet në një sjellje në rrugë të orientuar drejt butësisë, karakterizuar nga një farë inercie gjatë manovrave të emergjencës.

KONSUMI

Përshkueshmëria mesatare disavantazhohet nga humbjet fiziologjike të efiçencës nga transmisioni automatik: mesatarisht realizohen 13 km me një litër, pak më tepër në rrugët ndërurbane, edhe për shkak të Cx me vlerë të moderuar.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...