- Advertisement -
21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

Land Rover Freelander: SUV-i i parë, daton njëzet vite më parë

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Është makina e parë e markës me shasi njëtrupëshe dhe shenja e parë e “hapjes” drejt modernitetit

Emri i koduar: Lifestyle. Për të, fansat do t’i vinin duart në kokë edhe sot e kësaj dite. 28 vjet më parë, kur Land Rover shërbente vetëm për terrenet e vështira rrugë pa rrugë (offroad), bordi drejtues vendosi se kishte ardhur koha për të investuar në diçka të ndryshme, më të lirë dhe më të “lehtë” për shijet e një automobilisti të interesuar deri në një farë mase për makinat offroad. Vendimi për t’iu vënë punës për Freelander-in e ardhshëm ishte më i miri që mund të merrej. Pikë së pari, sepse ky veprim i lejoi markës britanike të dilte nga qoshja e rehatshme e tregut ku ndodhej deri atëherë për shkak të llojit të produkteve që prodhonte. Së dyti, sepse i përgatiti terrenin rregullit të Land Rover-it: përtëritje, krijim, kërkim i vazhdueshëm i klientëve të rinj: shembuj të tillë janë Range Rover Sport, Evoque dhe, së fundmi, Velar. Shembuj të suksesshëm, çka dëshmohet edhe nga shifrat e tregut.

Ngjashmëria me Rover-in është vendimtare

Lidhja midis Rover-it (markë automobilistike angleze, tashmë pronë e Tata-s, por momentalisht e  vendosur në “frigorifer”) dhe Land Rover-it ka qenë gjithmonë e turbullt. Në fund të viteve tetëdhjetë, marrëdhënia midis dy kompanive ishe shumë e mirë dhe ato bashkëpunonin ngushtësisht nën emrin e Rover Group-it, që drejtohej nga Graham Day. Një ngjashmëri e cila i lejonte secilës prej tyre të kursenin si kurrë më parë, çka, nisur edhe nga një pikëpamje thjesht ekonomike, bëri të mundur fillimin e projektit Freelander. Megjithatë, kundërshtimet, sidomos brendapërbrenda Land Rover-it, ishin të mëdha: në fakt, siç mund të merret me mend, ishin të shumtë skeptikët që mendonin se një makinë e tillë mund ta fundoste kompaninë, ndonëse ndër pikat më të forta të saj konsiderohej adaptimi i shasisë së makinës; kjo ishte një shuplakë e vërtetë për ata që donin që gjërat të mos të ndryshonin kurrë.

Ky hap përpara për Land Rover-in ishte aq i rëndësishëm saqë, për një periudhë të caktuar kohe, projekti eci përpara pa iu përkushtuar përfundimisht kësaj marke: kishte nga ata që mendonin se kjo ishte një fushë e rezervuar për Rover-in. Veç të tjerash zgjedhja për Land Rover-in u bë edhe për shkak të prestigjit më të madh që Roveri gëzonte, çka mundësonte që çmimet të mbaheshin më të larta, dhe kësisoj të siguroheshin mundësi më të mëdha për të fituar.

Një ciklon që nis nga Honda

Puna për Land Rover-in e parë SUV vazhdoi, por jo me ritme shumë të larta, përkundrazi. Nga njëra anë, situata financiare ishte jo fort e mirë, kurse nga ana tjetër dyshimet e vazhdueshme të bordit drejtues i ngadalësuan proceset. Marka e re arriti të depërtonte në sajë të Rover Special Products, që nga ana e vet ishte përfshirë në zhvillimin e Lifestyle-it, që ndërkohë u bë Pathfinder: për t’i dhënë jetë idesë së tyre se si duhej të ishte SUV-ja e re, ata morën një Honda Civic Shuttle, “prenë dhe ngjitën” pjesët që nevojiteshin dhe u shfaqën si fitimtarë të vërtetë me atë që do të quhej në historinë (e brendshme të Land Rover-it) si Cikloni. Ideja u prit me entuziazëm dhe nxitimi për ta prodhuar markën e re ishte i papritur. Prodhimi iu besua pjesërisht një kompanie të huaj: finlandezes Valmet, e cila do të merrej me prodhimin e shasive të makinës, ndërsa montimi i makinave do të bëhej në fabrikat e Solihull-it.

Hyrja e BMW

Ndërsa ekipi i inxhinierëve po merrej me Freelander-in dhe futjen e tij në prodhim në seri, kreu i grupit nënshkroi marrëveshjen për shitjen e markave Rover dhe Land Rover tek BMW: gjermanët e mirëpritën Freelander-in, sepse ishin të sigurt se ky do të sillte një rritje të ndjeshme të vëllimit pa e prishur imazhin e markës. Natyrisht që si “pronarë” të rinj që ishin, nuk rrinin dot pa i bërë disa modifikime projektit, i cili edhe për shkak të teknologjisë CAD/CAM u përshpejtua bindshëm. Jo vetëm kaq: marrëveshja me Valmet-in u hodh poshtë sepse BMW-ja e konsideronte më të përshtatshme të ngrinte një linjë të re prodhimi në Solihull, sëbashku me repartin e bojës.

Nëntë vite jetë për modelin e parë

3 dyer soft top, 3 dyer hard top dhe 5 dyer station wagon: Freelander-i ishte fillimisht i disponueshëm me këto tre karroceri, ndërsa motorët ishin njëri me benzinë 1.8 dhe njëri me naftë 2.0 e cila vinte nga Roveri. Ky i fundit në vitin 2001 u zëvendësua nga një BMW 2.0. Po atë vit erdhi edhe një motor me benzinë 2.5 V6 nga Roveri, me kambio automatike. Ndër zgjidhjet teknike të propozuara nga modeli SUV anglez, më interesantja është pa dyshim Hill Descent Control: nëpërmjet përdorimit të sistemit të frenimit automatik (sigurisht të pajisur me ABS) ruhej shpejtësia edhe në të tatëpjeta, çka ishte e vështirë për modelet offroad; ky mekanizëm në ditët e sotme është shumë i përhapur edhe ndër “SUV-et” me rrota të para aktive. Nga pikëpamja tregtare Freelander pëlqehej dhe shifrat i jepnin të drejtë atyre që e kishin kërkuar me ngulm, por për Land Rover-in po dilte në pah një ndryshim tjetër i rëndësishëm: BMW-ja, në vitin 2001, bashkë me Rover-in, vendosi t’ia shesë atë – amerikanëve të Ford-it. Kjo pasiguri në nivel kompanie, bashkë me faktin se Ford nuk e kishte Land Rover-in objektiv kryesor, ia zgjati jetën Freelanderi-t deri në vitin 2006, kur ky model doli jashtë mode për shkak të konkurrencës gjithnjë e më të fortë europiane, japoneze dhe koreane. Në vitin 2006 doli gjenerata e dytë e modeleve Freelander që pati shumë sukses. Por për Land Rover-in, pasiguria nuk kishte përfunduar ende: në vitin 2008 Ford-i ia kaloi atë grupit indian Tata. Dhe këtu (dashuritë për Land Rover-in janë të kuptueshme, madje mund të ndahen me të tjerët) fillon pjesa më e lavdishme e historisë së markës angleze, e cila zgjeron gamën e modeleve dhe rrit tej mase vëllimet, duke arritur nivelin e markave më të mira gjermane. Për sa i takon Freelander-it, në vitin 2015 ai u nxor në pension duke ia lënë vendin modelit Discovery Sport.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...