- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

TË SIGURT MBI DY RROTA 2017

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Automobile Club Albania organizoi për të shtatin vit me radhë Konkursin Kombëtar për Edukimin mbi Sigurinë Rrugore, “Të Sigurt mbi dy Rrota” me fëmijët e moshave 10-12 vjeç.

 

Ky konkurs është pjesë e konkursit europian “FIA European Traffic Education Contest”, që organizohet prej 32 vjetësh në kuadrin e programeve të FIA-s për rritjen e sigurisë në rrugë. Ideja qendrore e konkursit është edukimi i fëmijëve në lidhje me rregullat e trafikut si edhe rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Qëllim parësor i këtij aktiviteti është përzgjedhja e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen europiane, që këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri në muajin Shtator.

Për herë të parë konkursi kaloi përtej shkollave të Tiranës dhe Durrësit, duke u shtrirë edhe në qytetet e Shkodrës, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës.

Konkursi u konceptua në tre faza:

 

FAZA I – Seleksionimi i skuadrave

Përgatitjet filluan në muajin Shkurt. Drejtorive Arsimore të Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës iu kërkua pjesëmarrja e 7 shkollave, ndërsa në Tiranë aktiviteti u zhvillua në 21 shkolla. Në bashkëpunim me mësuesit e edukimit fizik, u bë seleksionimi i skuadrave në secilën shkollë. U përzgjodhën 20 pjesëmarrës nga secila shkollë, nga të cilët 10 djem dhe 10 vajza të datëlindjes 2005, 2006 dhe 2007, të cilët iu nënshtruan disa ushtrimeve me biçikletë. Në secilën shkollë u përzgjodhën 4 nxënësit më të talentuar në përdorimin e biçikletës (2 djem dhe 2 vajza). Në total në fazën e parë morën pjesë rreth 1200 fëmijë.

FAZA II – Finalet e qyteteve, datë 28.04.2017 – 11.05.2017

Në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore, Bashkitë e qyteteve Shkodër, Vlorë, Fier, Elbasan, Durrës dhe Tiranë; si edhe me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve përkatëse ne secilin nga qytetet e sipër përmendura u zhvillua një konkurs në sheshin kryesor të qytetit, në të cilin u përballën 7 shkollat e përzgjedhura nga secila shkollë. Në çdo qytet u seleksionuan 3 shkollat më të mira, të cilat përfaqësuan qytetin e tyre në finalen e datës 13 Maj. Vetëm në Tiranë, ku konkurronin 21 shkolla, u përzgjodhën 6 shkolla finaliste. Krahas ciklit të ushtrimeve me biçikletë, në secilin qytet u bë edhe prezantimi i Akademisë së Kartingut dhe një provë e karteve për fëmijë.

FAZA III – Finalja Kombëtare, datë 13.05.2017

Konkursi final u zhvillua ditën e shtunë, datë 13 Maj, në ambientet e Expocity. Në konkurs ishin të pranishëm 84 fëmijë. Gjatë aktivitetit të gjithë fëmijët patën mundësinë të testojnë veten, duke kryer rreth 20 ushtrime që lidhen me parimet bazë të sigurisë rrugore, aftësitë në ngarjen e biçikletës dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër një demonstrim të ndihmës së parë në rast aksidenti, falë trajnimit të zhvilluar nga mjekët e ndihmës së shpejtë të Spitalit Amerikan. Të gjithë fëmijët pjesëmarrës në aktivitet iu nënshtruan një testi teorik, ku provuan njohuritë e tyre në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor dhe parimet bazë të sigurisë në rrugë.

Gjithashtu ata patën mundësinë të provojnë edhe kartet në ambientet e jashtme të Expocity.

 

FITUESIT

Në përfundim të aktivitetit u shpallën fituesit, përkatësisht tre shkollat me rezultate më të larta.

Renditja e shkollave si më poshtë:

  • Në vendin e parë, me 1275 pikë u rendit shkolla Osman Myderizi (Tiranë)
  • Në vendin e dytë, me 1241 pikë, shkolla Pjetër Budi (Tiranë)
  • Në vendin e tretë, me 1234 pikë, shkolla Adem Krasniqi (Elbasan)

Shkolla Osman Myderizi do të përfaqësojë Shqipërinë në “European Traffic Education Contest 2017”. Nxënësve fitues të kësaj shkolle iu dhurua nga një biçikletë, ndërkohë që të tre shkollat fituese u vlerësuan me kupa. Të gjitha shkollat u pajisën me Çertifikata Pjesëmarrjeje.

 

ORGANIZIMI

Njësoj si vitin e shkuar, edhe këtë vit në konkurs u aktivizuan gjyqtarë të jashtëm, përveç gjyqtarëve të përhershëm të ACA-s. Si gjyqtarë të jashtëm dhanë ndihmën e tyre katër mësues të edukimit fizik të Shkollës Harry T.Fultz. Prania e tyre i dha më shumë seriozitet dhe paanshmëri gjykimit. Përveç gjyqtarëve, në konkurs dhanë ndihmën e tyre edhe tetë nxënës të Shkollës Harry Fultz, të cilët do të angazhohen edhe në konkursin europian, në muajin Shtator.

 

Previous articlePLATFORMAT MODULARE
Next articleAUDI A1
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...