Suzuki Swift – PESHË E REDUKTUAR
VETËM 840 kg (pa ngarkesë) për konfigurimin bazë të Suzuki Swift të ri, që vjen gjatë verës (e nuk vjen më nga Hungaria, por nga Japonia). Rezultate pothuajse rekord, të arritura falë përshtatjes së platformës Heartect të gjeneratës së fundit: rishikimi i sotokarterit dhe i pozicionimit të disa komponentëve të ndryshëm për të reduktuar sforcimet, duke e ulur peshën me 120 kg në krahasim me variantin aktual në treg. Efektet intuitive në konsum dhe në lëvizjen dinamike, e më pak të dukshme janë ato të zhurmës e të vibrimeve. Tek cilësitë dinamike të Swift-it kontribuojnë edhe suspensionet e ridizejnuara.
Seria e gjashtë e kompaktes japoneze, e cila që nga viti 1983 ka arritur më shumë se 5.3 milionë shitje, është disi më e shkurtër se ajo aktuale, edhe pse me hap dy centimetra, ajo bën të mundur që të ketë më shumë hapësirë për pasagjerët e gjithashtu duke i shtuar 54 litra në bagazh (tani me 265). Më i ulët e më i gjerë, Swift përmirëson shpërndarjen e peshës dhe ka një pamje më sportive, e theksuar nga grila agresive. Me motorët e pandryshuar: 1.0 Boosterjet dhe 1.2 Dualjet, madje edhe në versionin mild hybrid. Të kompletuara pajimet e sigurisë, që kanë marrë emra të veçantë dhe ndoshta më efektiv (Ec drejtë, Rri zgjuar, Kujdes frenat).
Nissan Qashqai – FESTON ME RISTILIM DHE ME PROPILOT
Në dhjetë vitet e para të jetës së saj, është crossover-i më i shitur në Europë (me 2.3 milion makina të shitura) dhe tani ka bërë një ristilim jo vetëm të fasadës.
Në 12 muajt e ardhshëm, tek pajimet e sigurisë aktive, Nissan Qashqai do të shtojë sistemin e drejtimit gjysmëautonom ProPilot, i cili rregullon timonin, përshpejtimin dhe frenimin gjatë ecjes në autostradë në një korsi të vetme. Me kalimin e kohës, frenimi emergjent inteligjent përmirësohet me sinjalizimin e këmbësorëve, ndërkohë që debuton tek ky model, sistemi që zvogëlon rrezikun e përplasjes në shpejtësi të ulët gjatë ecjes mbrapsht në dalje nga parkimi. Midis përmirësimeve të stilit, ajo më e dukshmja është pjesa e përparme: e krahasuar me aktualen (në foton e vogël) spikat grila V motion.
Në pjesën e prapme, ndryshojnë fenerët. Të reja vendosja e kabinës, konfigurimi kryesor Tekna+ dhe ndërfaqja e përdoruesit të sistemit NissanConnect. Qashqai restyling do të jetë në treg këtë verë.