AutoClub

YAMAHA XSR 700 XTribute, TEST NË NDERIM TË MITIT XT

Yamaha nderon motorin mitik XT 500 të 81-shit me modelin X Tribute që ka marrë linjën dhe ka shfrytëzuar bazën optimale mekanike të XSR700. Ka ndryshuar ergonomia dhe detajet

Kush nuk e kujton të mrekullueshmen Yamaha XT500 të 81-it me serbatorin alumin dhe me fileto të kuqe? Ndër vite u bë një ikonë e modelit enduro. Në vitin 2019, Yamaha e rikujton këtë motor jo me një version të ri, por me një organizim special të të vlerësuarës XSR700, që emërtohet pikërisht XTribute XSR700 dhe hyn me të drejtë në koleksionin Faster Sons di Yamaha. Baza është dycilindërshi CPD me 689 cc që shtyn edhe modelin më të ri XTZ700 Tenere, i cili futet në çiklistikë me telajon prej çeliku të po asaj XSR700 që aq shumë është pëlqyer ndër modelet klasike. Modeli XTribute ka ndryshuar edhe në superstrukturë dhe prandaj me të drejtë figuron në listat tona si një model që afron shumë me XSR klasike.

Në fakt, ndryshon pozicioni i drejtimit me një timon 4 cm më të madh dhe me një shalë 3 cm më të lartë. Mbështetëset e këmbëve janë menduar specifikisht si të një fuoristrade, ashtu si edhe gomat Pirelli MT60RS, të cilat kanë dizajn me kunja gjë që të kujton gomat e shiut në pistë. Janë të montuara në disqe 17’’. Në pjesën e  përparme gjejmë një 120-she ndërsa mbrapa një 180-she. Duke pasur parasysh pikërisht modelin fuoristradë janë të organizuara edhe mbulesat mbi pirun, levat dhe timoni të lyera në të zezë si edhe mbrojtësja e serbatorit. Feneri i pasëm me ndriçim LED të kujton shumë atë të XV 950, ndërsa shkarkuesi Akrapovic 2 në 1 është i lyer në të zezë. Gjejmë gjithashtu panelin e instrumentave në ngjyrë të zezë si dhe rimarrjen asimetrike nga XRS900.  Çmimi është 8.490 euro.

SI ECËN

Yamaha XSR700 XTribute ka marrë më të mirën e asaj që kemi parë duke qëndruar në shalën e XSR700. Është një motor i lehtë, i zhdërvjellët, perfekt për t’u rinisur. Motori është nga më të mirët në treg, frenat janë të forta. Rimerr pa shkëputje nga 2000 xhiro e deri në 10.500. I mbushur përgjysmë, ka një zhurmë të ëmbël si dhe një kambio klasike japoneze, precize dhe të lehtë. Është e qartë se nuk është motor udhëtimesh për dy vetë. Ndoshta, një pasagjer mund të rrijë, por nuk është komod. Gjithashtu, ka pak vend për ndonjë bagazh të mundshëm. Por, XSR është krijuar për t’u argëtuar, pa bërë ndonjë marrëzi dhe kësaj ia arrin më së miri. Ndër të tjera duhet thënë se për  rifiniturat është treguar shumë kujdes dhe motori paraqitet i realizuar me të vërtet mirë.

Nuk mund të ishte ndryshe edhe për faktin se është një detyrim ndaj mitikut XT500 me serbator të kromuar. Kush mund ta harrojë atë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *