- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

NЁ PANAIRET E DINAMIZMIT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Sallonet e Detroit-it dhe Las Vegas-it kanë stimuluar prodhuesit japonezë, me koncepte interesante në nivelin e stilit, komoditetit në kabinë dhe asistencës në drejtim

Mes salloneve të Las Vegas-it dhe Detroit-it, nuk mund të thuhet se kompanitë japoneze kanë shpërdoruar mundësitë. Kjo, si në fushën e projektimit, ashtu edhe në atë të teknologjive të asistencës në drejtim, gjithnjë e më shumë strategjike në “vitrinat” e sotshme (dhe akoma më shumë te ato të së nesërmes). Në veçanti, duke folur për stilin, konceptet që do të propozojmë në këto faqe, të realizuar nga Nissan, Lexus, Honda dhe Infiniti, tregojnë versione interesante, ndonëse trajtojnë zhanre krejtësisht të ndryshme. Fillohet nga “e ashpra” T-Suv Nissan Xmotion kompakte, me pamje “të egër”, deri tek luksozja LF-1 Limitless, modeli më i mirë i Lexus-it të ardhshëm.

SHUMЁLLOJSHMЁRI ZGJIDHJESH

Ka vend edhe për veturat, me linjat e pastra të Q Inspiration, për të kaluar tek transformimi i pësuar nga Insight, hibridja aspak banale. Madje edhe mes motorëve nuk mungon llojshmëria: turbobenzinë pa “ndihmë” elektrike, hibrid, me shumë zgjidhje (Lexus). Shkurtimisht, kompanitë japoneze tregojnë shenja të një zgjimi proaktiv, dhe jo vetëm në nivel estetik. Përveç sistemeve të asistencës në drejtim, tashmë të pashmangshme, të fokusuara si minimum në reduktimin e stresit të atij që është pas timonit, pa e zëvendësuar krejtësisht njeriun, ka nga ata (lexo Nissan) që kanë hapur një dritare drejt një të ardhmeje edhe më interesante, me Brain-toVehicle. Për çfarë bëhet fjalë? E thjeshtë (me fjalë): një sistem i aftë të interpretojë sinjalet që vijnë nga truri i njeriut. A do të ketë të ardhme një gjë e tillë? Këtë do e tregojnë koha dhe rezultatet.

MAKINA DREJTOHET NGA MENDIMI

Një gjë është ndihma për drejtuesin dhe një gjë tjetër është interpretimi i sinjaleve që vijnë nga truri i tij. Si në filma? Jo edhe aq. Nissan, me teknologjinë Brain-to-Vehicle (B2V), ka paraqitur një software të aftë të “lexojë” valët e trurit të atij që është në timon dhe t’i transformojë ato në veprime. E gjithë kjo për të reduktuar kohën e reagimit ndaj komandave (nga 0.2 në 0.5 sekonda më shpejt). B2V shfrytëzon për herë të parë në një makinë, teknologjinë e deshifrimit cerebral për të parashikuar veprimet e drejtuesit (drejtim, frenim ose të tjera) në drejtim manual, si dhe për të njohur ndonjë shqetësim të drejtuesit në drejtimin autonom (si p.sh. padurimin), duke përshtatur kështu stilin e drejtimit.

NISSAN XMOTION

Spikat koncepti i Nissan-it kompakt, me stilin e tij të guximshëm dhe të “egër”, të theksuar edhe më shumë nga mbrojtëset e shumta. Kabina ofron një skemë “4+2” të vendosur në tre radhë, nga të cilat e fundit është e përshtatshme për fëmijët. Plot shtatë janë monitorët, disa prej të cilëve të komandueshëm me anë të gjesteve apo lëvizjes së syve, si p.sh. sistemi infotainment.

LEXUS LF-1 LIMITLESS

Stil, performancë, emocion dhe hapësirë në këtë prototip crossover-i të gjatë pesë metra, e gjitha e bashkuar në një të tërë, për të dhënë parashikimin stilistik se si do të jetë më e mira e markës. Në të gjejmë një pjesë të përparme të mprehtë, me fenerë të hollë Led, si dhe një profil të suksesshëm, në sajë të kofanos me hap të gjatë. Modaliteti Chauffeur lejon të drejtohet pa i mbajtur duart në timon, duke qenë se ky modalitet menaxhon sistemin e drejtimit, shpejtësisë, dritave dhe frenave. Siç e thotë edhe vetë emri, “pa kufizime”, LF-1 është i përshtatshëm për të pasur çdo lloj motori, që nga ai hibrid tek ai elektrik, madje deri tek teknologjia fuel cell.

PROTOTIPI HONDA INSIGHT

Pas katër vitesh, në formën e një koncepti, rikthehet Honda Insight, që ndryshon pamje, duke u bërë veturë. Po aq, ajo ndryshon edhe nën lëkurë, duke përshtatur motorin hibrid të serisë: kombinon motorin elektrik me një motor 1.5, me benzinë dhe me cikël Atkinson, më shumë për të karikuar baterinë prej litiumi. Nuk do të jetë e pranishme në tregjet europiane.

INFINITI Q INSPIRATION

Në një botë modelesh Suv me bateri, Infiniti propozon vizionin e ardhshëm të një veture mesatare sportive, të vënë në lëvizje nga një motor turbo me raport shtypje të ndryshueshëm. Bëhet fjalë për motorin me katër cilindra VC-Turbo me benzinë, i cili kombinon, sipas nevojave, traksionin dhe efiçencën. Makinë coupé me katër dyer, shfaqet minimaliste edhe në brendësi. Niveli 4 i teknologjive ProPilot, i jep drejtuesit mundësinë të rimarrë komandat.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...