- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024

BINDJE DHE BASTE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Pick-up, sedan, legjenda si Mustang Bullitt. Makina e yjeve dhe vijave kthehet tek stereotipi, por ama shikon edhe drejt së ardhmes: me Ford-in që njofton daljen në treg të 16 modeleve elektrike brenda vitit 2022

Nëse do të kufizoheshim duke parë risitë e tregut amerikan, do të duhej të thuhej se koha në Detroit ka mbetur në vend. Lista e të pranishmëve në Miçigan, në fakt, përfshin shumë emra pa moshë. Kompanitë amerikane kanë rinovuar modelet pick-up full-size Chevrolet Silverado dhe Ram 1500 (hibrid ky i fundit). Të huajt provuan kartën e veturës së zakonshme trevëllimshe me  Toyota Avalon dhe Volkswagen Jetta, për të hyrë në lojë. E gjitha e ngrirë në një dimension pa kohë? A është me të vërtetë Motor City si ata suvenirët e qelqtë që kanë brenda gjasme borën që bie? Krejt e kundërta. Mes ideve, mjaft skeptike, për Marchionne-n dhe planet gjithmonë e më ambicioze të Ford-it, janë njoftimet që dëshmojnë të vërtetën tjetër: varianti elektrik marshon. Dhe pikërisht dora që kompania amerikane do të luajë deri në vitin 2022, për të rikuperuar terrenin e humbur nga GM, mund të rezultojë pikërisht ajo fituesja: 16 modele elektrikë, 24 hibridë dhe plug-in, 11 miliardë dollarë të alokuar. Aspak mungesë aktiviteti, po ndezje flakë motorësh.

DUKE ЁNDЁRRUAR MCQUEEN-in

Kritikë të shumtë e kanë quajtur skenën e ndjekjes më të bukurën në historinë e kinemasë. Ishte viti 1968, flokët zgjateshin, të rinjtë ëndërronin. Në sallat e kinemasë shfaqej “Bullitt” me protagonistë Steve McQueen dhe një makinë Mustang GT Fastback që do të hynte në histori. Sot, 50 vjet pas daljes së filmit, Ford-i i ka bërë homazh atij miti mbi rrota, me pajimet speciale të Mustang-ut aktual. Motori i fuqishëm me plot 475 kf, 5.0 V8, me aspirim, dhe sistemi i shkarkimit që sjell në mend zhurmën origjinale.

FORD EDGE

MAKIAZH ME NGJYRA EUROPIANE

Një nga risitë më të rëndësishme të paraqitura nga Ford-i në Detroit është e lidhur ngushtë me tregjet europiane: modeli crossover Edge është përditësuar me ristilimin klasik në mes të karrierës. Një paketë ndryshimesh që do të mbërrijë edhe në Europë në fund të këtij viti, dhe që do të shoqërohet me debutimin e variantit sportiv ST (këtu djathtas), të paparë deri tani, për shkak se ai ka qenë i rezervuar ekskluzivisht për tregun e Amerikës së Veriut. Përtej këtij versioni, të pajisur me motor 2.7 V6 EcoBoost 335 kf, do të debutojnë edhe sisteme të reja të ndihmës në drejtim, pjesa e përparme e rishikuar dhe sistemi infotainment i përditësuar, i përputhshëm me Amazon Alexa.

CHEROKEE MЁ SHUMЁ SE KURRЁ

Përkundër modeleve të tjera FCA të kohëve të fundit, të cilat në mes karriere kanë pësuar vetëm disa ndryshime të vogla, Jeep Cherokee është përditësuar ndjeshëm, veçanërisht tek pjesa e përparme. Motori i ri turbo 2.0 me 270 kf, i cili në Europë do të vazhdojë të mbetet bashkë me versionin 2.2 MJT. Sistemi infotainment tashmë është i përputhshëm me Apple CarPlay dhe Android Auto.

I PABESUESHЁM POR HIBRID

Nëse edhe ai, mashkulli alfa i katër rrotave amerikane, bëhet (pak) hibrid, atëherë do të thotë se kohët kanë ndryshuar me të vërtetë. Gjenerata e re e modeleve pick-up Ram 1500, mban motorët tradicionalë V6 Pentastar 3.6 litra dhe V8 Hemi 5.7 litra, por në një version të përditësuar me impiant elektrik 48 volt dhe skemë mild hybrid. Gjithashtu i konfirmuar motori 3,0 V6 diesel me origjinë VM.

MQB, MUNGONTE VETЁM JETTA

Në tregun tonë ka humbur nga radarët, por në Shtetet e Bashkuara, VW Jetta është bërë modeli më i shitur i markës nga Wolfsburg. Tani, me ardhjen e serisë së shtatë, makina gjermane ka ndryshuar plotësisht: e mbetur, bashkë me Audi Q3, një nga të fundit modele kompakte me motor të tërthortë mbi platformë pre-Mqb, ajo ka përqafuar nga ana e vet arkitekturën modulare. Do të jetë një pikë kyçe për rihedhjen në treg të markës në SHBA.

E ELEKTRIFIKUAR DHE MODULARE

Më e gjatë (e një madhësie të vërtetë “XL” me 4.98 metrat e saj), e gjerë dhe më proporcionale se modeli aktual, në sajë të hapit të rritur, Toyota Avalon mbërrin në gjeneratën e pestë, duke i mëshuar ushqimit hibrid.

Previous articleNЁ PANAIRET E DINAMIZMIT
Next articleAUDI A8
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...