- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

JAGUAR E-PACE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Elegancë dhe prakticitet, ngarje sportive dhe komoditet: kombinimi i të kundërtave duket se është në qendër të vëmendjes së modelit të dytë nga Coventry. Në treg në pranverë të vitit 2018, me çmime që fillojnë më pak se 40 mijë euro

 

Ian Callum tregon siluetën e një nëne xhaguar të ndjekur nga këlyshi i vet, të stampuar në fundin e xhamit të parë të modelit të fundit të lindur në shtëpinë Jaguar: atij E-Pace. Pastaj me buzëqeshjen e pa ngatërrueshme angleze, ai vëzhgon reagimin e bashkëfolësve, një grup gazetarësh ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe gazetarë nga Quattroruote. Shefi i dizajnit të Coventry, sapo ka përfunduar së thëni se SUV-i i dytë i gamës nuk duhet të konsiderohet si një foshnje e F-Pace. Nëse kështu, pse figura me këlysh? Nëse është e vërtetë se humori britanik e dashuron paradoksin, është po aq e vërtetë se përkatësia tek familja e rrotave të larta, e përcaktuar nga prapashtesa Pace, në këtë rast është e pamohueshme. “Ajo që doja të thosha”, nënvizon Callum, “është se për sa i përket stilit, i kemi qëndruar larg tundimit të një dizajni në shkallë, që do të riprodhonte në përmasa të reduktuara tiparet e F-Pace. Përkundrazi, e vërteta është se frymëzimi për modelin E-Pace vjen nga ai F-Type”. Me pak fjalë, larg nga kategoria SUV. Për ta thënë  deri në fund, prirja përkufizuese e modelit E-Pace është: makinë e shkathët, dinamike, me kënaqësi në drejtim, por e aftë të kombinojë këto karakteristika me prakticitetin për të cilin ka nevojë një familje moderne dhe aktive e ditëve të sotme.

NЁN KATЁR METRA E GJYSЁM

“Kemi punuar shumë tek dinamizmi i pjesës anësore, edhe për të lehtësuar një sipërfaqe të rëndësishme metalike. Jam vërtet i kënaqur nga raporti harmonik i krijuar midis shpatullave që mbyllen në bisht, parafango në formë “C” dhe linjës së dritareve. Pjesa fundore e shkurtër, i shton elegancën siluetës, duke i dhënë karakter sportiv të padiskutueshëm”, thekson shefi i dizajnit tek Jaguar, në përshkrimin e kontekstit stilistik të përdorur për realizimin e modelit E-Pace. Makina është kompakte: 33 centimetra më e shkurtër se ajo F-Pace, ajo radhitet në klasën e 3 metrave e 40, por me një kapacitet bagazhi prej 577 litra, të krahasueshëm me një makinë të klasit të lartë.

TЁ GJITHA ZGJEDHJET TEK TIMONI

Aspirimi sportiv, i theksuar nga dizajni, shpjegon gjithashtu pse dinamika e drejtimit ka qenë faktor kyç në zhvillimin e projektit. “Platforma rrjedh nga ajo e modelit Land Rover Discovery Sport, e cila nga ana e saj e ka prejardhjen nga modeli Evoque, por shumë më e përditësuar. Më pas personalizimi i mëtejshëm i shasisë, në përputhje me ADN-në e markës. Veç kësaj, kofano, parafangot, dera e pasme dhe tavani prej alumini, ndikojnë jo vetëm në reduktimin e peshës së përgjithshme të makinës, por edhe në uljen e qendrës së rëndesës”, thotë Graham Wilkins, drejtues i programit të automjeteve. Nëse në aksin e parë gjejmë universalin MacPherson, në aksin prapa të E-Pace, është skema me leva të shumëfishta, e quajtur Integral link, e cila tashmë është e pranishme edhe në modele të tjera të gamës, duke filluar nga XE deri tek F-Pace. Një konfigurim që bëhet veçanërisht i rafinuar, kur bashkohet me kontrollin elektronik (opsional) të suspensioneve, të quajtur Adaptive dynamics: sistemi vlerëson në mënyrë të vazhdueshme (në intervale prej dy milisekondash) lëvizjen e rrotave dhe të shasisë, duke përshtatur automatikisht amortizatorët, për të përmirësuar lëkundjet dhe gatishmërinë. Drejtuesi, megjithatë, mund të vendosë paraprakisht ngurtësinë, duke përdorur programet e stileve të drejtimit të ofruara nga sistemi Configurable dynamics, i cili është gjithashtu i disponueshëm sipas kërkesës (ose standard në versionet e nivelit të lartë), dhe që mundëson gjithsesi ndërhyrjen në përgjigjen e timonit, gazit dhe kambios, me anë të një leve në të majtë të levës së transmisionit. E cila nuk ka formën e rrotës së zakonshme të zhdukshme, por është një variant tradicional, njësoj si tek modeli F-Type. Për të kontrolluar funksionet në kabinë, është sistemi Infotainment Touch pro, i cili kontrollohet nga një ekran qendror me prekje 10 inç; sipas kërkesës mund të ofrohet gjithashtu një ekran Tft 12,3 inç, i integruar në panelin e instrumenteve, dhe një ekran në pjesën e sipërme, më i madh dhe më i ndriçuar se në modelet e mëparshme.

PËRPARËSI PЁR MODELET 4X4

Në daljen në treg, të parashikuar në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, do të debutojnë versionet me katër rrota aktive, me çmim fillestar 39.350 euro për modelet me motor turbodiesel 2.0 me 150 kf, të pajisura me kambio manuale. Në fund të pranverës, do të shtohen modelet me traksion në rrotat e para, me çmim që do të fillojë nga 36.800 euro.

FIRST EDITION

PËR VITIN E PARË të shitjeve, do të jetë në dispozicion modeli me pajime speciale First Edition, me ngjyra ekskluzive, mes të cilave e kuqja prush, si dhe me specifika estetike të paketës RDynamics, e cila parashikon difuzorë ajri të dedikuar, disqe 20″ me ngjyrë gri me shkëlqim dhe finitura të zeza gjithashtu me shkëlqim. Brenda, veshja është prej lëkure Windsor me qepje me kontrast, kurse tavani është prej qelqi, panoramik. Motorët e First Edition do të jenë ai turbo-benzinë 250 kf ose ai turbodiesel 180 kf, që të dy të kombinuar me kambio automatike ZF me nëntë marshe.

Previous articleFORD FIESTA
Next articlePEUGEOT 508
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...