- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

BENTLEY BENTAYGA DIESEL

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Të shushatur dhe duke kërcëllitur dhëmbët adhuruesit tradicionalë të Britanisë: pasi kanë gëlltitur filxhanin e hidhur të SUV-it të parë të kompanisë nga Crewe, tani janë të detyruar të pranojnë edhe versionin me naftë

E dimë mirë se thjeshtë ideja do u ngjallë neveri dhe urrejtje konservatorëve që janë të dashuruar me stilin britanik, por i ka ardhur koha: Bentley ka modelin e saj të parë diesel. Sigurisht bëhet fjalë për modelin Bentayga, e cila tashmë ka tronditur besimin e nostalgjikëve, skeptikë për idenë që në Crewe mund të ishte i pranishëm edhe një model SUV. Edhe nëse disa përshtypje konservatore të drejtimit, lidhur me një kundërshtim irracional që refuzojnë progresin e pashmangshëm, shumë rrallë janë të pranishme tek ata që shkojnë në koncensionar për të blerë një Bentley, pyetja që duhet bërë është nëse ky kombinim përputhet me standardet shumë të larta të kompanisë mbretërore. Tani, është gjithnjë e më e vështirë për të përdorur parametrat e zakonshme për makinat që kalojnë 200 mijë euro në rrugë dhe blerja e të cilëve nuk mbështetet në asnjë lloj rrjedhe logjike, por është e pamundur të mos njohësh kalibrin teknik të jashtëzakonshëm të kësaj makine. Duke filluar nga motori, që është V8 4.0 biturbo (por ka një kompresor të vogël elektrik për regjimet e ulëta) të marra nga Audi SQ7: në krahasim me motorin 6.0 V12, ka 30% të kuajve më pak, por me të njëjtin moment përdredhës, të pranishëm në regjime akoma më të ulëta, me një qetësi të frikshme dhe tërheqje të jashtëzakoshme, kur bëhet fjalë për tejkalime që një zotëri i vërtetë do të preferonte t’i shmangte. Eksperienca në drejtim nuk është se të jep adrenalinë e as emocione të forta, por për rreth ka pak makina me një shkallë të tillë të lartë të elegancës, nga komforti deri tek traksioni integral (e njëjtë si V12), duke kaluar tek asistenca në drejtim dhe kambio automatike me tetë marshe. Por nuk e arrin dot përsosmërinë, sepse rrotat 22 inç (opsionale) e kompromentojnë disi përthithjen e goditjeve. Ndërsa në pjesën e brendshme, mund të japë kënaqësi ose jo luksi i tij, por do të ishte e padrejtë të injoroje punën e jashtëzakonshme të detajeve. Stonojnë, në sytë e ekspertit, disa detaje Audi. Së fundi, një vështrim nga konsumi: qëndron gjithmonë tek një litër për 10 km. Një gropë thithëse, e krahasuar me V12. Por, më e rëndësishmja, me një autonomi prej 850 km ajo redukton ndalesat e shpeshta proletare në pikat e karburantit.

 

4.0 diesel

MOTORI – V8 biturbo 3.956 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 320 kW (435 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 900 Nm në 1.000 xhiro/min

TRAKSIONI – integral

KAMBIO – automatike me 8 marshe

0-100 km/h – 4,8 s

KONSUMI MESATAR – 12,5 km/l

PËRMASAT – gjat. 514 – gjer. 222 – lart. 172 cm

PESHA – e papërcaktuar

ÇMIMI – 178.730 €

Previous articleAUDI A1
Next articleBMW SERIA 5 TOURING
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...