- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

Ducati Multistrada 1200 Pikes Peak

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Provuam versionin më sportiv të familjes Multistrada, ndoshta të të gjithë “gamës” Ducati. Ka shumë pjesë karboni dhe suspensione Öhlins (në vend të gjysmë-aktiveve Sachs). Në kthesa nuk ka të dytë, por është i shtrenjtë

Ducati Multistrada 1200 Pikes Peak në fund të ditës na mahnit. Modelet crossover janë gjithmonë e më shumë protagoniste të testimeve tona, por edhe të ëndrrave tona gjithashtu. A po aspirojnë tani edhe kurorën e motorave sportivë? Me modelin Pikes Peak, duket se po. Në fakt, në qoftë se heqim ca Panigale të ndryshme (të cilat janë bërë më shumë për të ecur në pistë se sa në rrugë), modeli Pikes 1200 është sipas mendimit tonë më sportivi i markës Ducati. Sigurisht, mbetet po aq komode sa duhet të jetë një Multistrada, por performancat e motorit ndërthurur me atë miksim të shkëlqyer shasi/goma e bëjnë një motoçikletë të jashtëzakonshme nëpër kthesa. Ka një kapje të mirë me tokën, frenon si një Superbike (nga ana tjetër ka të njëjtat frena si Panigale 1299) dhe shtyn përpara si “bishë” e vërtetë. Le ta themi menjëherë se kushton qimet e kokës (plot 23.990 euro) dhe frenat e përparme gjatë ecjes së butë janë pak të forta. Gjithsesi, ndaloni për të parë detajet, dhe do e keni të vështirë të qëndroni indiferent.

Si është ndërtuar
Ducati Multistrada 1200 Pikes Peak derivon nga Multistrada S e 2015-s, e cila është paraqitur në testet e kohëve të fundit, krahasuar me BMW S1000XR. Në vitin 2016, motori merr një konfigurim të ri, i cili gjithashtu mund të aplikohet edhe në modelet Ducati të 2015-s. Motori dycilindërsh L prej 1.198 cm3, është i pajisur me sistemin DVT në valvula dhe është 160 kf në 9.500 xhiro/min me moment përdredhës maksimal prej 136 Nm në 7.500 xhiro/min. Intervalet e mirëmbajtjes parashikojnë shërbimet periodike çdo 15.000 km dhe ndërhyrjet e regjistrimit të valvulave çdo 30.000. Ёshtë e pranishme gjithashtu edhe platforma inerciale (IMU, Inertial Measurement Unit), e cila bën më të rafinuar funksionimin e frenave me ABS (në kthesa) si dhe kontrollin e traksionit DTC (me 8 nivele). Kjo platformë menaxhon gjithashtu rregullimin e fenerëve aktivë të cilat ndriçojnë pjesën e brendshme të trajektores. Pikes Peak ka disa pjesë me fibër karboni (maskarinën, parafangon, shiritat e ajrit, dhe mbulesën e serbatorit); pjesë të tjera janë të lyera me të zezë (mbrojtësja e motorit, doreza e pasagjerit). Të bukura e të shtrenjta suspensionet e rregullueshme Öhlins, të cilat i zënë vendin të mëparshmeve Sachs me kontroll elektronik (gjysmë-aktive). Një hap mbrapa, do të mendoni. Një dhuratë për ata që duan një motor të saktë e sportiv, mendojmë ne pasi kemi përfunduar testimin në pistë. Sjellja e tij impresionon me të vërtetë dhe zhdërvjelltësia e bën të përshtatshëm edhe për terrene të ashpra. Me pak fjalë, vërtetë kushton shumë, por ja vlen. Pajimet e modelit përfshijnë gjithashtu edhe shkarkuesin prej karboni të homologuar, të furnizuar nga Termignoni.
Pozicioni i drejtimit është i ngjashëm me atë të modelit 2015, por shumë më i rehatshëm se Multistrada 2010. Shala është e rregullueshme në dy lartësi, 825 dhe 845 mm (por ka edhe një opsion 805/825 mm nga toka). Vendi i pasagjerit është i gjerë dhe ka doreza të mëdha e të thjeshtë për t’u mbajtur. Xhami është i rregullueshëm në lartësi edhe vetëm me një dorë, por është më i vogël krahasuar me versionin Multistrada S. Nën pjesën e poshtme të shalës gjendet një prizë 12-volt (një e dytë është e disponueshme në pjesën e përparme) si dhe një portë USB për të lidhur smartphone. Me Ducati Multimedia System (DMS), është gjithashtu e mundur, lidhja e celularit me anë të Bluetooth dhe përdorimi i tij për të dëgjuar muzikë ose për të bërë thirrje me anë të një aplikacioni të dedikuar, si dhe për të ndarë itinerare e të dhëna lidhur me udhëtimin, në rrjetet sociale.
Ducati Multistrada 1200 Pikes Peak ka të njëjtën telajo çeliku dhe pirunin prej alumini. Disqet prej aliazhi vijnë me përmasa të përdorura më parë (120-70 dhe 190-55/17″), ndërsa gomat janë Pirelli Scorpion Trail II. Sistemi i frenimit përdor disqe Brembo 330 mm me pinca M50. E dallueshme tek të gjitha modelet Multistrada, prania e sistemit Bosch 9.1ME Cornering, në gjendje të ofrojë frenimin e kombinuar dhe funksionimin e ABS edhe në qendër të kthesës. Pesha e deklaruar pa ngarkesë është 208 kg (231 i furnizuar).

Zgjidh modalitetin tënd
Risillen 4 modalitetet e ngarjes së modeleve të mëparshme (Sport, Touring 160 kf, Urban dhe Enduro me fuqi të kufizuar në 100 kf), të konfigurueshëm sipas dëshirës nga përdoruesi. Si pajime opsionale ofrohen: këmbalec qendror, valixhet e integruara dhe ngrohja e dorezave. DCL (Ducati Cornering Lights) kupton kur motori anohet dhe rregullon fenerin full LED për të përmirësuar ndriçimin brenda kthesës. Tek modeli Pikes, elektronika në bord kontrollohet nga paneli TFT 5″, i cili rrjedh direkt nga ai i modelit 1199 Panigale. Ёshtë e konfirmuar ndezja pa çelësa, e cila debutoi pikërisht tek Multistrada katër vjet më parë.

Prova jonë
Gjatë provës vihet re homogjeniteti i punimit në regjime të larta i Ducati Multistrada 1200 Pikes Peak. Motori 160 kf, del fitues në shtigjet malore, sepse reagon menjëherë në çdo shtim gazi dhe, nga 5 deri në 9000 xhiro, e shpërndan fuqinë në mënyrë të mrekullueshme. Përsa i përket sportivitetit, modeli italian nuk i trembet askujt. Kambio, si tek modelet e tjera Multistrada, koordinohet më së miri nga një friksion hidraulik i butë. Për fat të keq nuk është e disponueshme kambio elektronike, e cila do ta bënte edhe më të kënaqshme ngarjen në regjime të përziera. Modaliteti që preferuam është ai sportiv, i cili i jep një korrespondencë të saktë midis gazit dhe motorit. Motori dycilindërsh është i mbështetur mbi një shasi, e cila në gamën Multistrada, përfaqëson padyshim artin aktual. Suspensionet janë të përsosura; piruni nuk tkurret edhe në terrene të vështira dhe ka zhdërvjelltësi shumë të mirë; mono garanton gjithmonë aderim më të mirë të gomës dhe ka një qëndrueshmëri të madhe performance. Përsa i përket gomave, Pikes ndihmohet nga Pirelli Scorpion Trail II, të cilat gjithmonë sigurojnë më tepër kontroll.
Ok, po ndonjë defekt? Frenat Brembo kanë lindur për ngarje sportive, dhe nuk kanë të sharë. Kur ecet në regjim normal, komanda e përparme është pak e ashpër. Por jo shqetësuese. Mbrojtja nga ajri është reduktuar në minimum nëse mbahet e ulur kupola e zezë. Rehatia është e standardit të mirë. Ka shumë pak vibracione, shala është mikpritëse si për drejtuesin edhe për pasagjerin. Në stinën e ngrohtë ndihet pak nxehtësi në zonën e këmbëve. Konsumi është i ulët, siç është traditë e modeleve Ducati. Në fund, vetëm çmimi është ai që është i lartë. Por nuk ka kuptim të kritikohet: mjafton ta provosh disa orë për të kuptuar se është diamanti i familjes Multistrada.

ANË POZITIVE

Cilësia e ndërtimit | Performanca e lartë | Suspensionet dhe frenat

ANË NEGATIVE

Freni i përparmë i ashpër në regjim të ulët

Të dhënat e instrumenteve

Fuqia maksimale: 153 kf në 9.710 xhiro
Momenti përdredhës: 128,7 Nm në 8.000 xhiro
Konsumi:
Qytet (në konfigurimin URBAN): 13,5 km/l
Jashtë qytetit (në konfigurimin TOURING): 18,5 km/l
Autostradë (në konfigurimin TOURING) 30 km/h efektive: 17 km/l
Konsumi mesatar jashtë qytetit + autostradë: 17,75 km/l
Konsumi mesatar në provë: 16,4 km/l
Instrumentet: 130 km/h efektive: të treguar 137 në 4.700 xhiro
Shpejtësia maksimale: > 230 km/h

Të dhëna të tjera:
Vendi: Passo Penice (PC)
Terreni: rrugë jo urbane
Moti: diell, 23°
Testuesi: Andrea Perfetti

DIÇITURA:

– Pikes Peak është më sportivja e familjes Multistrada
– Pikes Peak ka disa pjesë prej fibre karboni (maskarinën, parafangon, shiritat e ajrit, dhe mbulesën e serbatorit); pjesë të tjera janë të lyera me të zezë (mbrojtësja e motorit, doreza e pasagjerit)
– Impianti frenues është i ndërtuar me disqe Brembo 330 mm me pinca M50
– Në kthesa modeli Pikes jep më të mirën. E shkëlqyer kapja në rrugën e ofruar nga gomat Pirelli Scorpion Trail II
– Motori 160 kf është fitues në rrugët malore, sepse reagon menjëherë në çdo shtim gazi dhe, nga 5 deri 9000 xhiro, e shpërndan fuqinë në mënyrë të mrekullueshme
– Frenat Brembo kanë lindur për ngarje sportive, dhe nuk kanë të sharë. Në regjim normal, komanda e përparme është pak e ashpër
– Cilësia e montimit është e një niveli mjaft të lartë

Previous articleTOYOTA C-HR
Next articleEnergica Eva
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...