AutoClub

NISSAN JUKE

Gjenerata e re e Nissan Juke ka dimensione më të mëdha se pararendëset duke synuar të joshë ata që duan një makinë me përmasa të mëdha. Ne e provuam këtë model në formën e prototipit, dhe tani jemi në pritje që, sipas parashikimit, të dalë në treg në nëntor

Kur vë duart në timonin e një makine të suksesshme si Nissan Juke, e cila në 9 vite ka pasur mbi 1 milion klientë, nga emocionet e forta, të shpejtohen rrahjet e zemrës dhe të mbulojnë djersë të ftohta. Megjithatë, është e vërtet se duke futur edhe një version tjetër në bankën e pafund të versioneve të aleancës Renault–Nissan (përfshirë edhe platformën Cmf të Clio-s së re), detyra e teknikëve duket më e lehtë se sa mendohej. Objektivat ishin të përcaktuara qartë: rritje e dimensioneve duke mbajtur një origjinalitet stilistik të qartë. Natyrisht, me rëndësi është sjellja e makinës në rrugë. Kjo ishte arsyeja që ne provuam kontaktin e parë të shpejtë me dy makina prototip të kamufluara pikërisht në Millbrook, terreni më i gjerë anglez për prova automobilistike. Tashmë, modeli Jukeështë dukshëm më i madh: gjatësia është rritur me 7,5 cm, gjerësia me 3,5 cm dhe lartësia me 1 cm. Kështu, bashkë me 10 cm që i shtohen hapit (2,64 m në total), rritet hapësira si për këmbët, edhe kokën e pasagjerëve në sediljen e pasme, ashtu edhe  kapaciteti i bagazhit (422 litra i deklaruar). Ndjesia pozitive vazhdon sapo vë duart në timonin, i cili është përfundimisht i rregulluar deri në thellësi. Tre ishin automjetet që na u vunë në dispozicion për testim: njëri ishte i gjeneratës së parë me motor benzinë 1,6 dhe 112 kuaj fuqi si dhe 2 versione të reja Juke. Njëri prej tyre ishte me kambio manuale me 6 marshe, ndërsa tjetri me dopio freksion me 7 marshe. Motori me tre cilindra turbobenzinë 1,0, 117 kuaj fuqi, moment përdredhës maksimal 200 Nm dhe 0-100 km/h në 10,2 sekonda. Për Italinë është në studim edhe një version Gpl, ndërsa në të ardhmen do të shohim edhe një plug-in hybrid.

ËSHTË EDHE PËR TU ARGËTUAR

Misioni i testimit tonë ishte i thjeshtë: një X-Trail në ndjekje të një “lepuri” përgjatë një traseje rrugore gjithë kthesa dhe malore-dishezë. Në qoftë se me një Juke version i vjetër, me disqe 16 incc dhe goma 60 udhëtohet mjaft mirë, versioni i ri duket si i një bote tjetër. Timoni më i gatshëm dhe i drejtpërdrejtë, disqet 19 incc me goma pneumatike 225/45. Kompletimi më solid bën që versioni Juke i ardhshëm, i cili pritet të dalë në treg në nëntor, të ketë një paraqitje interesante në rrugë, perfekte për atë që kërkon një Suv të gjallë dhe me karakteristika gati argëtuese. Motori 3-cilindërsh shtyn mirë, punon qetë dhe është mjaftueshëm elastik. Ndërmjet elementëve të përmirësuar është edhe kambio manuale me 6 marshe që ka manovrueshmëri të mirë. Pedali i frenit është mjaft konsistent. Element i ri është edhe dopio freksioni, megjithëse për të futur modalitetin manual duhet mbajtur e tërhequr për disa sekonda leva e paddle-it majtas, një logjikë jo shumë intuitive. Gjithsesi, impresioni i parë është se kemi të bëjmë me një makinë komode, me konstrukt më të mirë dhe që të jep më tepër kënaqësi gjatë drejtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *