AutoClub

FSHEHJA E KILOMETRAVE, ZAKON I PËRJETSHËM

Një lexues bleu një makinë që tregonte se kishte përshkruar 55 mijë kilometra, por zbuloi se në realitet, kishte bërë 240 mijë. Mashtrime të këtij lloji duhet të denoncohen në organet e drejtësisë, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një ankese edhe në Autoritetin Antitrust

Disa muaj më parë, bleva një Audi A6 në një sallon në Milano. Makina mu shit me një distancë të përshkruar 55 mijë kilometra, që ishte në treguesin e kilometrazhit, ndërsa mu garantua edhe me zë. Kur po kthehesha, e çova automjetin në një koncesionar zyrtar të Audi-t për një kontroll të përgjithshëm dhe ndërrim vaji. Dhe rezultoi se makina në të vërtet kishte përshkruar 240 mijë kilometra dhe se instrumenti matës ishte ndërprerë shumë herë. Nuk pata asnjëherë asnjë përgjigje nga shitësi, fillimisht me telefonata dhe më pas edhe me letra nga avokati im. Në këtë mënyrë, e denoncova faktin te karabinierët. Duke pasur parasysh që ky është një mashtrim dhe në këtë mënyrë një çështje penale, çfarë mund të bëj për të shprehur arsyet e mia? Ekziston ndonjë institucion që mund të më ndihmojë?

Letër e firmosur   

Milano

Në bazë të Kodit të Konsumatorit, për pajtueshmërinë e automjetit përgjigjet gjithashtu edhe shitësi, edhe duke supozuar se nuk është ai autori i difektit(ta quajmë kështu). Në këto raste mund të ndiqen dy rrugë. Nga njëra anë, mund të procedosh me një denoncim për mashtrim te autoritetet përkatëse, me qëllim që në fund të përfitosh kompesimin, në rast të dënimit të tregtarit ose një marrëveshje jashtë gjyqësore që parashikon ndërprerjen e kontratës ose një zvogëlim të çmimit. Nga ana tjetër, tregojeni dhe ekspozojeni historinë në autoritetin garant të konkurrencës dhe tregut, i ashtuquajturi Antitrust. Kjo rrugë e dytë nuk sjell asnjë avantazh praktik për lexuesin, por Autoriteti Antitrust mund të vendosë gjobë për shitësin për praktikë të pasaktë tregtare, një shumë që varion nga 5 mijë në 5 milionë euro. Denoncimi mund të shfaqet edhe online në faqen “agcm.it”, në seksionin “mbrojtja e konsumatorit”, nënndarja “si të raportohet”. Në disa raste, kërcënimi për ta raportuar praktikën e gabuar tregtare te Autoriteti Antitrust, mund ta shtyjë shitësin që ti ofrojë klientit të tij një prej dy mundësive që i lejon ligji. Mund ti kthejë pjesën e fitimit me kusht që si në këtë rast, defekti nuk mund të korrigjohet. Mundësia tjetër është që ti reduktojë çmimin në mënyrë proporcionale me distancën reale të përshkruar nga automjeti në fjalë.  

            

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *