- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

SPECIALISTËT E VËRTETË TË REZISTENCËS

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Testet ekstreme kanë qenë gjithmonë pjesë e traditës së “Quattroruote”, kështu siç është rruga klasike Trans Europe Express e përshkruar për herë të parë nga një makinë elektrike. Ja një panoramë e testeve të së shkuarës       

Në tetor të 1964-s, me rastin e një udhëtimi me dy Fiat 500 për të inauguruar Autostradën e Diellit e sapondërtuar, revista “Quattroruote” shkruante: “Asnjë tentativë nuk na ndal: mos keqkuptoni qëllimin e provës. Ishte thjesht një provë që tani mund ta bëjnë rreth 2 milionë automobilistë italianë”. Revista jonë ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj kompanive të tilla, edhe për këtë qëllim. Prej më shumë se 60 vitesh, përveç testeve institucionale në rrugë me numrat tanë të pakundërshtueshëm, kërkojmë të testojmë në terren se çfarë mund të gjejë dhe si të reagojë një drejtues mjeti. Për shembull, një udhëtim 3 mijë kilometra me një makinë elektrike. Dhe kjo nuk jep vetëm matjen e cilësisë ose të defekteve të një automjeti, por mbi të gjitha tregon një raport praktik, të përpiktë dhe të nevojshëm për udhëtuesit. Kështu, kemi bërë ekspedita në Kepin e Veriut me makina që tërhiqnin rulo, ashtu siç ishte udhëtimi në modë në atë kohë. Më pas, turne në Lindje vetëm pak pas rënies së Murit të Berlinit për të kuptuar se si po ndryshonte rrjeti i qarkullimit. Mijëra kilometra me një makinë katalitike për të vlerësuar mundësinë e benzinës pa plumb. Gjithashtu, edhe udhëtime me automjete me gaz metan në kërkim të pikave për t’u furnizuar. Një prej udhëtimeve më popullore të historisë së “Quattroruote” ishte ajo nga Rexhio Kalabria në Lubeka, për shkak se bëhet fjalë për rrugën më të gjatë në autostradë që përshkon Evropën nga jugu në veri. Ishte njëlloj me testin që kemi bërë këtë radhë me Audi e-tron. Hera e parë që e kemi provuar atë itinerar Rexhio Kalabria-Lubeka, ka ndodhur në 1972-in me një Alfa Romeo Montreal, për ta përsëritur më pas në 1981-in me një Lancia Gamma dhe në 1989-ën me një Fiat Tipo 16V. Gjithmonë me të njëjtin qëllim, për ti ofruar automobilistëve eksperiencën tonë në terren.                                                      

1972

Alfa Montreal

Rexhio Kalabria-Lubeka

“Shihemi sot në darkë në Lubeka”. Ky ishte titulli i revistës “Quattroruote”, e para që kaloi kufijtë e Italisë për në Evropë. 2.574 kilometra në vetëm 21 orë me sportiven e Biscione që harxhoi 458,5 litra benzinë.     

1981

Lancia Gamma

Rexhio Kalabria-Lubeka

Përsëritja e provës së parë rreth 10 vjet më vonë u bë me eleganten më të shitur, Lancia. Në krahasim me Alfa Montreal, Lancia e shkurtoi kohën në 19 orë.  

1984

Autobianchi Y10

Milano-Lubeka

Vajtje-ardhje me tre Y10: zjarr, turizëm dhe turbo. 2.857 kilometra në 26 orë me një tahografi për të regjistruar të dhënat e udhëtimit. Pa aplikacione (app) ose navigator…    

1988

Alfa Romeo 75

Itali dhe Gjermani

Në timonin e një 75 3.0i V6 katalitike, kemi përshkruar në gjatësi dhe gjerësi Italinë dhe Gjermaninë. 5.753 kilometra në 55 orë, për të vlerësuar mundësinë e benzinës jeshile.

1989

Fiat Tipo

Rexhio Kalabria-Lubeka

Edhe një herë në rrugë nga jugu në veri për të përshkruar Evropën. Me një Tipo 16V që bëri një udhëtim më të larmishëm në një distancë totale prej 3.849 kilometrash.    

1988

Fiat Croma

Milano-Gjermani

Mes përmes Gjermanisë me një Croma CHT dhe TD i.d. Në një distancë prej 6 mijë kilometrash vajtje-ardhje në 55 orë.

2014

Lancia Ypsilon

Milano-Amsterdam Nga Italia në Holandë, rrugës nga Bazeli, Parisi dhe Anversa për një distancë totale prej 1.552 kilometrash në kërkim të metanit, konsumuam 58 kg gaz.

Previous articleRRETHIMI I FUNDIT
Next articleMAZDA3
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...