- Advertisement -
20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

RRETHIMI I FUNDIT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Pas shitjes së Opel, marka amerikane mbeti e vetmja nga General Motors në Evropë, ku tashmë po përpiqet të rigjejë veten me një SUV mesatar (edhe me naftë). Vjen me dy sedanë sportivë   

Togeri Dunbar ishte i vetmi zyrtar i regjistruar në Fort Sedgewick, Nebraska. Ai u përpoq shumë për një kohë të gjatë që të kuptohej nga banorët vendës, indianë Sioux Lakota, të ndryshëm në zakone, veshje dhe shprehjet e tyre. Historia kinematografike e “Vallëzim me Ujqërit” se si indianët u quajtën “pellirosse” nga Dunbar, i ngjan disi historisë së Cadillac. Pasi General Motors shiti Opel-in te PSA, kjo markë mbeti e vetmja e grupit në të gjithë Evropën, madje edhe më shumë nga sa sugjeron gjeografia. Për më tepër që flet një gjuhë shumë ndryshe nga ajo që Cadillac ka folur për dekada në Amerikë. Megjithatë, prodhuesi (që në 2018-ën shiti mbi 407 mijë automjete, +14,7%), tashmë është gati të ringrihet edhe një herë nga anët tona. Me modele të reja në teori, më të përshtatshme për kontinentin e vjetër që ofrohen gjithashtu me motor nafte, gjithçka nis me një Suv të përmasave mesatare. “Nga ana tjetër, Evropa mbetet sërish tregu më i madh premium në Botë”, kujton Felix Weller, përgjegjës i zhvillimit të rrjetit të shitjeve. Dhe Cadillac kërkon të shfaqet, sot me automjete termike, nesër me ato elektrike dhe brenda 2022-it me një platformë të dedikuar.                    

PIKA MË E FORTË

Për ta sjellë biznesin e Cadillac në këtë anë të Atlantikut, të paktën me shpresën e menaxhimit, fillimisht mund të jetë një XT4, mjet sportiv 4,6 metra që do të ketë një çmim në fund të 2019-ës. Presidenti i Cadillac, Steve Carlisle shpjegon: “Është niveli ynë hyrës në një segment tregu që ne nuk e kemi eksploruar kurrë më parë. Ai përfaqëson një pikënisje të një zgjerimi që do të na çojë për të paraqitur një model të ri çdo gjashtë muaj deri në vitin 2021”. Në Shtetet e Bashkuara, automjeti propozohet me një motor 2.0 turbobenzinë me 240 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 350 Nm, i shoqëruar me një kambio automatike me nëntë marshe dhe në bazë të kërkesës, edhe me traksion integral. Ndërsa, në Evropë do të mbërrijë edhe me një motor turbodiesel. “Më shumë se 50% e automjeteve Suv të shitura në Evropë, janë me naftë dhe do të vazhdojnë të jenë kështu edhe për një kohë të gjatë, pasi kjo teknologji kombinon mirë performancën me konsumin dhe emetimet e ulta”, shpjegon përgjegjësi i zhvillimit të rrjetit të shitjeve, Weller. Automjeti në fjalë ka një motor 2.0, 4-cilindërsh, mesa duket i zhvilluar nga GM Global Propulsion Systems në Torino, qendra që ka të drejtën botërore të grupit për mjetet me naftë.                        

KRENARIA SEDAN

Cadillac provoi në 2013-ën për të hyrë në Evropë me ATS, një pretendente për të rivalizuar BMW Seria 3 dhe Mercedes Classe C. Do ta ofronte edhe me naftë, por pas skandalit të emetimeve në 2015-ën, planet përfunduan në kosh. Tashmë, e njëjta njësi me naftë që po zhvillohet në Torino, mund të jetë poshtë kofanos së CT4 mesatare ose te motrat e saj më të mëdha si CT5, një sedan rreth 5 metra që do të konkurrojë me Audi A6 dhe Mercedes Classe E. Të ndërtuara në platformë me motor gjatësor Alpha, dy sedane-t konfirmojnë faktin konkret të fatit që do të ketë kjo tipologji karrocerie, ku në Amerikën e Veriut nuk ka rënie nga prodhimet e modeleve Suv. “Nëse konceptojmë se si drejtuesit e automjeteve janë të lidhur me dëshirën e drejtimit dhe një alternativë është crossover, në këtë këndvështrim, sedan do të mbetet në qarkullim edhe për një farë kohe”, premton drejtori i stilit të markës, Andrew Smith. Dhe nuk është rastësi që në të njëjtën kohë me linçimin e versioneve normale, u prezantuan edhe modelet sportive CT4-V dhe CT5-V. E para e pajisur me një motor 2.7 me katër cilindra turbo dhe 320 kuaj fuqi, ndërsa e dyta me një motor 3.0 V6 biturbo me 360 kuaj fuqi. Të dyja kanë një kambio të re automatike me dhjetë marshe. Më vonë, sikur të mos jetë e mjaftueshme, duhen edhe versione pak më efikase. Me kusht që kësaj radhe, kompania prodhuese të kuptohet nga ne indigjenët evropianë.                               

NJË TURBOBENZINË E RAFINUAR

KATËR CILINDRA PËR TË MATUR EVROPËN 

Motori i ri 2-litërsh me benzinë i Cadillac është i sofistikuar. Ndër karakteristikat kryesore përmendim turbokompresorin twin-scroll, menaxhimi termik aktiv, pompë uji me funksionim elektrik, tubi i shkarkimit i futur në testatë dhe çaktivizim i programuar i cilindrave në ngarkesa të pjesshme. Përveçse në Suv XT4, me këtë 4-cilindërsh do të pajisen edhe sedanët CT4 dhe CT5 në tregjet evropiane.              

KY COUPÉ NË SIRTAR

NËSE ESCALA BËHET E VËRTET

Korrik 2018. Në internet shfaqet një dizajn i qendrës së stilimit GM në Melburn të Australisë ku përshkruhej një coupé provokues me kofano të gjatë, pjesën e pasme të pasagjerëve dhe dimensione mekanike të traksionit të rrotave mbrapa. Nuk ka dyshime që bëhet fjalë për një Cadillac (në foto propozojmë një pasqyrim), që konfirmon ngjashmërinë shumë të madhe me konceptin Escala të prezantuar në gusht të 2016-ës në Konkursin e Elegancës në Pebble Beach. Përpunimi i disa zgjidhjeve dhe prezantimi i fortë skenik bënë të mendohej për një GT të një modeli të lartë, e gatshme për të mbledhur trashëgiminë nga luksozja Coupe de Ville dhe të shkrihet me sportivitetin e aktuales XLR. Gjithmonë është pranuar që të mos jetë një tip që të mbetet në harresë. Makina është kandidatja e duhur për të marrë motorin e ri 4.2 V8 biturbo Blackwing(emër i frymëzuar nga zogjtë e zinj që janë paraqitur fillimisht në logon e Cadillac). Gjithçka alumin, ndërsa ky motor është shumë i ngjashëm me projektet e fundit evropiane me turbina twin-scroll të instaluara në brendësinë e V me 90º që ndan tabelat, bosht me gunga, valvul wastegate me kontroll elektronik, intercooler dyfish ajër-ujë, injeksion direkt, pompa e vajit me shkallë të ndryshueshme të rrjedhjes, çaktivizim i programuar i cilindrave dhe Start&Stop. Për një hap më të fuqishëm, është montuar te më e shitura sportive CT6-V, ku jep 558 kuaj fuqi me një moment përdredhës maksimal 850 Nm. Nuk do të kishte asgjë më të mirë për një model coupé.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...